Home / Opinion / Vështrim librit të Dr. Irakli Koçollari:

Vështrim librit të Dr. Irakli Koçollari:

Shkruan: Avdi Ibrahimi
Pjesa e parë:

“Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, botuar në vitin 2000 në Shtypshkronjën “Klean” Shqipëri.

Një libër më vlera të larta, që ia vlenë të lexohet.
Lexues të nderuar, komentet e mia dhe fragmentet, që po i publikoj për opinion, nga libri i autorit Irakli Koçollari, “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, kanë për qëllim, që të njihemi më për së afërmi me artin e spiunazhit, jo që dikush nga ne të hyjmë në shërbim të spiunazhit, por, përkundrazi që ne të marrim diturinë, sesi t’i luftojmë spiunët e huaj dhe ata vendorë, që me veprimet e tyre të antiligjore i sjellin dëme të mëdha popullit dhe Atdheut të kombit shqiptar.
Ju lutem për mirëkuptim të gjithëve pa përjashtim e në veçanti atyre që mbi të gjitha ia duan të mirën, Atmmëmëdheut!
Biografi:
Dr. Irakli Koçollari, ka një karrierë të pasur në fushën e diplomacisë, ka shërbyer në detyra të larta pranë shërbimeve diplomatike Shqiptare në Evropë. Dr. Koçollari, ka shërbyer në detyra të larta në institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe në shërbimet e inteligjencës, ku ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Ai, gjithashtu ka punuar si Këshilltar i Kryeministrit dhe ka qenë, Inspektor i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare.
Në fushën akademike Dr. Koçollari njihet për një numër të madh botimesh në fushën e filozofisë të së drejtës e të historisë, për të cilën e ka ndihmuar fakti, sesi një polyglot që është ai ka njohuri të mira të disa gjuhëve të vjetra si latinisht, greqishtja e lashtë etj. Është studiues i fushës së historisë dhe jurisprudencës. Ai, ka botuar një numër të madh librash të formatit shkencor. Është autor i një numri kumtesash dhe referatesh në konferenca dhe simpoziume jashtë vendit si dhe autor i botimit të mjaft shkrimeve të tjera në fushën e historisë dhe të drejtës në periodikët shkencor brenda vendit. Dr. Koçollari është studiues i kodifikimeve mesjetare shqiptare dhe autor i monografive të botuara për Statutet Mesjetare dhe kanonikët e panjohur të kësaj kohe.
Libri i tij, “Policia Sekrete e Ali Pashës” ka marrë çmimin e parë si libri më i mirë i vitit 2010 për tërë hapësirën e botimeve shqiptare.
P.S. Shënimi është marrë nga: Wikipidia-Enciklopedia e Lirë.
1. Kali i Trojës spiunazh, joshja pas dhuratave.
Në fillim të librit mes tjerash kemi këtë shprehje nga autori i librit në fjalë: -Duket që ky art, shërbim dhe profesion njëkohësisht, lindi së bashku me njeriun, fillimisht si instikt, si nevojë, kërkesë e qenësishme e jetesës dhe mbijetesës, pastaj si domosdoshmëri e ekzistencës në formë të organizuar të tij në shoqëri, pra si domosdoshmëri ekzistencës së vetë shtetit.
Shekujt kanë treguar histori nga më të ndryshme, në popujt e botës kanë ndodhur ngjarje të ndryshme që lidhën me pusi, kurthe, komplote, grumbullim informacionesh të një populli në popullin tjetër, vëzhgime sekrete, infiltrime spiunësh, tradhti nga më të ndryshme, për të pushtuar toka e për të sunduar popuj, në kuadër të këtyre ngjarjeve shpeshëhere kemi hasur në histori të dëgjojmë për Kalin e Trojës, kalë ky, që ishte një kurthë i përgaditur nga specialistë të spiunazhit nga një mjeshtër i madh nga dinaku Ulisi (Odisea). Kishin kaluar dekada të tëra luften n´mes trojanëve e akejëve. Ishte derdhur shumë gjak, por Troja nuk binte ne duart e armikut. Atherë në vend të forcës, akejasit përdorën dinakërinë, thjeshtë veprimet e mençura të spiunazhit.
-Përpara se të mendonin dhe merreshin me organizimin e komplotit, akejasit kishin studiuar mentalitetet e trojanëve, aftësitë e tyre ushtarake, armatimin, punimet xheniere, epërsinë morale, ekonomike etj. Kishin renditur tërë anët e forta të qëndrueshme, por ishte studiuar edhe një element i dobët i tyre, joshja pas dhuratave, ajo që në gjuhën e ligjeve, të moralit të sotëm, quhet, komprometimi material. Shkruhet: Po aty, faqe 19 të librit.
2. Samsoni dhe Delilah, spiunazh i mrekullueshëm seksual.
Vepra e autorit, Irakli Koçollari: ”Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, është një vepër e thurrur me aq mjeshtri sa lexuesi e lexon me një frymë, ato akte të mëdha të spiunazhit që nxisin kërshërinë e krijuesit të cilët konsiderojnë se spiunazhi është si një nga profesionet më të vjetra të botës.
-Nga Egjipti i lashtë gati 5000 vite më pare mbreti Thutmosis III, shpiku kurthin për marrjen e qytetit Xhafa, shkrimet ky mbret i kishte daltuar në heroglife për ta përcjellur nëpër shekuj triumfin e mbretërisë së tij. Thutmosis duhet të ketë qenë një mjeshtër i madh i spiunazhit, megjithatë ai shprehet me rezervë se, “spiunimi ka diçka jo të këndëshme edhe kur bëhet ndaj armiqve tanë…”. Në faqen 15 të librit kemi këtë fragment të autorit Irakli Koçollari:
-Në vitin 1161 p.kr., Libri i Judës, sqaron se Samsoni, një hebre me fuqi mbinjerëzore, i lindur nga një grua izraelite shterpë, erdhi në jetë si një misionar i Jehovait për të flakur tej zgjedhën Filistine…Në ceremoninë e martesës së tij me një grua filistine, për shkak të mos sinqeritetit, vrau 300 dasmorë dhe mandej braktisi bashkëshorten. Më pas u nis drejtë tokave të Judahut, por 3000 filistinë i kishin zënë pritë dhe mundën ta zënë të gjallë, pas shumë humbjesh. Pas një kohe robërie, ky përbindësh me fuqi mbinjerëzore këput prangat dhe më një kockë, -nofull gomari-, vrau 100 filistinë dhe u arratis… për të mposhtur Samsonin, gjer atëherë, nuk mjaftuan as legjionet e zgjedhura të ushtrisë dhe as kurthet. Askush nuk dinte cili ishte burim i fuqisë së tij. Nën këtë tmerr dhe llahtar të paparë, filistinët vendosën të përdorin një mjet tjetër, “armën e butë”, një femër spiune. Delilah, ishte vajza më e bukur që u përzgjodh dhe iu servir Samsonit. Ajo, ishte motra e bashkëshortës së tij të parë. Për t’iu ofrouar në mënyrë sa më bindëse dhe joshëse, ajo ndërtoi një kamping në afërsi të trojeve të Samsonit. I tërhequr dhe ngacmuar prej saj, ky mbinjeri filloi të shkonte dhe frekuentonte në errësirën e natës “kampingun”, i mikluar krejt natyrshëm prej Delilasë. Kështu, ajo mësoi nga rrëfimi i tij se forca e mbinatyrshme dhe e përbindshme buronte nga flokët e tij të gjatë. Pasi mundi të shtjerë në dorë këtë të fshehtë, në një rast të volitshëm ajo e qethi Samsonin duke e lënë të çarmatosur plotësisht nga arma e tij. Mbas kësaj, Delilah i thirri filistinët, të cilët erdhën e lidhën lehtësisht Samsonin dhe e burgosën atë. Për spiunazhin e mrekullueshëm seksual të saj, ajo mori si shpërblim 11 000 florinj dhe u nderua në mënyrë të veçantë nga filistinët.
3. Jul Qesari ka shpikur sistemin shifrar të spiunazhit.
Ekspedita spiunësh të përgaditur e të stërvitur mirë, dhe që janë misionarë për mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore të tyre, shkojnë për të njohur dhe mbledhur informacione në vende të panjohura, si dhe në popuj të panjohur, kërkojnë tregjet e reja ekonomike, sidomos për të gjetur burime të reja, lëndësh të para, për të bërë ekspansion pasurisë kombëtare, të atyre popujve që nuk kanë stabilitet politik e ekonomik në shtetet e tyre. Këta spiunë të përgaditur mirë mbledhin informacione dhe kanë aftësi për t’u përballur dhe kapërcyer çdo lloj vështirësie, pra këta ndryshe quhen edhe agjentë tregtarë.
Po aty faqe 20, të librit në fjalë, Irakliu na jepë këtë përshkrim:
-Ç’bëjnë sot më shumë agjentët tregtarë, apo sanksionet ekonomike të qendrave të specializuara të spiunazhit? Marrin informacione për tregjet, mallrat, çmimet e tyre, prodhimin, superprodhimin, inflacionin, burimet e lëndëve të para, pasurit nëntokësore, rezervat e tyre, limanet, aftësitë portuale, aftësitë përpunuese të porteve, kapacitet dhe të gjitha këto ia përcjellin strukturave të specializuara të informacionit, për të ndërtar planet strategjike, ekonomike dhe politikat shtetërore.
Informacioni, si thelbi dhe kushti i parë për çdo lëvizje, aksion, veprim, operacion apo fushat ushtarake është punuar që të mbrohet dhe ruhet sekreti i tij nga kapja e mundshme prej kundërshtarëve.
-Përpjekjet e para për kamuflimin dhe ruajtjen e informacionit, i gjejmë në Romën e Lashtë, në shekullin e p.Kr., nën perandorin, Jul Qesar. Ky krijoi njëfarë alfabeti, që askohe u thirr: “Alfabeti i Qesarit”, përmes të cilit teksti i mesazheve ngatërrohej dhe bëhej i pakuptimtë, për këdo që do ta shtinte në dorë atë. Ky novacion i parë me kujdes, është forma e pare e kodimit dhe dekodimit pra e shifrës. Më këtë krijim, specialistët e Çesarit nuk kishin bërë asgjë tjetër, veçse kishin shpikur sistemin shifrar.
4. Gjenerali i famshëm kinez, Sun Zhu, shkruan librin mbi spiunazhin “Ping Fa” (Arti i Luftës).
Nga sa kam lexuar, për një nga popujt më të mdhenjë të botës, kinezët e vjetër janë marrë me spiunazh, ata për të përcjellur mesazhet sekrete nga një  vend në tjetrin, i shkruanin ato në tatuazh,-në kokën e rruar të një spiuni.
-E mbanin pastaj, “njeriun mesazh” gjersa t’i rriteshin flokët pastaj e nisnin drejt bazës që e prisnin spiunin, për të përcjellë mesazhin tek agjenti i tyre brenda kampit të kundërshtarit. Pastaj, ndër popuj tjerë aziatikë, janë gjetur mesazhe brenda pareteve të brendshme të enëve, të cilat transportoheshin për t’u “tregtuar” në vendet armike. Pra, mallrat bartnin brenda tyre dy vlera, atë të mallit dhe atë më të rëndësishme akoma, të informacionit sekret.
Gjenerali i famshëm kinez, Sun Zhu, në librin e tij të njohur të shkruar më shumë së 2000 vite më parë, me titull “Ping Fa”, po aty faqe 22, autori i librit “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”, Irakliu shkruan: -Sun Zhu, përcakton edhe tiparët dhe cilësitë që duhet të gëzojnë këta njerëz për kryerjen me sukses të detyrës:
”Si informatorë aktivë, na lipset të rekrutojmë njerëz të zgjuar, të mençur, por që në pamje të duken si budallenj, ata duhet të jenë me zemër të fortë, të shkathë, të fuqishëm, të durueshëm, me përvojë të mirë për çështjet dhe problemet e jetës së përditshme, të jenë në gjendje të përballojnë të ftohtin, urinë, poshtrimet, pisllëkun, etj.”
-Në përcaktimin e terreneve se, ku mund gjenden dhe nga ku mund të përzgjidhën spiunët, si dhe kategoritë e llojeve të tyre, filozofi kinez, përcaktonte:
“Ka pesë lloj spiunësh:
1. -banorët vendas.
2. -qeveritarë dhe zyrtarë të armikut, të cilët për nevojat e ruajtjes së privilegjeve dhe pushtetit të tyre, pranojnë të ndërrojnë padronët.
3. -informatorët e kundërshtarit, që duan të kalojnë në anën tjetër, duke ofruar informacione për armikun (por kujdes së këta mund të ofrojnë informacion fallso).
4. -spiunët e tu, që veprojnë në radhët, terrenet e armikut dhe armiku kujton se i ka spiunët e tij (por kujdes me këta njerëz se, po dyshoj armiku për ta, i ekzekuton menjëherë), është fjala për agjentët e dyfishtë.
5. -spiunët e tu, që futën ilegalisht, qëndrojnë fshehur, vrojtojnë kundërshtarin dhe kthehen duke të prurë informacion.
Magjistarë e klerikë fetarë që janë në shërbim të spiunazhit”.
Në jo pak raste, ata përqojnë mesazhe nëpërmjet forces së fjalës në emër të perëndisë e të profetit të tyre, besimtarët i bindin t’u besojnë fjalës së tyre, se kështu, ata janë në rrugën e Zotit dhe të dërguarit të Zotit, pra profetin që ua ka dërgua atij populli!
Ata, shpeshherë ngrejnë tymnaja e përhapin thashetheme kundër heronjve të popullit të tyre, ata kështu mundohen t’i godasin besimtarët, për t’i thyer psikologjikisht e kombëtarisht, në mënyrë që kleriku të fitojë besimin e të huajit nga i cili paguhet materialisht. Kemi patur rastin të dëgjojmë rrëfime nga besimtarë të feve, sesi në ambientet e kultit, ku ata i falen Perëndisë, kleriku t’i ftojë besimtarët t’i rrëfejnë të fshehtat, sekretet e shpirtit, madje në ambientet e magjistarit egziston dhoma e mbyllur, ku magjistari lëshon tymra dehës, gjysmë helmuese dhe pije me efekte të tilla që trondit besimtarin psikologjikisht për t’i nxjerrur sekretin.
Po aty faqe 25, në librin e autorit Irakli shkruan:
-Po të vështrohen me pak kujdes tragjeditë e çuditshme e të famshme të Eskilit, do të evidentohet dukshëm roli i këtyre njerëzve, profetëve, që tek e fundit, nuk janë shumë larg spiunëve dhe pse jo, ata ngjasojnë çuditërisht me detektivët e kohërave moderne.
Vetë, Juda vlerësohet të ketë qenë agjent i romakëve, i ngarkuar me misionin të spiunonte e informonte rreth Krishtit…Bibla vetë na bënë të njohur faktin se profeti Moisiu, niste me detyrë spiunazhi njerëz të besuar “për të parë dhe spiunuar vendin përreth…
” Këtë lloj spiuni e gjejmë përherë dhe kudo nëpër histori. Informacionin që mblidhnin këta agjentë shëtitës të veshur me petkun e tregtarit, inxhinierit, klerikut, ushtarakut, lypsarit etj, jepte efektet e tij tronditëse më vonë. Ata, arrinin të depërtonin deri në shtabet e larta ushtarake, apo oborret perandorake dhe të shkaktonin dëme të pallogaritshme, në kampet kundërshtare”.
6. Njerëz që lanë gjurmë historike për të mire ose për të keq në rrjetin e spiunazhit.
-Kjo fushë sa joshëse po aq edhe e rrezikshme që, secili nga spiunët ka pjesën e vet edhe në Europën mesjetare. Janë këta njerëz, që nuk menduan asnjiherë për lavdinë e pasurimin material të vetës së tyre, luftuan dhe sakrifikuan. jo rrallëherë, gjer në vetëmohim, për popullin dhe Atdheun e tyre të shtrenjtë, duke mbetur kështu; siç kemi rastin e misionarëve të popullit shqiptar të Sigurimit që, ndryshe populli i njeh për heronj të heshtur. Që të shumtën e rasteve sekretet e jetës së tyre, të bëmat e tyre, nuk ia treguan as gurit të varrit.
Në lëmin e spiunazhit edhe tradita japoneze, siç bëjnë të njohur burimet e hershme historike, strategët ushtarakë dhe burrat e shtetit përpara betejave dëgjonin më shumë spiunët e dërguar fshehur në territorët e kundërshtarit. Vetë Perandoria Japoneze, ishte një rrjet spiunazhi, shkruan një historian nga perëndimi…Parimi bazë i këtij sistemi qeverisës, ishte dyshimi.
Në Japoninë mesjetare, të qenit spiun ishte profesion. Një spiun, mund të përzgjidhej nga shtresa e fisnikëve Samaraj.
Në faqen 31 të librit Irakliu shkruan:
-Jean De Armand Richelieu, njihet në botën e letrave dhe dokumenteve historike me emrin Kardinali Rishelie. Filloi karrierën e tij si prift dhe pak kohë pas fillimit të punëve religjioze, më 1616, mori funksionin e Peshkopit mbrenda oborrit. Me natyrën e tij të mprehtë, arriti të kuptonte se “duhej t’i shërbente edhe Zotit, por edhe Cezarit…”.
-Kështu, veç ritualeve monotone, ai shpejt filloi të afrohet dhe spiunojë tek Maria de Mediçi, motra e Mbretit. Kështu, ai arriti të bëhej Kryeministër i Francës në vitin 1621-1642, derisa vdiq…Ishte i pari i cili e ktheu Vjenën një ndër qendrat kryesore të spiunazhit, vendin ku plekseshin dhe përplaseshin intrigat politike dhe prapaskenat agjenturore, të pothuaj të të gjitha vendeve të Europës.
Në faqen 33 të librit Irakliu shkruan:
Daniel De Foe, autori  librit, ndoshta më të lexuar në botë, “Robinson Kruzo”, i lindur në Angli më 1660, nga një vëzhgues i thjeshtë i rrjetit të spiunazhit filloi i pari organizimin e një rrjeti të gjërë spiunazhi kudo nëpër Angli. Në faqen 36, 37, 41, të librit autori, Irakliu shkruan: “Zhozef Fushe…lindi më 31 maj 1759, në qytetin port të Nantës. Fusheja, i dedikohej Kishës Katolike. Studioi në një kolegj për oratori dhe u bë mësues shkolle. Braktisi gjithçka nga e kaluara e tij dhe ju afrua gradualisht. por me vendosmëri Napoleonit. Si Ministër i Policisë franceze gjatë viteve, 1799-1802 dhe nga 1804-1810. Në kuadrin e reformave dhe novacioneve, Fusheja, futi në radhët e saj, në vend të specialistëve të policisë, një masë të pafund njerëzish të tjerë, kryesisht llumi i shoqërisë dhe fundrrinat e saj. Në të kryenin detyrat e spiunit të pastrehët, të braktisurit, të metët, sakatët, batakçinjtë, kriminelët, të cilët shikonin tek forca e institucionit mjetin dhe mundësinë për t’u pasuruar. Shërbimi i ri që ngriti Fusheja, kryente edhe detyrat e kundërspiunazhit shtetëror.
Një ndër novacionet strukturore të Fushesë, ishte edhe ngritja e Shërbimit të Kundër-zbulimit të ushtrisë franceze, si dhe futi metodologjinë në shërbimet sekrete “Double agent” -“agjentit të dyfishtë”.
Ky ishte Fusheja, emri i të cilit në tërë vitet dhe dekadat e pushtetit të tij ishte kthyer në sinonim të dhunës dhe të akteve më të ndyra të spiunazhit politik policor. Ishte njeriu më i frikshëm dhe më i urryer njëkohësisht.
30 Nëntor, 2017
Vazhdon
Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...