Home / Opinion / “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri.

“Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri.

Fotografia e profilit të Avdi Ibrahimi
Shkruan: Avdi Ibrahimi
Pjesa e dytë:
Vështrim librit të Dr. Irakli Koçollari:

Një libër më vlera të larta, që ia vlenë të lexohet.
7. Strukturat sekrete të agjenturave të Ali Pashe Tepelenës .
Në atdheun e shqiptarëve traditat e shërbimeve sekrete janë fare pak të studjuara.
-Por, më këtë nuk do të thotë se brenda heshtjes së mbart vlera dhe pasuri kombëtare. Në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, sistemi i sinjaleve dhe rrjeti informativ të strukturave sekrete ishin tepër aktive, që ngriti ai nëpër tërë zotërimet e Arbërit. Ai, ngriti rrjetin e agjentëve cilësorë që kishte infiltruar në Mbretërit fqinje europiane dhe gjer në Portën e lartë, prej ku merrte informacione të rëndësishme. Shërbimi sekret i Skëndërbeut, kishte rëndësinë, si shërbimi i tij ishte ndër më të mirët e kohës dhe më cilësorët në Europë. Le të shpresojmë se një ditë këto vlera të rëndësishme e të pasura kombëtare, do të jenë në interesin shkencor, historik që të studjohen dhe t’u prezentohen publikut.
Në faqen 44, 45, 46, në librin e tij, Irakliu shkruan:
“Xhorxh Uashington, njëri nga figurat dhe personalitetet më të shquara të Amerikës, burrë shteti, politikan, reformator, drejtues kryesor i Luftës Revolucionare amerikane. Në vitet 1775-1778 drejtoi operacionet ushtarake kundër anglezëve, kuptoi rëndësinë e madhe dhe të domosdoshme të spiunazit për të realizuar më me sukses misionin e madh të revolucionit Amerikan,-ndoshta është i pari që ngriti një rrjet efektiv spiunësh…
-Këto bërthama të ngritura dhe hapa të ndërmarra, Uashingtoni i orientoi drejt formimit të strukturës së Shërbimit të Sigurimit Informativ. Në krye të tij, ai caktoi, Beniamin Talleman. Ai, i konsideronte këto struktuara të domosdoshme për fatin e Amerikës…
-Instrumenti që aplikoi me shumë sukses Uashingtoni, në strukturat e këtij institucioni, ishte desinformacioni dhe mashtrimi…analistët e asaj kohe dhe të më vonshëm, e kanë cilësuar Xhorxh Uashingtonin si “oficeri më i rëndësishëm i sigurimit të Revolucionit Amerikan dhe ndoshta agjenturisti më i talentuar”.
Në faqen 47 – 52, Irakliu shkruan:
“Ali Pashë Tepelena, lindi në qytezën e Tepelenës më 1741, në një familje të madhe bejlerësh të traditës. Mbas një fëmijërie e rinie plot peripeci u fut në rrugën e egër dhe të rrezikshme të brigantëve plaçkitës që vepronin në territoret e Shqipërisë së jugut dhe Greqisë veriore. Ndoshta, ishte më i suksesshmi, aq sa vetë administrata osmane u imponua ta ftoj atë në bashkëpunim.
-Më tepër i vetëshpallur, sesa i emruar nga Porta, më 1787, mori fronin e Pashait të Janinës…me një mençuri dhe dinakëri të veçantë, në hapat e para, kur ai ende nuk kishte të sigurt dhe të konsoliduar pushtetin e tij, ftoi për bashkëpunim duke i ofruar funksione në administratën e tij, shumë nga brigandët dhe komitët me emër. Dhe, pa humbur kohë, filloi të punojë për të ngritur policinë dhe shërbimin sekret informativ…më pas ai caktoi si Ministër të Brendshëm, Thanas Vajën…
-Ky Pasha dinak, me një punë shumë efektive agjenturore, arriti të rekrutojë shumë pjestarë të bandave hajdute që qarkullonin nëpër territoret e pashallëkut dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, i eleminoi pothajse totalisht…Por, veç rrjetiteve informative brenda territoreve, Aliu ndiqte me vëmendje dhe mblidhte informacione edhe për gjendjen dhe tendencat politike e sociale në pashallëqet fqinje.
-Për shumë raste të kësaj natyre, ai niste “kallauzët” -spiunët e tij në këto zona për të mbledhur informacione për situatën aty…ajo çka është e veçantë për rrjetin e spiunëve të Aliut që përdorimi me shumë efikasitet i elementit femër. Në radhët e këtij seksi ai përzgjodhi në mënyrë masive prostitutat dhe për rastet me interes të veçantë, vajza nga dyert e aristokracisë së qytetit”.
8. Spymasters…Ata janë mjeshtrat e spiunazhit? ‘
Çuditërisht, në artin e spiunazhit u përfshin njerëz të talentuar të dy gjinive, e kishte nga ata që për interesat e shtetit të tyre dinin t’i qëndronin besnikë normave ligjore dhe njerëzore, por jo pasioneve, ata dinin të zbatonin me korrektësi dhe fanatizëm rregullat e këtij arti profesionistësh dhe në asnjë mënyrë të mos lëkundej nga emocionet dhe rreziqet që i dilinin gjatë misioneve të tyre. Këta njerëz të rrexhur të shërbimeve sekrete me vizione të thella dhe të përpunuara nga oficer spesialistë, që dinin të parashikonin situata të ndërlikuara të tragjedive e dramave njerëzore të luftrave pushtuese të atyre shteteve që donin të sundonin mbi popujt dhe shtetet e tyre, për qëllime strategjike ushtarake dhe shfrytëzimin e pasurive të tyre kombëtare, pra në rrjetin e spiunazhit përfshiheshin ata njerëz që ishin të vendosur për të kapërcyer situata të rënda, që do të dinin të përballonin punë, ngarkesa, tallaze, dhimbje dhe stërmundime mbinjerëzore.
Për këtë autori i librit Irakliu në kapitullin Refleksione po aty faqe, 55 – 63, jepë këtë analizë, të cilën e përmblodha në pika të shkurtëra, dhe që janë në interes për lexuesin.
…Analistët dhe historianët i gjenë të citojnë pohimin se:
“Spiunazhi lindi, që në fillimet e ndërgjegjësimit të shoqërisë njerëzore mbi këtë rruzull, bashkë me prostitutcionin dhe mashtrimin.
Por, me kalimin e shekujve, me themelimin e shoqërive civile; mashtruesit u transformuan në politikanë dhe gjyqtarë,( kurvat), -prostitutat në kurtizane të kolme të salloneve mondane, ndërsa spiunët vazhduan të mbetën thjeshtë spiun”.
…Megjjithëse, për këtë temë është folur dhe shkruar shumë, prej kaq e kaq vitesh e dekadash,- e, pse jo edhe shekujsh, përsëri spiunazhi mbetet një terren i parapëlqyer, joshës, i shumëdëshiruar dhe mbresëlënës.
Spiunazhi, çuditërisht është subjekt i një magjie i heshtur, që tërheq me një forcë të pakuptuar, pas makthit, intrigës dhe të papriturës së tij, të gjitha moshat, fëmijë, adoloshentë, të rritur, pleq dhe tërë rracat e këtij rruzulli…
-Këta heronjë, të librave policore, apo të skenave të mrekullueshme të spiunazhit në ekranet e kinemave apo ato televizive, fitojnë adhurimin jo vetëm të pasionantëve të ëndrrës policore, por edhe të atyre që në jetë përçmojnë dhe urrejnë heronjtë e vërtetë të veprës policore dhe profesionin e spiunazhit…por, çuditërisht anashkalohet, lehtë trajtohet, apo harrohet të flitet për atë dorë që e krijon agjentin, që e përgadit atë, që e orienton dhe drejton në rrugët e vështira të mistershme, të heshtura, të rënda, herë-herë të sakrificave sublime; drejt misioneve, ku fundi i tyre nuk duket dhe nuk shihet, as dallohet, si një shenjë e paarritshme.
Ç’janë këta njerëz që arrijnë të formojnë këto krijesa,-agjentët, spiunët, informatorët apo bashkëpunëtorët?
Ata janë mjeshtrat e spiunazhit?
…Janë oficerët, specialishtët e shërbimeve sekrete, inspektorët, apo të emërtuar ndryshe (spymasters)…-këta, bëjnë agjentët dhe rrjetin e agjentëve.
(Dhe të tillë, nuk qenë pak nga Dallesi, Huveri, Xherxhinski, tek Kolbi e Berzini, nga Kan Sheni, tek Kanaresi, etj.) Ata me durim hap pas hapi, me fantazi, abstragime, pritje, këmbëngulje, studjojnë situatat, gjithë ç’plekset brenda tyre, qëmtojnë individët me tipare dhe prirje të veçanta dhe të përshtatshme, i afrojnë, drejtojnë, dhe i frymëzojnë, i ngarkojnë me mision drejt shtigjeve asnjëherë të lehta për t’u arritur, ata përpiqen të gjejnë fije, mpleksje, damarë të nëntëshëm, të heshtur, që të çojnë në vatrën e ndezur të krimit. Përmes tyre, ai përzgjedh dhe përgaditë për të çuar në vatrën e krimit gjetjen e përshtatshme. Por, kjo gjetje,- krijesë nuk mjafton të hyjë mes zjarrit, ai duhet të qëndrojë dhe të largohet, të dale prej tij pa u djegur.
-Ai, duhet të jetë edhe i pranishëm, edhe i harruar edhe inekzistent, edhe i vlerësuar në çaste të veçanta edhe i neglizhuar…aksionet e tyre, i kanë rrënjët e madhështisë, tek këto Shtabe, tek këta njerëz dhe profesionalizmi i lartë i këtij lloj arti, që quhet,-arti i spiunazhit…Unë, do t’i quaja këto zgjedhje profetike, thjesht një maskë që fshehë pas fasadës njerëzit e mençur që pjellin shoqëritë njerëzore.
Ata, janë fjalëpakë, të heshtur, që nuk bien në sy, nuk çfaqën në podiume e skena. Më saktë, ata janë profesionistët e talentuar, të çdo fushe…kështu, ndodh edhe me spiunazhin.
9. Pak Histori…SIGURIMI
Paraqitja e fakteve të pjesëshme të Irakliut:
“Pak Histori…Sigurimi”, nga pozicioni ku ai ka shërbyer në pozita të larta diplomatike të shtetit shqiptar në Europë, si dhe puna e tij në Shërbimin Sekret të Shqipërisë,-Sigurimi, nuk ishte aspak një çështje e lehtë, ngase Shqipëria nga Fuqitë e Mëdha. ishte gjakosur e coptuar, si mos më keq nga pesë shtete fqinje, por edhe ajo Shqipëri zyrtare që ekzistonte ishte në rrezik të përhershëm nga Athina e Beogradi, që, pretendonin ende të tjera copa nga trojet shqiptare. Pra, Shqipëria dhe udhëheqësi i saj, Enver Hoxha ishin vazhdimisht të kërcnuara për përmbysjen nga pushteti popullor, nga forcat e brendshme reakcionare, dhe atyre të jashtme, siç ishin shërbimet sekrete CIA, MI6, KGB, -OZNA, SUPI, KOSI, UDB-a, të katër këto shërbime sekrete jugosllave, shto shërbimin sekret italian dhe atij grek; Shqipëria, ishte si Davidi, që luftonte kundër Goliadhit, i cili nuk kishte rreshtur kurrë së kërcënuari dhe sulmuari.
-Të gjithë ata/ato heronjë e heroina të vërteta, që mbrojtën shtetin shqiptarë nga dashuria që kishin për Shqipërinë, që e donin si një vend të drejtë e të lirë, me nder dhe krenari; do të kenë nderin dhe respektin ndër shekuj nga populli shqiptarë. Ndërsa, turpi i mbuloftë të gjitha ata njerëz, që për interesat e të huajve, dhe interesat e tyre personale, rrezikuan shtetin shqiptar, përbuzja e urrejta për ´ta, do jetë ndër shkeuj, po nga populli shqiptar.
-Në historikun e tij, Shërbimi i Sigurimit të Shtetit mbanë si kohë të formimit datën 30 Prill të vitit 1943 ku një direktivë të udhëheqjes kryesore të PKSH-së, urdhëronte sekretarët politikë të qarkoreve, krijimin e zyrave informative.
-Ndërsa, në Shkurt të vitit 1944 Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, urdhëronte krijimin e Shërbimit Informativ. Sigurimi i Shtetit, gjatë gjithë historisë së tij, pati 9 drejtues. I pari ishte Koçi Xoxe, më pas të tjerët, Nesti Kërënxhi, Vaskë Koleci, Beqir Ndou, Kadri Hazbiu, Mihall Ziqishti, Foçer Shehu, Kadri Gojashi, dhe i fundit Zylfitar Ramizi.
Ndërsa, në kohë pluralizmi në Shqipëri drejtues të SHISH-it ndër vite:
Irakli Koçollari, 01.08.1991 drei më 29.06.1992.
Bashkim Gazidede, 29.06. deri 09.04.1997.
Astrit Kodra, (me komandim) 09.04.1997 deri 29.05.1997.
Arben Karkini, 29.05.1997 deri 21.08.1997.
Fatos Klosi, 21.08.1997 deri 07.08.2002.
Petrit Myftari, (me komandim) 07.08.2002 deri 18.11.2002.
Kujtim Hysenaj, 18.11.2002 deri 27.01.2005.
Bahri Shaqiri, 27.01.2005 deri 09.08.2012.
Visho Ajazi,-Lika 09.08.2012. tetor 2017.
Autori i librit, Irakliu në meditime jep këtë përshkrim:
…Misionarët e mëdhenj të spiunazhit.
-Ata, u nisën drejt të panjohurave të mëdha me një kurajë dhe shpirt mbinjerëzor.
Një pjesë, u shuan nuk di se ku, të tjerët u dogjën nëpër flakët e luftës, të tjerët u kapën dhe u ekzekutuan para skuadrave të pushkatimit, një pjesë vdiq nëpër burgje, të tjerët ende nuk dihet se ku tretën.
-Por, pati edhe nga ata që nën mundime të pafund, plot vuajtje dhe cfilitje fizike, ankthe dhe ngërçe mbytëse shpirtërore, të drobitur, të gjymtuar dhe të plakur u kthyen një ditë në vatrat e mallëngjyera familjare.
-Padyshim, në radhët e agjentëve dhe spiunëve pati edhe të tillë që i shërbyen së keqes, puna e të cilëve, solli dhimbje dhe lot.
Po aty faqe 232, në librin e autorit Irakliu shkruan:
-Nën platformën politike të këtij sistemi, shërbimi sekret dhe forcat e ndjekjes ndoqën edhe elementet e paktë nacionalistë, me tendenca opozitare dhe orijentim perëndimor, që kishin mbetur ende nëpër territorin e vendit.
Por, që të kuptohet më qartë veprimtaria e këtij shërbimi, si një instrument ekzekutiv i shtetit të atëhershëm shqiptar, duhen njohur së pari zhvillimet politike të kohës, duhen njohur vendimet, marrëveshjet dhe aleancat politike të fshehta dhe të hapura të fuqive të mëdha; tendencat, synimet dhe orvatjet politike të fqinjëve ndaj Shqipërisë. E themi këtë pasi vendimet dhe marrëveshjet e tyre, imponuan këtë anë, atë shqiptare, të kundërpërgjigjej, pra të merrte qëndrime dhe lëvizje politike adekuate.
5 Dhjetor, 2017
Vazhdon
Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...