Home / Opinion / Gazetaria feudale dhe mbretërit e Kosovës

Gazetaria feudale dhe mbretërit e Kosovës

Postuar në 26 Nëntor, 2017 
Gëzim Mekuli

Mediat shqipe janë ”rob” i burimeve të informacionit që vijnë nga pushteti, ambasadorēt, UNMIK-u, EULEX-i dhe nga partia.
Problemet e pazgjidhura politike nuk janë paraqitje e realitetit që bëjnë këto media. Ato nuk janë reflektuese besnike të botës dhe të realitetit të shqiptarëve. Kēto janë duke e paraqitur “realitetin” ideologjik të parë me ”syzet dhe me thjerrëzat” e ambasadave, qeverisë, UNMIK-ut dhe EULEX-it. Këta janë regjisorët e debatit politik dhe të polemikave në opinion.

Filozofi dhe sociologu, Habermas, thotë se opinioni publik në kohën e feudalizmit ishte i përfaqësuar. Pra, opinioni publik në këtë periudhë përfaqësohej dhe paraqitej nëpërmjet mbretërve dhe princave të oborrit mbretëror.

Ky lloj opinioni publik, kokë e këmbë, ishte i lidhur me oborrin mbretëror dhe ishte produkt i vetë mbretit. Ishte mbreti ai që përfaqësonte dhe paraqiste popullin në opinionin publik. Ishte mbreti ai që i tregonte popullit se si duhet të jetonte dhe të mendonte. Populli nuk kishte asnjë rol në vendimmarrjet dhe në përpunimin e opinionit publik.
Populli ishte vështrues pasiv i ngjarjeve politike dhe ekonomike. Feudalizmi paraqiste dhe ushtronte pushtetin e vet te populli dhe jo para popullit.

Mbretiërit e Kosovës

Inteligjencia e shoqërisë që kemi sot, është tërhequr prapa. Kjo inteligjencë, fillimisht duke qenë aktive dhe udhëheqëse në debate dhe në kritika publike, që në kohët më të vështira të sundimit titist dhe millosheviqian, është censuruar dhe është detyruar të qëndrojë në pozitën pasive të vështruesit të ngjarjeve në opinionin publik.

Pothuaj, çdo gjë që është duke u prodhuar nga letrarët, profesorët universitarë dhe doktorët e mirëfilltë të shkencave, mbetet në “dhoma të mbyllura” dhe pak e rrallëherë fiton publicitetin e duhur medial në opinion. Kjo është një ndër arsyet që opinioni publik ka humbur funksionin e tij kritik.

Tanimë, janë ambasadorēt dhe pushtetarët, duke e ushqyer këtë opinion feudalimponues dhe reprezentues. Politikat mediatike kanë shndërruar sistemin politik të Kosovës në një “arenē gladiatorēsh”. Opinioni shqiptar i Kosovës, teritori i saj, për shkak të këtyre ndryshimeve, është shndërruar në objekt tallës dhe vend për tregti dhe shitje.

Ky opinion nuk është më forum për një debat racional dhe kritik. Interesa të ndryshme grupore, të prirura nga lakmia dhe kamja, po shfrytëzojnë opinionin publik dhe injorant si një arenë për të ekspozuar dhe për të reklamuar pozitat dhe prestigjin e tyre, duke mos pasur në konsideratë interesat e përgjithshme kombētare. Të gjithë këta faktorë kanë si pasojë që opinioni ynë publik ka rrëshqitur në drejtim të opinionit publik feudal.

A do të ndryshojë ky opinion feudal tek shqiptarët?

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...