Home / Të ndryshme / “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri.

“Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri.

Fotografia e profilit të Avdi Ibrahimi
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Pjesa e tretë:
Vështrim librit të Dr. Irakli Koçollari:

Një libër më vlera të larta, që ia vlenë të lexohet.
SUP-i dhe  KOS-i,  Shërbime Sekrete, kundër-shqiptare.
Sa prej këtyre heronjve t’heshtur që kishin në vete ideale të larta kombëtare për të mbrojtur Atmëmëdheun nga përbindëshit fqinjë grabitqarë të trojeve shqiptare, punuan për vite më radhë në ato shtigje të minuara e përplot rreziqe për jetën e tyre, njëherit edhe sakrifikuan jashtë Shqipërisë, veshtirë që mund të ecnin të tjerë. Atyre iu desh të braktisnin vatrat familjare, për të shkuar në misione atdhetare në ato vende ku stuhitë e shovenizmit dhe të ekspansionit jugosllav dhe grek, që historikisht kanë përgjakur dhe copëtuar trojet tona, ata në misionet e tyre edhe u gjymtuan dhe u burgosën.
Ne, sot njohim vetëm atë pjesën që u publikua për opinionin që është imponuar të shpallet.
Pse e themi se është e imponuar?
Ngase spiunazhi asnjëherë nuk dëshiron publikimin e punëve që kanë bërë nëpër shekuj heronjtë e heshtur, sepse thelbi i shërbimit sekret është fshehtësia, sekreti, mosnjohja, që janë një nga rrënjët kryesore e të ekzistuarit si i tillë, për të garantuar punën e sukseshme të tij. Por, e kundërta e kësaj është: -zemra e spiunazhit pushon së pulsuari, kur humbet sekreti.
-Kur lexojmë artin e spiunazhit të operacioneve sekrete, për heronjtë e këtyre ngjarjeve, ne lexojmë ato akte të cilat janë të “vdekura” të spiunazhit dhe spiunëve, lexojmë ato ngjarje të përfundura. Të tilla janë, gjithë ato shkrime të gjinive letrare, dhe kinomatografike që, janë shkruar nga romansierë e regjisorë kinemash për spiunazhin në tërësi.
-Shtete të ndryshme të botës shpenzojnë shuma marramendëse parashë për nevoja informacioni.
-Mjeshtrit e spiunazhit kanë shpikur novacionët më të çuditshme të cilët kanë derdhur brumin e fantazisë së tyre në instrumenta, makineri, robotë, prostituta, spiune, interceptues informacioni nga më të çuditshmit. Aeroplanët spiunë, satelitë  spiunë, nëndetëse spiune, teleskop spiunë, interceptues spiunë të distancave të mëdha, impulsatorë spiunë, aparate optike dhe mikroptike spiunazhi, vazhdojnë të përdoren për operacione të mëdha e të vegjël, të padukshëm, mikro-çipa spiunë, pëllumba spiunë etj. Pra, ylli i ndritshëm është ai spiun, që arrin të jetë i padukshëm.
-Për çka qëllimi i tij është informacioni, me mision parandalimin e krimit, dhe parandalimi krimit do të thotë sakrificë.
Po aty faqe 233 – 240, në librin e tij Irakliu na jepë këto të dhëna:
-Shqipëria, vendi me rreth një milon banorë, ku pjesa dërmuese ishte analfabete, i varfër gjer në mjerim, i shkatërruar plotësisht nga lufta, njihej fare pak apo aspak nga kancelaritë politike të Europës plakë…
-Siç bëhet tanimë i njohur nga dokumentacioni historik i kohës, më 9 Tetor, 1944, kishte mbërritur në Moskë kryeministri britanik Çurçill, i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm, Antoni Iden. Po atë mbrëmje, në orën 21:00, Kryeministrat e dy prej vendeve më të fuqishme të Luftës Anti-fashiste, Stalin e Çurçill, të shoqëruar nga ministrat e jashtëm, Molotov dhe Iden u takuan dhe filluan bisedimet.
-Ja, si i përshkruan këto ngjarje vetë Çurçilli, në librin e tij të titulluar “Kujtime”:
“Më 11 Tetor 1944 Çurçilli u kujtua se Shqipëria ishte harruar në listën e përqindjeve, prandaj, propozoi edhe për të 50 me 50 të njëjtën ndarje si për Jugosllavinë dhe Hungarinë, por, për Hungarinë, Molotovi nguli këmbë për një ndryshim energjik në favor të Rusisë, nga 50 me 50 në 80 me 20. Ideni e pranoi këtë.”
-Ndërsa, në takimin e Dhjetorit të vitit 1947, Irakliu rrëfen:
“Shkaku i udhëtimit tim në Moskë, ishin divergjencat e politikës së Jugosllavisë dhe BRSS ndaj Shqipërisë…
Të dyja qeveritë; Moskë e Beograd në parim ishin dakord që, Shqipëria duhej të bashkohej më Jugosllavinë, gjë që do të zgjidhte çështjen e pakicës shqiptare në jugosllavi…
-Stalini, më pyeti:
-Po, Hoxha si është si njeri, për mendimin tuaj?
Unë iu shmanga kësaj pyetje.
Por, Stalini shprehu pikërisht atë mendimin që kishte krijuar edhe udhëheqja jugosllave, për Enver Hoxhën.
-Mos është mikroborgjez, i prirur nga nacionalizmi?!
Se, edhe ne, kështu mendojmë.
Më sa duket, njeriu më i sigurt aty, është Xoxe.”…
Mbështetur në këtë “të drejtë” politike, vitet 1945-1949 për jugosllavët, ishin  vitet e një pune intensive antishqiptare…
SUP-i dhe KOS-i (Shërbimi i sigurimit politik dhe ushtarak jugosllav) në ato vite punoi intensivisht paralelisht në dy terrene shqiptare, brenda radhëve të shqiptarëve në Kosovë dhe brenda territorit të shtetit shqiptar.
Repartet dhe agjentët e fshehtë të SUP-it, UDB-a, dhe APJ, KOS-i ushtarak jugosllav, jo vetëm kontrollonin por ndëshkuan, vranë, masakruan dhe përndoqën barbarisht shumë elementë nacionalistë shqiptarë, të cilët shpresuan dhe besuan në të drejtën e vetëvendosjes së popujve pas luftës.
Nën pretekste të ndryshme, ata shuan çdo tendencë të individëve apo grupimeve të cilët synonin mëvetësinë nga federata jugosllave apo ribashkimin me Shqipërinë.
Pas prishjes së marëdhënieve miqësore dhe shkëputjës prej dominacionit jugosllav, më 1949, filloi përpunimi i strukturave bashkëkohore sekrete të Sigurimit.
-Programi i Vasa Çubrilloviqit për serbizimin e Kosovës me vise, po zbatohej nga Tito dhe Rankoviq, po zbatohej ndaj shqiptarëve jo vetëm me terrorizim e shfarosje, por edhe me dëbimin me forcë të masave shqiptare nga trojet e tyre.
-Për të arritur të ky qëllim, gjenocidi ndaj shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi, angazhohej UDB-a jugosllave, e cila torturonte tmerrësisht shqiptarët, ndërsa në anën tjetër, spiunët i dërgonte në Turqi me misione të caktuara, për të propaganduar se në Turqi jetohej më mirë.
-Përmasa e dëbimit të dhunshëm nga viti 1953-1960, sipas revistës “Përparimi” nr. 10/1971 të Prishtinës jepet kjo shifër 283.000, shqiptarë të dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre etnke shqiptare,-kishte zëra që thoshin se deri në 500.000 shqiptarë, ishin shpërngulur dhunshëm për në Turqi nga regjimi Titisto-Rankoviqist. Kohës i mbetet për verifikim të mëtutjeshëm! Burgjet dhe kampet e përqëndrimit anembanë Jugosllavisë mbusheshin me të burgosur shqiptarë/e.
-Terrorizmi shtetëror jugosllav çdo rreth e fshat në trevat shqiptare, brenda burgjeve dhe jashtë tyre.
-Kosova, me viset tjera shqiptare, ishte kthyer një fushë veprimesh likuidimesh e torturimesh.
Në anën tjetër Shteti Shqiptar dhe arma e SIGURIMIT, duhej të mbante një ngarkesë të trefishtë, për të spastruar elementë të dyshimtë të përkdhelurit e jugosllavëve për ndjekjen e agjenturës jugosllave brenda shtetit shqiptar, pastaj kreut të shtetit shqiptar Enver Hoxhës, i  duheshin përgaditur plane për përballimin e planeve dhe operacioneve anglo-amerikane që, donin ta përmbysnin regjimin komunist në Shqipëri, nëpërmjet agjenturave jugosllave dhe greke për aneksimin e Shqipërisë.
Në faqe 241, 242, 243, 245, 246, të librit autori Koçollari shkruan:
-Autori i librit të njohur “Tradhtia e madhe”, Nikolas Beathel, na bën të njohur mjaft fakte arkivale me vlerë, të nxjerra kryesisht nga burimet sekrete amerikane dhe angleze.
“…Anglezët dhe amerikanët mbanin kontakte të vazhdueshme me grupet e emigrantëve shqiptarë, të gjithë fraksionet e të cilave filluan të bashkonin përpjekjet e tyre për çështjen e kundërevolucionit…
-Shqiptarët krijuan një Komitet Kombëtar dhe zgjodhën në krye njëfarë Hasan Dostin…anglezët, kishin një tjetër kandidat për udhëheqje, Abaz Kupin…
-Ana ushtarake e operacioneve të këtij plani filloi të zbatohet në Tetor 1949, kur grupet e para të agjentëve britanikë të armatosur zbarkuan ne territorin shqiptar dhe përfunduan aty nga fundi i vitit 1953, kohë në të cilin u shpall publikisht dështimi i një misioni të rëndësishëm të mbështetur nga amerikanët…
-Në përfundim të viteve ’60, pas zbulimit të tradhtisë së madhe të Filibit, grupe specialistësh, filluan të fryejnë dhe ekzagjerojnë bëmat e tij…
-Më 14 Shtator të vitit 1972,  Acheson foli në Berlin për shqetsimet rreth incidenteve të rënda, të provokuara nga grekët dhe jugosllavët. Ai, theksonte se nëqoftëse Enver Hoxha do të ishte rrëzuar, menjëherë dy shtetet që kufizoheshin me Shqipërinë, do të suleshin mbi të, si në një vend pa qeveri, për të realizuar në këtë rast ëndrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste, e territoriale.
Shenja pasigurie, vihen re nga amerikanët në këtë kohë, siç pasqyrohet në dokumentacionin e CIA-s mbi Shqipërinë më 15 shtator 1949, për eleminimin fizik të Enver Hoxhës…
-Si Beogradi ashtu edhe Athina donin rrëzimin e liderit shqiptar, dhe, do ndodhte kjo, ata në mënyrë të padiskutueshme, do të bashkëpunonin mes tyre rreth kësaj çështje me perëndimin…
Në përfundimet e tij, Bethel pranon dhe pohon se shkaku i dështimeve lidhet me punën e organizuar prej shërbimeve sekrete shqiptare të cilat organizuan punën për goditjen e grupeve që penetronin në mënyrë sekrete në territorin shqiptar, qysh në territoret ku përgaditeshin dhe nisnin operacionet në drejtim të këtij vendi.
11. Qëndrimi i Sovjetikëve.
Pas Luftëssë Dytë Botërore, për vite me radhe në Shqipëri u përpunua ideja e miqësisë së udhëheqja sovjetike ushqente një miqësi ndaj Shqipërisë dhe popullit të saj, por fatkeqësisht nuk doli të jetë ashtu; përkundrazi sovjetikët maskuan veprimet e tyre armiqësore, nën fasadën e maskës “daragoi”.
-Pra, qëndrimi sovjetik ndaj Shqipërisë ishte po ai i vitit 1912, kur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, ruset paraqitën një tjetër qëndrim nga evropianët, që do ishte një shtet shqiptar, me territore nga Lezha në Himarë, gati sa gjysmën e sipërfaqes që ka Shqipëria e sotme.
Ky qëndrim anti-shqiptar dhe nacionalisto-ortodoks prosllav i rusëve vazhdoi edhe tutje.
Po aty, faqe 247, 248, Irakliu shkruan:
-Në çastet e agresionit nazist mbi territoret sovjetike, çuditërisht Stalini, ky njeri që pretendonte se mbronte interesat e popujve,
drejtoi këtë thirrje “…ju popuj sllavë të Ballkanit, serbë, bullgarë, kroatë, maqedonas…”
-Po, në Ballkan rronin edhe popuj tjerë, jo sllavë.
Në vitin 1944 Stalini do t’i këshillonte jugosllavët:
“Ta gëlltisnin Shqipërinë”!
…Mbas ndarjes dhe shkëputjes së të gjitha marëdhënieve me jugosllavët, në fillimin e viteve 1950 sovjetikët u bënë aleatë dhe të pranishëm në të gjitha fushat e jetës shqiptare…
Në mes Sigurimit Shqiptar dhe Këshillave Sovjetike, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi, duket se mori trajtë të plotë kryesisht rreth viteve 1954-55 dhe përfundoi më 1960-61. Në këto kohëra në mes të dy sherbimeve, këmbehej informacion nga burimet e zbulimit dhe kundërzbulimit… Në kuadrin e këmbimeve të informacioneve sovjetikët më tepër kanë marrë, sesa iu u kanë dhënë shqiptarëve…
-Pretendimet e disa botimeve lindore dhe perëndimore për kontributin e sovjetikëve dhe të KGB-së, agjentit të tyre Filibi në dështimin e misioneve kundër Shqipërisë etj, janë të pasakta dhe të pavërteta.
Pa asnjë lloj komenti, po rendisi më poshtë disa momente fragmentare me vlerë që zbardhin të vërtetën rreth ngajarjeve të sipërshënuara të enigmës së misioneve të dështuara anglo-amerikane dhe greko-jugosllave-italiane po aty, faqe 253…
10 Dhjetor, 2017
Vazhdon

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...