Home / Lajme / KËSHILLË URTËSIE NDAJ LËVIZJËS VETËVENDOSJE

KËSHILLË URTËSIE NDAJ LËVIZJËS VETËVENDOSJE

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Fotografia e profilit të Avdi Ibrahimi

Kujdes dhe vigjilencë që të gjithë nga udhëheqja, aktivistë, anëtarë, simpatizantë, të Lëvizjes Vetëvendosje. Provokimet e një pasnjëshme nga PDK dhe LDK! Drejtësia e kapur në Republikën e Kosovës nga këto dy parti dhe satelitet e tyre që bashkëqevrisen deri dje. Është ky pushtet me këta pushtetar të vjetër e të rinj, që ende nuk ka drejtësi për Astritin!!! Dënimet e padrejta me 21 vjet e gjysmë burg, dy ditë para zgjedhjeve komunale te mbetura në balotazh, ndaj deputetit të Vetëvendosjës Frashër Krasniqi, dhe aktivistëve Atdheut e Adeas!!! Arrestët e lëshuara nga Gjykata, për deputetët, Albinin, Donikën dhe Albulenën, deputet këta të Vetëvendosjës, të cilët protestuan në Kuvendin e Kosovës, bashkë me deputetëte AAK-së dhe NISM-ës, për mbrojtjen e territorit të Kosovës dhe kundër zajednicës serbe, dhe të ftohen për t’u gjykuar vetëm deputetët e Vetëvendosjës por jo edhe të tjerët, janë skenare mire të përgaditura nga këto dy parti të cilat në balotazh njëra e ka humbur Prizrenin dhe tjetra Prishtinën.
Sot kur qytetarët prisnin të bëhej numrimi i votave me kusht, dhe të atyre nga diaspoara për t’u përcaktuar fituesi edhe pse kjo dihej se në Prishtinë e Prizren fituese ishte Vetëvendosja. PZAP merr vendim të papritur për rinumërim të votave të të gjitha kutive në Prishtinë e Prizren!!! Në anën tjetër po sot, PDK-ja dhe AAK-ja, në shenjë paknaqësie ndaj drejtësisë së EULEX-it, kanë lëshur seancën parlamentare në Kuvendin e Kosovës???!!! Anipse pikërisht këto parti që ishin herë në pozit e herë opozit me njera tjetrën, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, dhe staelitet e tyre në Parlamentin e Kosovës kanë miratur ligje për UNMIK-un, EULEX-in, dhe Gjykatën Speciale!!! Ishte udheheqja e PDK-së dhe pushtetarët e tyre që nuk ju interesonte fare kur dënoheshin komandantë të UÇK-së, si: Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Selim Krasniqi, Xhemshit Krasniqi, vëllezërit Kiqina e shumë të tjerë… pastaj burgosja e komandantit të Sh.P. të UÇK-së, Azem Sylës, por tash u paska dalur gjumi të protestojnë ndaj padrejtësive të EULEX-it???!!!
Për të gjitha këto që ceka më lartë, Vetëvendosja nuk duhet të bie pre e këtyer mashtrimeve, provokimeve dhe skenareve politike të PDK-së dhe LDK-së, të cilat për 17 vite më radhë kanë keq qeverisur në shtetin e Kosovës dhe u kanë sjellë dëme politike dhe ekonomike qytetarëve të saj, dhe në këtë gjendje jo të mirë e kanë sjellur pikërisht këta me paaftësit e tyre qeverisëse! Ndaj Vetëvendosjës nuk i duhn nga paknaqësit që ka për të bërë trazira në Kosovë, ngase dita-ditës po merre përkrahjen gjithë popullore! Protesta, demonstrata dhe trazirat u shkojnë në favor këtyre pushtetarëve të cilët po ndihen të rrezikuar nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare, kështu ata duan të shpëtojnë lëkurën e tyre, e nuk u dhimbset aspak nëse digjet Kosova, dhe e pësojnë qytetarët e saj!!!
Të gjitha padrejtësitë që i janë shkaktuar Lëvisjes Vetëvendosje nga pushtetarët vendor, dhe atyre ndërkombëtar gjer më sot, por, edhe denimet politike me 21 vjet e gjysmë burgim ndaj tre të rinjeve shqiptar aktivistë të LVV, të porositura nga pushtetar të pandërgjegjshëm, që kanë kapur shtetin, nuk e dobësojnë VETËVENDOSJEN, përkundrazi do ta forcojne ate edhe më shumë në të ardhmën e afërt!

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...