Home / Opinion / Pergjegjes shkencore nga Max Brym

Pergjegjes shkencore nga Max Brym

Çetnikët serb: Koment mbi historinë e të drejtave të serbëve nga Max Brym
Që disa vite te disa “të majtë” në Gjermani ka mendime absurde mbi atë se çfarë po ndodh në Ballkan. Tepër qesharak bëhët kur konflikti në Kosovë mundohet të argumentohet me anë të “fakteve historike”. Shumë nga ta kanë një pikëmpamje historike që nuk përputhet me realitetin, e humbja me realitetin veçanërisht theksohet te Jürgen Elsässer (Compact), Ëerner Pirker (Junge Ëelt) dhe Justus Ëehrmüller (Bahamas). Besohet se “serbet luftan kundër fashistëve të Hitlerit, ndërkaq gjithë të tjerët ishin në anën e nazistëve”, prandaj i shohin të gjithë serbet si progresiv.
Deri më sot të gjithë kroatët kolektivisht barazohen me ustashët, kurse shqiptarët me divizionin e vogël “SS Skënderbeu”. Është fshehur tërësisht zhvillimi historik dhe aktual vetëm e vetëm për të ardhur në përfundim se ka “kombe të mira dhe të këqija”. Ajo çfarë injorohet këtu është: gjatë kohës së okupimit të Jugosllavisë nga nazistët kishte marioneta: ustashët në Kroaci dhe regjimi i Gjeneral Nedi në Serbi.�Qëndrimet filozofike të disa “të majtëve gjerman” kanë tjera arsye, por këto arsye nuk kanë të bëjnë asgjë me pikëpamjet objektive të historisë.
Serbia duhet të vdes
Shkëlqyeshëm ka përshkruar Karl Kraus në veprën e tij “ Die letzten Tage der Menschheit” (sq. “Ditët e fundit të njerëzimit”) racizmin antiserb në borgjezinë e vogël gjermano-austriak në fillim të luftës më 1914. Gjatë luftës së dytë botërore ky racizëm antiserb u zhvillua edhe më tej. Nga 6 prill 1941 forcat ushtarake gjermane kryen masakra të tmerrshme në Serbi, udhëheqësia naziste me paramendim dërgoj kuadrot e vjetra të ushtrisë austriake në Ballkan, por edhe forcat naziste që në 1/3 përbëheshin nga austriakët. Në Zagbreb të Kroacisë banonte Gjenerali nazist Glaise von Horstennau, kurse në Serbi në funksion u vënë ushtarak si Gjeneral Hinghofer dhe Dinkelmann por edhe “kasapi” Gjeneral Böhme. Që të gjithë ishin ish-oficer të lartë dhe gjeneral të ushtrisë austriake. Kampanja e tyre rasiste kundër serbëve ishte një përzierje e “hakmarrjës për vitin 1918” apo “modernës” që nënkuptonte “luftën e pamëshirshme kundër kriminalitetit hebrejo- bolshevist dhe serb”. Lufta sipas botëkuptimit nazist së pari u zhvillua në Serbi, por Serbia njëherësh ishte interesante edhe ekonomikisht. Vendi kishte rezerva të mëdha të bakrit, nikelit, zinkut, plumbit dhe argjendit, ndërkaq plani katërvjeçar i autoritet Göring parashihte një prodhim bujqësor në dobi të “perandorisë së vjetër” dhe ushtrisë. Ballkani duhej siguruar edhe për arsye strategjike pasi shërbente si bazë në luftë kundër Bashkimit Sovjetik. Me forca relativisht të vogla udhëheqësia naziste dëshironte ta bënte të sigurt regjionin pasi lufta me Rusinë ishtë në pritje. Kështu lindi pyetja se sa forca janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe çfare mjete të ryshfetit duhet përdorur për të mbajtur gjallë interesin për bashkëpunim.
Bashkëpunëtorët nazist në Serbi
Menjëherë pas sulmeve naziste, Kosta Peçanac filloj me ngritjën e një grupimi të armatosut çetnik (Kompania çetnike). Kosta Peçanac në Jugosllavinë e vjetër ishtë President i Shoqatës Nacionaliste Ultrakonservatore të Veteranëve Çetnik. Nga 1932 Peçanac drejtonte këtë organizatë e cila në vitin 1938 kishte mbi 1000 seksione me gjithsej 500 mijë anëtar. Në vitet e njëzeta organizata e Peçanacit ishtë kundërshtari kryesor i komunistëve, forcat e tij gjatë okupimit nazist ideologjikisht vinin pikërisht nga rrethi i kësaj organizate. Deri në verë të vitit 1941 Peçanac ngriti një forcë në jug të Serbisë që numërontë 3000 burra, forcë kjo e cila deri më 1941/42 ishte ngritur në mbi 5255 burra dhe që ishte nën komandën direkte të gjermanëve. Pas sulmit të nazistëve në Bashkimin Sovjetik, Peçanac edhe zyrtarisht deklaroj se nuk do të kundërshtoj pushtetin e okupuesit gjerman dhe se luan me mendimin t`iu bashkëngjitët luftës kundër bolshevikëve. Nazizimi gjerman përgjithësisht ndërlidhte bolshevizimin me hebrenjt dhe në fund të vitit 1941 gjatë aksionit të hakmarrjës (Sühneaktion) e drejtuar kundër aktiviteteve të partizanëve në Serbi, kryesisht vrau pengje hebreje. Përveç masakrave të ushtruara ndaj popullatës civile serbe, vrasja e hebrenjëve kishte “përparësinë”, siç thuhej në një raport të Ministrisë së Jashtme gjermane për të mbajtur “xhandarmërinë e Nediçit larg vetës”. Në Dhjetor 1941 në Serbi nuk kishte asnjë mashkull hebre, ndërkaq deri në vitin1942 me iniciativë vetanake të forcave naziste për shkatërrimin e hebrenjëve përmes vrasjës me gaz të grave dhe fëmijëve hebre ky procs përfundimisht u përmbyll (duke mos mbetur asnjë hebre në Serbi). Krenar përballë Gjeneralit Löhr, Komandanti i forcave SS raportoj se “çështja hebreje dhe çshtja e ashkalinjëve përfundimisht është zgjidhur”. Këtë veprim nuk e kundërshtuan bashkëpunëtorët serb.
Lëvizja Zbor dhe Dimitrije Ljotiç
Lëvizja Zbor nën Ljotiç ekzistonte edhe para pushtimit të Jugosllavisë. Për arsye të përputhjës së botëkuptimeve idelogjike më fashistët gjerman, Ljotiç qysh në fillim u rreshtua në anën e okupatorëve. Në qeverinë e parë kolaboracioniste, Lëvizja Zbor ishte e përfaqësuar me dy ministra. Pas kryengritjës së armatosur të partizanëve komunist në gusht të 1941, lëvizja Zbor nga pushteti okupator mori të drejtën e ngritjës së formacioneve të armatosura. �Në kulmin e kryengrijtjës antifashiste në Shtator të 1941, trupat e Ljotiç ishin të organizuar në pesë batalione , të ashtuquajtura “Srpski Dobrovoljacki Korpus” (SDK), batalione këto që numëronin 3021 ushtarë dhe oficer. Pjesë tjera të levizjës Zbor u inkorporuan në formacionet e armatosura të qeverisë Nediç.
Më 28 Gusht u krijua qeveria e kolaboracioniste nën Milan Nediçin, qeveri kjo që do të mbeste gjallë deri në çlirimin e Serbisë. Nediç në Jugosllavinë e vjetër ushtronte postin e ministrit të mbrojtjës dhe ai e shihte veten si “Petaini1 serb”. Vërtetë, regjimi në fjalë mundi të shfrytëzoj gjithë aparatin gjyqësor dhe policor si dhe thuajse gjithë aparatin shtetëror-administrativ, xhandarmëria i dha sidomos nazistëve. Milan Nadiç kishte lidhje edhe me Kolonel Drazha Mihailoviq, i cili nga revizionistët serb të historisë paraqitët si “luftëtar i rezistencës” kundër okupatorit. Kjo legjendë çetnike e “Srpska Radikalna Stranka – Partia Radikale Serbe” (SRS) në Drazha Mihailoviq sheh një patriot të ndershëm, edhe pse ai më 1946 u var nën akuzën e bashkëpunimit me regjimin okupator
Çetnikët e Drazha Mihailoviqit
Kolonel Drazha Mihailoviq gjatë pushtimit të Jugosllavisë komandonte si shef i shtabit një divizion të motorizuar në Bosnjën lindore. Pas kapitullimit të Jugosllavisë më 17 Prill 1941, pas një marshi disajavor ai së bashku me një pjesë të trupave të tij arritën në Serbi. Në mes të muajit Maj, ai së bashku me shtatë oficer dhe 27 ushtarë arritën në zyrat qendrore në Ravna Gora. Mihailoviq e shihte veten si përfaqësues të “qeverisë jugosllave në megrim” dhe propagonte mbledhjen pasive të “forcave patriote”. Është e pakontestueshme fakti se forcat çetnike të Mihailoviqit deri në Shtator 1941 nuk kanë luftuar kundër okupuesve gjerman, ndërsa partizanët komunist vetëm në muajin Gusht të 1941ës kryen 242 atentate ku vranë 22 ushtar të Ëehrmacht-it. Trupat e Mihailoviqit prisnin dhe njëherësh paraqiteshin si kryengritës. Këtë e vërtëtojnë disa raporte të kundërzbulimit gjerman të datës Tetor 1941. Drazha Mihailoviq qendronte tërësisht pranë ideologjisë së vjetër çetnike. Ai dëshirontë një “Serbi të madhe” që krahas “Serbisë qendrore” duhet të përfshinte Bosnjën, Dalmacinë, Herzegovinën, Malin e Zi, Baçkën , Banatin, Sanxhakun, gati gjysmën e Kroacisë, Kosovën dhe disa territore kufitare të Rumanisë dhe Bullgarisë. Me mbetjet e Jugosllavisë, çetnikët dëshironin të krijonin një federatë nën udhëheqjëen e tyre.
Në trupat e Kolonel Mihailoviq kishte vetëm serb. Ky koncipim nacionalist i kryengritjës e vuri në anën e kundërt me trupat komuniste të partizanëve nën udhëheqjën e kroatit Tito. Partisanët komunist dëshironin një kryengritje gjithëjugosllave që nuk priviligjonte apo diskriminonte ndonjë komb.
Përveq kësaj, në të gjitha territoret e çliruara nga partizanët u instaluan këshilla nacionale të çlirimit. Kjo ishte në kundërshtim të plotë me idetë e Mihailoviqit që ishte për ruajtjën e strukturave dhe marrëdhënieve të vjetra.
Në Shtator 1941, partisanët kishin një bazë masive ne Serbi kurse formacionet ushtarake arritën t`iu shkaktojnë humbje të ndjeshme okupatorëve gjerman. Pozita pritëse e Mihailoviqit tanimë ishte e padurueshme. Disa nga oficerët e tij rebeluan kundër këtij pasiviteti, prandaj Mihailoviq u pa i detyruar të lidh një marrëveshje sipërfaqësore me Titon.
Nga fundi i Shtatorit erdhi deri te disa aksione të përbashkëta të partizanëve dhe “Drazha -çetnikëve” kundër forcave gjermane dhe bashkëpunëtorëve të tyre, por ngarkesën kryesore të kësaj lufte e mbanin partizanët. Gjatë muajit Shtator dhe Tetor rezistenca serbe arriti t`iu shkaktonte humbje të mëdha forcave okupuese dhe batalioneve të policisë. Faza intenzive e luftës ushtarake ndodhi në Tetor 1941 për Kraljevën. Si hakmarrje për humbjet që ia shkaktonte rezistenca serbe forcave gjermane, forcat okupuese kryen një vepër të tmerrshme mbi popullatën civile të Kraljevës duke masakruar 4000 deri 5000 njerëz. Por Mihailoviq vazhdoj të luantë një lojë të dyfishtë. Përderisa një pjesë e formacioneve të tij luftonte së bashku me partizanët, Mihailoviq mbante marrëdhënie me Gjeneral Nediç, për më shumë, ai furnizohej me para dhe armë nga Nediç. Njëhkohësisht Mihailoviq mundohej të vihej në kontakt me “kasapin” Gjeneral Böhme, ofertë aleance të cilën ia refuzoj Böhme.
Më 2 Nëntor 1941 formacione të Mihailoviq kryen një sulm tinëzar kundër bastionit të partizanëve në Uzhice. Ndaj sulmit u kundërpërgjigj dhe Mihailoviq për një fije i iku një shpartallimi ushtarak. Mbi tradhëtinë e Drazha Mihailoviq, në Nëntor 1941 Shtabi i divizionit partizan i çlirimit popullor shkruante: “Kolona e pestë përsëri është ngjallur. Agjentët gjerman, Drazha Mihailoviq, Kolonel-Leutnant Pavloviq, Dragisha Vasiq në çastin e fundit i erdhën në ndihmë Hitlerit, Nediçit dhe Ljotiçit”. Sulmi i Mihailoviqit mbi bastionin kryesor të partizanëve në Uzhice nënkuptonte edhe prishjën e bashkëpunimit të shkurtër që ekzistonte mes partizanëve dhe çetnikëve. Në Tetor 1941 partizanët dhe çetnikët kontrollonin 4500 Km2 të terrirrit të Serbisë, apo më shumë se 1/6 e territorit serb. Më tradhëtinë e Mihailoviq rezistenca u dobësua konsiderueshëm në dobi të fashistëve gjerman.
Se në çfarë situate të vështirë gjendeshin okupatorët gjerman në Shtator dhe Tetor të atij viti e dëshmojnë edhe masakrat e përgjakshme të cilat më urdhër të Gjeneral Böhme u kryen ndaj popullatës civile serbe.
Nga Nëntori 1941 nuk kishtë më asnjë bashkëpunim në mes të partizanëve dhe çetnikëve. Böhme dinte të shfrytëzonte situatën dhe partizanët i shtyu në defensivë. Më 20 Nëntor 1941 nën trysninë e anglezëve Tito dhe Mihailoviq arritën t`i lënë anash armiqësitë e tyre. Në pritje të një sulmi nga gjermanët mbi bazën kryesore në Uzhice, Tito më 28 Nëntor kërkoj nga Mihailoviq një aksion të përbashkët ushtarak, ku Mihailoviq në mënyrë cinike iu kundërpërgjigj: “ as që më shkon ndërmend, po pres kushte më të mira për luftë”. Njëkohësisht komandantët çetnik të Mihailoviqit kishin rreshtuar mbi 2000 trupa nën komandën dhe urdhërin e Nediçit, trupa këto që pak ditë më vonë luftuan në anën e gjermaëve kundër partizanëve. Në fund të Nëntorit Böhme arriti që përmes forcimeve nga divizionet gjermane dhe qëndrimit të Mihailoviqit të thej rezistencën partizane. Partizanët kështu u detyruan të ikin nga rruga e vetme që iu kish mbetur drejt Malit të Zi që ishte nën pushtimin Italian. Me tërheqjën e partizanëve nga Serbia drejt Malit të Zi e më vonë drejt Bosnjës, Serbia për vite më rradhë ishte spastruar nga ushtria partizane.
Vetëm në verën e vitit 1944 partizanët shkelën prapë në Serbi dhe së bashku me ndihmën e ushtrisë së kuqe në vjeshtë/dimër 1944 arritën ta çlirojnë tërësisht Serbinë. Duhët të theksohet: Fashistët hitlerian arritën në dimrin e vitit 1941 që vetëm përmës dhunës dhe vrasjës ta “qetësojnë” Serbinë. Mizori të papërshkrueshme u kryen mbi partizanët dhe popullatën civile. Serbia pas Etsonisë ishte shteti i dytë nga ku Zyra qendrore e Sigurisë ia dha lajmin forcave SS se “Serbia është pastruar nga hebrenjët”. Në Serbi të gjitha pushtetin e ushtronte ushtria. Nuk kishte ndarje në SS, SD dhe Ushtri, gjithçka kryhej mbi tavolinën e gjeneralëve gjerman. Pasi edhe në Rusi ushtria gjermane ishte sfiduar , udhëheqësia naziste sikurse në Kroaci kërkonte në lëvizjet dhe strukturat lokale bashkëpunëtor dhe ato bashkëpunëtor edhe i gjeti.
Zhvillimi i mëtejmë i Mihailoviq
Pas humbjës së partizanëve, Mihailoviq në pajtim me qeverinë e Nediçit, vendosi të legalizoj divizionet çetnike në Serbi. Njësitë e tij u vunë në shërbim të bandave të Nadiçit. Që tani, çetnikët zyrtarisht u furnizuan nga qeveria e Nediçit me para, ushqim dhe veshmbathje,. Njëherësh Mihailoviq përmes kanaleve të tij u sugjeronte qeverisë angleze se ai është i vetmi udhëheqës i kryengritësve në Serbi. Nga forcat gjermane kërkonte që të durohej për arsye të arritjeve të tij kundër partizanëve.
Gjermanët e donin tradhëtinë, por jo tradhëtarin. Më 6 Dhjetor 1941 ushtarë gjerman sulmuan bazën qendrore të Mihailoviqit. Me një grup të vogël Mihailoviq pas disa ditësh, ashtu sikurse partizanët u tërhoq në Mal të Zi. Komedia arriti kulmin e saj kur më 7 Dhjetor 1941 Mbreti Peter e emëroj Mihailoviqin ne gradën e Gjeneral-Brigadier dhe udhëheqës të “ushtrisë jugosllave”. Kjo paraqiste një shaka të ulët, pasi Mihailoviq në kohën e “emërimit” nuk kishe asnjë rëndësi ushtarake, por vetëm në verën e vitit 1942 ai fitoj ndikim mbi disa grupime çetnike në Mal të Zi dhe Hercegovinë. Ky ndikim u erdhi në ndihmë të fashistëve pasi Mihailoviq refuzonte çdo aksion apo akt të sabotimit kundër gjermanëve dhe bashkëpunonte me italianët deri në kapitullimin e tyre në vjeshtë të 1943-ës.�Sipas Jofeph Matl, italianët me armatim furnizuan mbi 19.000 çetnik. Nga viti 1944 pjesë të çetnikëve të Mihailoviqit bashkëpunuan haptas më pushtuesit gjerman dhe Ustashët në Serbi dhe Kroaci. Në Bosnjë, baza kryesore e partizanëve, ustashët kroat dhe çetnikët serb së bashku me trupat gjermane luftuan në shumë aksione të koordinuara kundër ushtrisë multinacionale të Marshal Titos.�Në fillim të vitit 1945 situata për Mihailoviqin ishte e pashpresë. Qeveria angleze dhe Mbreti Peter ishin larguar nga ai, shkaku i rolit të tij dredhacak dhe bashkëpunimeve të tija. Në fillim të vitit 1945 Gjenerali gjerman Löhr ia ofroj mundësinë Mihailoviqit që së bashku të kalonin në kufirin austriak dhe aty t`i dorëzohej britanikëve, por këtë ofertë Mihailoviq e refuzoj dhe së bashku me 12000 ushtar u nis edhe një herë drejt Serbisë për ta rrëzuar qeverinë antifashiste. E tëra ishte një plan i kotë. Më 12 Maj 1945 grupet çetnike u gjenden përballë ushtrisë jugosllave. Rreth 9000 çetnik u vranë në betejën e Kalinovic, vet Mihailoviq arriti të ikë edhe një herë të fundit. Në Mars të vitit 1946 Mihailoviq arrestohet në kufirin serbo-boshnjak. Në Qershor 1946 nga një Gjykatë jugosllave dënohet me vdekje dhe jo shumë më vonë ky vendim ekzekutohet.
Fronti i tërthortë nën Millosheviqin
Më 1989 në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme, Millosheviqi Kosovës ia hoqi autonominë e saj kushtetuese. Kështu u inicua procesi që fundin e saj kishte shuarjën e Jugosllavisë. Millosheviqi paraqitej si socialist, por me dy këmbë qëndronte tërësisht mbi ideologjinë klasike të çetnikëve. Aleanca e tij politike me racistët e deklaruar si Vojsllav Sheshel nga “Srpska Radikalna Stranka – Partia Radikale Serbe” (SPS) dhe Vuk Drashkoviq nga Srpski Pokret Obnove – Lëvizja për Ringjalljen Serbe” (SPO) që i referohej kishës, monarkisë dhe traditës, nuk ishte rastësi. Kur Nacionalizimi bëhët ideologjia dominuese nën disa rrethana këshillohet që socialistët, monarkistët, “Socijalsticka Partija Srbije – e majta Jugosllave” (SPS) apo edhe racistët dhe fashistët të merrën në të njejtën barkë. Për unitetin e kombeve të Jugosllavisë, nacionalizimi serb nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë. Përkundrazi, nacionalizmat e tjerë u zhvilluan dhe u mundësua ndikimi ndërkombëtar mbi to. Sigurisht që procesi s`kishte sit ë përfundonte vetëm se në gjakderdhje.
Përfundim
Kush merret me zhvillimet në ish-Jugosllavinë duhet t`i njoh faktet.Solidarizimi me partitë e djathta serbe sipas maksimës “Armiku i armikut tim është miku im” duhet të refuzohet. Përkundër të gjitha kritikave të arsyetuara të politikës aktuale gjermane në Ballkan , duhet të mbahen në mend se pa kontradikta të brendshme në Jugosllavinë e vjetër , ndërhyrja gjermane do të ishte pa ndikim. Të drejtat serbe në Jugosllavi në rradhë të parë në ndërgjegjjën e tyre duhet t`i kenë të djathtët e Serbisë.Organizata të djathta gjermane dhe europiane e dinë shumë mirë këtë gjë. Jo pa arsye ekzistojnë marrëdhënie vëllazërore në mes të Le Pen të Francës dhe partisë së Sheshelit që nga 1997. Edhe Zotëri Schirinoëski nga Rusia është ngushtësisht i lidhur më radikalët serb. Të fundit u bënë partia më e fortë në zgjedhjet e fundit parlamentare ne Serbi. Kjo e gëzoj edhe “Deutsche Nazionalzeitung” (Gazeta nacionale gjermane) dhe “Kampfbund deutscher Sozialisten” (Bashkimi luftëtar i socialistëve gjerman). Nëse e majta gjermane (deutsche Linke) për çfarëdo arsye të ndryshme nga e djathta europiane e pëkrahin Milloshevqin dhe Sheshelin, atëherë kjo do të jetë rrugë e sigurt drejt shkatërimit politik. Të menduarit sipas dëshirës, argumente sipas dëshirës dhe ezoterika politike nuk duhet t`u përkasin njerëzve progresiv si pajisje.

Fotografia e Max Brym
PëlqejShiko më shumë reagime
Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...