Home / Lajme / ALEXANDRA CHANNER I SHKRUAN LVV-SË: NËSE E SHKATËRRONI ORGANIZATËN, IA HUMBNI SHANSIN EDHE NJË GJENERATE TJETËR NË KOSOVË

ALEXANDRA CHANNER I SHKRUAN LVV-SË: NËSE E SHKATËRRONI ORGANIZATËN, IA HUMBNI SHANSIN EDHE NJË GJENERATE TJETËR NË KOSOVË

Alexandra Channer i shkruan LVV-së: Nëse e shkatërroni organizatën, ia humbni shansin edhe një gjenerate tjetër në Kosovë

Një angleze e cila dikur ishte anëtare e Kryesisë së VV-së, Alexandra Channer u ka bërë thirrje zyrtarëve të Vetëvendosjes të mos e shkatërrojnë partinë e themeluar nga Albin Kurti. Ka thënë se të dy grupet duhet të gjejnë zgjidhje dhe të mos e shkatërrojnë projektin politikë të VV’së. Ka shkruar fjalë të mëdha për Kurtin duke thënë se është me fat që një njeri të tillë e ka Republika e Kosovës. Letrën e Chanerr e kanë shpërndarë krahu i Albin Kurtit.

Një ditë para se të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, një ish-anëtare e Kryesisë së Vetëvendosjes ka dalë në përkrahje të Albin Kurtit e kundër Dardan Molliqajt.

Anglezja Alexandra Channer ka thënë se Partia e themeluar nga Albin Kurti nuk duhet të shkatërrohet.

 

 

Fotografia e Sheradin Berisha

 

“Tani që kam parë intervistat ende nuk e kuptoj pse ka ardhur deri te kjo situatë. Shpresoj shumë që do të zgjidhni problemat këtë të dielë, edhe nësë mbetni atje brenda për një javë rresht. Dhe këtë shpresë e kam jo prej një dashurie absolute për juve, edhe pse po ju dua, por më shumë per Kosovën sepse si organizatë, lëvizja e mori hapësirën e opozitës. U zgjerua nga lëvizje e vogël në një parti të madhe. Nëse po vendosni ta shkaterroni këtë organizatë, ka edhe një gjeneratë tjetër në Kosovë që humbet shansin për një jetë me punë dhe me dijnitet”, ka shkruar Channer, letrën e së cilës e kanë shpërndarë krahu i Albin Kurtit.

Prej një jave, në Lëvizjen Vetëvendosje po vazhdojnë të përplasen me akuza dy krahët e Partisë.

Besimtarët, siç i quajti Dardan Molliqaj, po e përkrahin Albin Kurtin dhe po lëshojnë akuza në drejtim të Aida Dërgutit, Fisnik Ismailit, Shpend Ahmetit, Faton Topallit, Dukagjin Goranit, Dardan Sejdiut se kanë tentuar të bëjnë puç dhe të marrin udhëheqjen e Vetëvendosjes. Një zëdhënëse e VV-së, Tinka Kurti tha se Dardan Molliqaj e Dukagjin Gorani janë njerëz të SHIK’ut të Kadri Veselit.

Të dielën është thirr mbledhja e Këshilli të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ku pritet të diskutohet për ndarjet brenda kësaj partie.

Deri tash në publik kanë folur Aida Dërguti, Visar Ymeri e Dardan Molliqaj. Madje, ky i fundit kishte thënë se Albin Kurti prej vitit 2015 kishte lënë të hapur idenë e një koalicioni me PDK’në e Kadri Veselit.

Molliqaj ka deklaruar se kundërshtarët e Albin Kurtit në VV nuk janë pak derisa ka thënë se dikur edhe PDK thoshte se Vetëvendosje është e vogël.

Sidoqoftë, përkrahësja e Vetëvendosjes nga Anglia e ka të qartë se krahu i Albin Kurttit duhet të fitojë në Vetëvendosje. Ka thënë se lum Kosova që e ka një njeri si Kurtin.

“Albini që kam njohur këto 12 vite është njeri politik, jo folklorik. Sikur të gjithë neve ai nuk është perfekte, por si i burgosur, si aktivistë dhe si politikan unë s’kam dyshim që është një prej figurave politike të rendësishme të kohës sonë. Ka fat Kosova që Albini punon për të”, ka shtuar ajo.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...