Home / Të ndryshme / “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri

“Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Pjesa e katërt
Vështrim librit të Dr. Irakli Koçollari:

Një libër më vlera të larta, që ia vlenë të lexohet.
12. Hapat dhe përplasjet e para.
“Në korrik të vitit 1949 (ende pa filluar operacionet e anglezëve dhe amerikanëve), zbulimi italian, pasi kishte përgaditur me kujdes në kurse të rregullta spiunazhi disa grupe shqiptarësh, njërin prej tyre të përbërë nga katër vetë e nisëm në mission sekret në drejtim të Shqipërisë. Të katër antarët e misionit të stërvitur për detyra të tilla u desantuan (zbritën) nga një avion ushtarak në mënyrë sekrete, mes errësirës së një nate në zonat jugore të këtij vendi, në lartësit e Kurveleshit.
-Megjithëse të përgaditur mirë fizikisht, në përdorimin e armëve, thikës, radio-transmetues, kodimit dhe deshifrimit, ditën e dytë dhe të tretë të parashutimit të tyre, tre nga antarët e grupit, Ethem Çako, Llukman Luftiu dhe Kasëm Zhupa, u kapën të gjallë nga forcat dhe repartet e ndjekjes, ndërsa, i katërti në përpjekje e sipër u vra. -Pikërisht, nga ky çast dhe në mënyrë të rrufeshme filloi organizimi i një kundërmisioni të studjuar agjenturor, i heshtur dhe tepër delikat prej shërbimeve sekrete shqiptare.
-Brenda tre ditëve, pasi të kapurit kishin pohuar gjithçka, u bindën apo u shtrënguan të futen në një lojë që, tanimë njihet nën emërtesën simbolike; “Buza e Bredhit”…
-Po le të shohim konkretisht, zhvillimet e mëvonëshme të këtij operacioni që, më pas mori përmasat e një loje të madhe e të fshehtë spiunazhi nën emrin e koduar “Liqeni i Vajkalit”…Grupi agjenturor, që kishte kaluar kufirin në Pikën kufitare të Nikolicës më 13 Prill 1952, ishte pikërisht një nga ato njësi, që ishin përgaditur nga anglezët dhe amerikanët, për misione të rëndësishme spiunazhi me synim përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri…
Më 14 Qershor 1952, pasi kishte marrë porosi tepër të kujdeshme, i udhëzuar për vetëpërmbajtje, gjakftohtësi dhe të nënshtronte me maturi emocionet, bashkëpunëtori “Fatosi”, shkoi dhe takoi në bazën e tij të fshehtë grupin ilegal të spiunazhit…
Pasi u krijuan të gjitha këto kushte dhe grupi agjenturor illegal kontrollohej nga afër dhe me kujdes, u vendos që ata të kapeshin të gjallë, pa lënë asnjë gjurmë rreth këtij aksioni…Askush nuk duhej të mësonte për rrëmbimin e tyre sekret, aq më pak, askush nuk duhej të dyshonte për një gjë të tillë…Si këto inskenime agjenturore, në këtë kundërlojë spiunazhi të madhe, ka shumë. Secila prej tyre është një ngjarje e veçantë e ngritur, e thurur dhe e punuar me shumë mund, kujdes dhe maturi…
-Më 3 Korrik 1952, përherë të parë radisti i grupit illegal, u ul pranë radios së tij, në prezencën e një radisti të Forcave të Sigurimit për të rifilluar transmetimet e tij në drejtim të qendrës që kishte ditë. që priste sinjalet. Ai, ishte para një dileme të madhe, përpara një ngarkese të madhe, një dhimbjeje të madhe, një ankthi të madh…
-Sipas kërkesës së “Grupit”, qendra e instruktorëve të spiunazhit jashtë, duhej të desantonte (zbriste) për nevoja të grupit një sasi materialesh luftarake dhe ushqime…”Si kuadër me rëndësi dhe influencë, kërkojmë dërgimin e H.B, këtu. Kjo gjë do forcojë edhe më shumë punën në rritje të Grupeve, -arsyetonin në një nga kërkesat e tyre pjestarët e “Grupit”, pak ditë më vonë…
-Dhe, vërtet, në të errësuar të datës 4 Gusht 1952, zhurma e një avioni filloi të dëgjohej të vinte nga larg, mbi lëndinat e lartësive të qeta. Mbas pak filloi të çfaqet rënia e një parashute, jo larg vendit ku ishin në pritje njerzit e “Grupit”. Dhe kuptohet, pa rënë ende në tokë, ai u kap dhe u lidh pa kuptuar akoma se ç’po ndodhte me të…aq të sigurt kanë qenë në mbarëvajtjet e misioneve të tyre dhe në suksesin e pritshëm perëndimorët, sa edhe shtypi i shumë vendve dhe mediat e asaj kohe paralajmëronin afatet e fundit të diktaturës komuniste.
Agjensia, “Rojter” më 12 Maj 1952 komunikonte: “…ekzistenca e regjimit shqiptar, tanimë është çështje javësh…”
Agjensia francize, “AFP”  më 30 Maj 1950 i bënte të njohur publikut se: “…guerilët po luftojnë me vendosmëri…”
Gazeta italiane e asaj kohe “Momento Sera” shkruante: “Shqipëria, është një frut i pjekur, gati për të rënë…”
Ndërsa, stacioni grek i radios “Greqia e Lirë” më 20 Prill 1951, njoftonte se: “…janë formuar njësi ushtarake të posaçme, të përbërë nga parashutistë grekë dhe emigrantë…”
-Me këtë gjuhë flisnin, aso kohe edhe rret 16 radiostacione europiane dhe shumë gazeta të tjera të këtyre vendeve…Megjithatë, nëse shërbimet sekrete ruanin gjer atherë dyshime apo jo, më mire se kushdo këtë çështje e di dokumentacioni arkival i CIA-s dhe MI6 si dhe njerëzit e tyre, që e  punuan dhe i drejtuan këto misione…
-Çuditërisht, në këto faza të zhvillimit të kundër-operacioneve, një numër Grupesh spiunazhi të dërguar nga jugosllavët filloi të çfaqë përherë e më tepër interesimin, për fatin e Zenel Shehut dhe grupit të tij! Banda të dërguara nga UDB-ja, nëpër territoret e Shqipërisë veriore ku mendohej se kish baza; strehues, përkrahës dhe vepronte ky Grup, interesoheshin dhe mblidhnin informacione për këtë çështje!
-Padyshim edhe këtyer interesimeve iu paraqit, (server), disinformacion i besueshëm…
Më 1 Maj 1953, duhej të merrshin masat për të pritur një desantim të ri. Pritej të vinte një Grupi i rëndësishëm, në krye të të cilit do të ishte, njëri nga agjentët më me vlerë të këtyre zbulimeve, Hamit Matjani…
Asnjëri, prej tyre nuk kishte pasur kohë të kthente kokën mënjanë. për të kafshuar të paktën, ampulat e helmit që mbanin në jakat e xhaketave!…”
-Papritur, aty nga fundi i vitit 1953, Radio Tirana, radioja shtetërore e Shqipërisë, filloi të transmetojë direkt një gjyq publik, që zhvillohej ndaj pjestarëve të disa Grupeve klandestine (ilegale), që ishin dërguar me misione spiunazhi në Shqipëri prej zbulimeve perëndimore.
-Në konkluzionet e tyre mbi këto ngjarje, specialistët e KGB-së, në libër theksonin hapur se:
”…I gjithë projekti, zbatimi dhe realizimi, i këtij kundër-operacioni, u përpunua dhe aplikua, në terrenet e ashpra të këtij vendi megjithëse të varfër, vetëm prej Shërbimit të Sigurimit shqiptar dhe njerëzve të tij.
-Kjo tregon konkludonin ata, në mbyllje të librit, -se ç’mund të bëjë edhe një Shërbim Sekret i vogël dhe pa ndonjë përvojë (experiencë) të madhe, nëse, ai është i vendosur të mbrojë atdheun e tij, sovranitetin lirinë… Theksonte, në librin e tij, Reginald Hibbert: “Fitorja e Hidhur”, Tiranë, 1991.
-Duke iu referuar faktorëve të veçantë historikë, Shërbimet Sekrete Shqiptare, siç bëjmë të njohur edhe në rreshtat e shkruar, ishin shkëputur nga paternalizmi lindor dhe kryesisht;-ai sovjetik dhe vepronin krejt të pavarur prej shumë dekadash.-Shkruan kah fundi i librit, Irakliu.
Ndihem shumë i nderuar që jam shqiptar, që i përkas kombit tim nga më të lashtët dhe më luftarakët të Europës, njëherit jemi një nga popujt më tragjik në Gadishullin e Ilirikut;-është e papërshkrueshme tërësia dhe vazhdimsia e tragjedisë shqiptare në trojet e veta në mjedis të Europës, e cila në asnjë mënyrë kombin shqiptar më nuk duhet lënë në errësirë, në harresë dhe në heshtje për t’i plotësuar interesat e fqinjëve grabitqarë sllavë, dhe grekë.
Populli shqiptar, kishte një varg robërish të huaja në vatrat e tyre pellazgo-iliro-shqiptare, që përbëjnë një plagë të rëndë, që edhe sot e kësaj dite kullon gjak, sepse Atmëmëdheu i shqiptarëve, ende është i ndarë e i copëtuar nga Nëna Shqipëri.
-Kjo gjendje jona e pazgjidhur,  e detyron çdo shqiptar të veprojë në dobi të atdheut dhe të  ribashkimit të tij.
Historia na tregon se,  ne kombi shqiptar kishim kohëzime të pjesëshme të lirisë, siç ishte ajo e periudhës 25 vjeçare nën udhëheqëjen e Gjergj Kastriotit-Skëndërbeut; liri kjo, që shqiptarët e gëzuan me armë në dorë.
Nën udhëheqjen e Ymer Prizrenit, për tri vite shqiptarët e gëzuan lirinë me barot në gji.
Poashtu,  një vit u shijua kjo liri në kohën e Ismail Qemalit të kombit të përgjysmuar.
Mirëpo, Nga tradhtitë e Esat Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut të mbërthyera në kthetrat e agjenturave të huaja, nuk kishte qeverisje e vërtetë,-siç ishin qeveritë Fan Nolit dhe të Hasan Prishtinës.
Vetëm pas Luftës së Dytë Botërore, me qeverisjen e Enver Hoxhës u arrit, u sigurua, u mbrojt, u zhvillua liria, barazia, pavarësia dhe sovraniteti i vërtetë shtetëror i gjysmës së kombit shqiptar.
Më 8 Nëntor, 2017
FUND

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...