Home / Të ndryshme / Pjes nga libri, REAGIMIT TË IBRAHIM XHEMAJLIT dhe argatve te tij!

Pjes nga libri, REAGIMIT TË IBRAHIM XHEMAJLIT dhe argatve te tij!

 

 

 

 

SQARIM RRETH REAGIMIT TË IBRAHIM XHEMAJLIT, LIDHUR ME INTERVISTËN TIME DHËNË SHOKUT TIM, FADIL SHYTIT!

Pleqtë tanë të urtë, kur kuvendonin dikur në odat tona thoshin se kur shenjëtarët gjuajnë shënjestrën, duhet pasur kujdes të mos dilet në ballë te poligoni, sepse mund të të mërrë ndonjë plumb.

Në reagimin e tij më 7 shtator 2010, botuar në faqen rtvzik.com, z. Ibrahim Xhemajli, që në fillim të reagimit paraqitet tendencioz dhe me keqardhje mund të konstatoj edhe disi cinik. Them kështu, sepse vetë titulli i reagimit me baza tejet jorealiste e pasqyron këtë përpjekje disfatiste për faktin që reaguesi në vend se të reagonte duke iu referuar fakteve të paraqitura si kundërshtuese ndaj meje, ai deklarohet se unë Xhemil Zeqiri i paskam dhënë intervistë shokut tim, Fadil Shyti. Sipas “kandarit” dritëshkurtër “të mëhallës” del kinse mua nuk më paska intervistuar kurrë askush tjetër përveç shokut tim. Për këtë s´kam çfarë të shtoj më tepër, përpos që të them se Fadil Shyti nuk më ka intervistuar mua në cilësinë e shokut të tij, por më ka intervistuar në bazë të meritave që ai ka menduar se i kam. Në përpjekjet tona për të bërë diçka të mirë për Shqipërinë duke i demaskuar elementët reaksionarë, në radhët e të cilëve nuk je Ti, o i tremburi “prej hijes” tënde, o I. Xhemalji. Por kujdes, se me këtë revan që e ke marrë ti dhe suita jote e PDK-së, me apo pa qëllime, me apo pa njohuri të duhura politike, “strategjia” juaj po në atë hulli të zezë e të qullët shpie!

Nuk kam dashur të merrem me ty për faktin se nuk ishe në shënjestër të kritikave tona për veprimtarinë tënde diversive, përkundrazi, kisha respekt për veprimtarinë tënde në atdhe dhe si ish-i burgosur politik, të kam respektuar dhe të kam ndihmuar më tepër sesa e paske merituar. Kështu po mendoj, sepse ti me të arritur këtu në Danimarkë, nga shokët e LPK-së mësova se ke qenë një nga kuadrot e LPK-së në Zvicër. Pa ngurruar dhe i bindur se po bëja një punë të mirë duke e afruar pranë shokëve tanë danezë një veprimtar, pastaj duke të emëruar si redaktor të radios “Zëri i Kosovës”, vendosa të organizoj Komitetin “Miqtë e Kosovës”. Në fakt, miqtë tanë ngurronin sepse nuk të njihnin, mirëpo unë i sigurova ata për ty, bile kjo u bë në praninë tënde. Është e logjikshme që në këto raste kur kemi ca keqkuptime, më mirë se të vjellim vrer kot së koti, konsideroj që më e ndershme do të jetë të dalim me fakte konkrete, duke iu qasur mospajtimeve. Kur e kemi fjalën te ndihmat dhe pengesat që ishin dikur në mesin tonë, vërtet jam i kënaqur që nga ana ime mbisundojnë vetëm elementet pozitive, ndërsa mua edhe pse për shumë vite i kam mbajtur në heshtje, tani më kujtohen fort mirë dhe tani më duhet doemos të ta them se ti ishe jo rrallëherë sabotues i heshtur. Kujtoj këtu në veçanti se, duke qenë në Konferencën Ballkanike, kur bëre aq shumë zhurmë për asgjë, me rastin e përfaqësimit të Ibrahim Kelmendit në atë Konference, e pastaj të dështimit të vizitës së Muhamet Kelmendit në Danimarkë. Më tej, ishte tejet e pakuptimtë dhe qëllimkeqe sjellja jote kur ti atëbotë, si një pionier i llastuar hidhëroheshe kot së koti me mua, ndërsa kur unë i organizoja konferencat etj., ti ishe aty, e shihje aktivitetin tim dhe, o sa keq të paska munduar xhelozia dhe më ke injoruar për aq sa ke mundur e ditur!

Ti, z. Ibrahim Xhemajli ke shkruar: Duke kërkuar ndjesë për mos modesti po e filloj këtë reagim duke cituar një pasus të një letre të veprimtarit Xhemil Idrizit dërguar personalisht Xhemil Zeqirit: ”Ti si çdo herë ke zili ndaj të tjerëve, andaj dhe nuk ke dëshirë ta pranosh një realitet, siç e ke edhe zakon të tregohesh si njeri ”supermen” që ka aftësi ta organizojë komunitetin. Kur ti e paske këtë aftësi për të bërë organizime të tilla, atëherë pse ti kurrë nuk ke qenë bartës i këtyre organizimeve ose më mirë me thënë, pse kjo popullatë kurrë nuk të ka zgjedhur ty ose nuk ta ka dhënë legjitimitetin? Ti, a ia ke bërë ndonjëherë këtë pyetje vetes? I vetmi person që mund të mburret për çdo herë se ka bërë organizime kombëtare është vetëm një njeri dhe ai është Ibrahim Xhemajli. Por Ibrahimi kurrë nuk është mburrur dhe nuk ka dalë të thotë se si ai i ka bërë të gjitha, por çdo herë ka thënë se bashkë me shokët i kemi bërë organizimet. Një njeri i kalibrit të Ibrahim Xhemajlit mund ta organizojë dhe mos ta përçajë këtë komunitet”!!!

Lidhur me këtë “iso” që ty t´u paska gjetur si ushtë mbrojtëse nga pikëpamjet personale të Xh. Idrizit, për këtë “zbulim” epokal, po të përgjigjem me sa vijon:

Në krye të herës, dua t´i njoftoj lexuesit e nderuar se letrën e dërguar prej Xh. Idrizit, fillimisht e kam marrë unë. Atë letër ta kam dërguar ty, pastaj jemi marrë vesh që të mos e publikojmë për faktin që Idrizi më akuzonte padrejtësisht si spiun, bile-bile sikur Fondi “Vendlindja Thërret” paska dashur të më dënonte si njeri i dyshimtë. Natyrisht, kjo më revoltoi dhe dëshiroja të dija për burimet e pista të asaj maskarade se nga i ka rrjedhimet. Për më tepër, kur atëbotë po veproja në vrullin më të madh se kurrë, në dobi të UÇK-së, përkrah Ibrahim Kelmendit, Bardhyl Mahmutit, Jashar Salihut.

Pra, duke dashur të dija burimin e atyre akuzave – gënjeshtare, t´u drejtova ty. Pasi e mora sigurinë prej teje se nuk do ta publikoje kurrë, ashtu në besë ta dërgova letrën. Por, ja që edhe kjo”besë” jotja ra përtokë!

Pa dijeninë time ke botuar pjesë nga letra, ku ai të lëvdon ty dhe më akuzon mua se ”populli s´më paska zgjedhur”. I botove, pa çka se e shkele besën. Kjo sipas teje, nuk paska fare rëndësi.

Po tani, po të shtroj një pyetje, pavarësisht se e di që nuk e ke forcën as kurajën të më përgjigjesh lehtë: A e di ti z. Xhemajli se kurdoherë që ne shqiptarët ndërmerrnim veprimtari si demonstrata, konferenca,e të tjera në dobi të atdheut, kurdoherë aty kanë qenë të pranishëm njerëz të politikës, të artit dhe të kulturës, pa harruar të ta përkujtoj se të gjithë ata danezë kanë qenë të ftuar nga unë?

Me këtë rast gjithashtu dua të të përkujtoj atë që edhe ti fort mirë e dije, se të gjithë udhëheqësit politikë të Shqipërisë etnike që vërtet bënin përpjekje për liri, madje edhe disa të tjerë që këtë respekt nuk e meritonin, sepse ato përpjekje nuk i kishin me seriozitet (pacifistët), pra të gjithë i kam ndihmuar dhe njëkohësisht i kam kundërshtuar, kur e shihja se punët tona po shkonin keq dhe ashtu kuturu, në rrugë pakrye!

Ndihmat e mia ndaj tyre i kam fokusuar në veçanti nga dy aspekte:

– nga aspekti më i domosdoshëm, për të krijuar lidhjet me qarqet politike, kulturore dhe shkencore këtu dhe,

– nga aspekti aq shumë i domosdoshëm, ai financiar.

Këtë të fundit e kam bërë herë-herë me ndihmat e miqve danezë, por edhe duke u angazhuar personalisht.

Unë kurdoherë kam pasur tendenca të theksuara për ta bashkuar komunitetin shqiptar.

Veprimtari i madh i çështjes shqiptare si Adem Demaçi, erdhi për herë të parë në Danimarkë dhe e bëri debatin e famshëm në parlamentin danez. Kjo ka ndodhur në fillim të viteve ’90 dhe ka qenë nismë imja në bashkëpunim me miqtë danezë. Por, juve ju ftova që të bashkoheshim e jo të ekspozohesha i vetmuar si pusi i pafund.

Pastaj, po kështu kam vepruar kur erdhën këtu Hajrulla Gorani (atëherë Kryetar i Sindikatave të Kosovës), Arbën Xhaferi, Driton Lajçi – në emër të Unionit të Pavarur të Studentëve të Prishtinës, Xhafer Shatri e të tjerë.

Nuk e di apo nuk do që ta kujtosh se nuk ka gazetë në Danimarkë që nuk ka bërë intervista apo nuk i ka botuar reagimet e mia ndaj sojit të sllavëve që bënin politikë antishqiptare në shtypin danez. Në shumë artikuj të tyre jam cituar sipas qëndrimeve të mia që tani publikisht po dihen, mbase për këtë kam botuar tre libra politikë.

Kujtoj këtu rastin më të errët dhe njëkohësisht më të ndritur për mua, kur shtypi djathtist, konkretisht gazeta ”BT”, shkroi se ”UÇK-ja është organizatë ushtarake terroriste dhe narkomane”. Atëherë pa ngurruar, dola me mbrojtjen se ”UÇK-ja nuk është ushtri terroriste, por është ushtri çlirimtare, që përbëhet nga djem e vajza të kombit shqiptar, e sa i përket financimit, vetëm unë këto ditë i kam dhënë 20.000 korona daneze për një muaj, sepse duam që të çlirohemi njëherë e përgjithmonë nga okupatorët”.

Kur shkrova më lartë se jam injoruar nga Këshilli i LPK-së, mund t´i ketë shkuar mendja dikujt se po shprehem kot së koti, por ja vetëm një fakt ndër ato shumë fakte të tjera që dëshmojnë për veprimet që i keni bërë ju të Këshillit: Kur një delegacion danez ishte në Kosovë në fillim të viteve ‘90, me sa më kujtohet ishte delegacioni i parë parlamentar, studiues të universitetit dhe ca gazetarë, të udhëhequr nga kryetari i grupit parlamentar të partisë konservatore daneze Vigo Fisher, që atëbotë e kishin pushtetin, unë me familjen time i nderova me përcjellje. Pastaj kur u kthyen i prita me lule në aeroport me vetëm pesë pionierë të cilët mezi i binda të dalin atje, sepse nuk kishte fëmijë shqiptarë që prindërit e tyre i lejonin lehtë të vinin atje.

Mirëpo, me atë rast ngjau një befasi që nga lexuesit mund të kuptohet hiç më pak si komedi politike: Këshilli nuk e dinte se delegacioni kishte shkuar dhe kthyer nga Kosova. Pasi i mora materialet, intervistat etj. për ato që kishte bërë delegacioni, po ato ditë Këshilli i ”famshëm” i LPK-së organizoi një darkë për delegacionin në fjalë. I mblodhën lekët për darkën, i caktuan pjesëmarrësit kush do të ishin të pranishëm, mirëpo për ”habi”, unë nuk u ftova. Komedia alla politike qëndronte si shtyllë turpi aty se ata nuk e dinin kush kishte qenë në delegacion dhe më kërkuan mua që t´i ftoja miqtë danezë. Por pastaj, në vetëdijen time ia bëra pyetjen vetes: Si të shkoja e t´i ftoja ata, kur unë nuk isha i ftuar në darkë, as nuk do të isha i pranishëm pastaj?!!! Fort i habitur nga kjo marrëzi e tyre ”koprracie” u fola atyre ”shokëve bujarë”, se si mund t´i ftoja miqtë danezë, kur aty nuk jam i pranishëm dhe për më tepër, si mund t´i prisni ju ata, kur asnjërin prej tyre nuk e njihni?! Dhe u thashë me ironi: Do t´ju them danezëve, ejani e hani darkën me njerëz të panjohur!!! Pastaj u kthjelluan dhe u detyruan të më ftojnë në darkë!

Z. Ibrahim Xhemajli, si duket ti paske kujtuar të mbrohesh si Don Kishoti nga armiqtë e paqenë! Konkretisht, nga asnjë sulm imi ndaj teje, apo ke kujtuar se e shpëton ”nderin” e humbur, sikur i mbyturi që mbahet pas një fije kashte, kur me kënaqësi e paske cituar letrën e Xh. Idrizit.

Jo, ore zotërinj!

Vlerësimi i Xhemil Idrizit aspak nuk më shqetëson kur të gjithë shqiptarët e dinë se çfarë peshe ka veprimtaria e atij burri që e paska marrë mundimin të më vlerësoj mua. Njëkohësisht, për mua e dinë jo vetëm shqiptarët, por edhe danezët se çfarë përpjekjesh kam bërë për Shqipërinë tonë të dashur.

Për ”avokatin” tënd të tanishëm, po të kujtoj vetëm rastin se po ky Idrizi dikur ishte sulmuesi-prokurori yt. Shpresoj, nuk të ka humbur kujtesa për kërcënimin e Xh. Idrizit: ”Do t´ju djeg me 10 litra benzinë juve stafin dhe redaksinë tuaj”, i cili u revoltua për ”gafin” tuaj që për 50 korona daneze ju mashtroi një turkoman i quajtur “Haxhi” Shabani, duke e porositur një këngë turke në radion në të cilin ti ishe redaktor, pastaj ju u përçatë.

Kur shkrova në fillim të shkrimit se ke shprehur një cinizëm, faktet i kam edhe për këto tendenca krejt të pakuptimta, kinse mua më paskan lënë pa legjitimet, elementë si ti, Idrizi e të tjerë si ju.

Jo, ore zotërinj!

Mos kujtoni se më bëni të mërzitem për gjepura të tilla si këto sepse legjitimitetin për të qenë ”në ballë dhe te këmbët e këtij populli” – siç do të thoshte i madhi Jusuf Gërvalla, në radhë të parë ma ka dhënë puna ime shumëvjeçare, përkushtimi i pandërprerë për të arritur në cakun ku jemi nisur si një armatë e madhe e liridashësve të vërtetë. E këtë pastaj e vërtetojnë me shkrimet dhe deklaratat e tyre, të cilat edhe mua më kanë inkurajuar: i madhi atdhetar, Adem Demaçi, Hulusi Hako, Dritëro Agolli, Hysni Milloshi, Beqir Berisha, Zaim Beqiri, Hajrulla Gorani, Hakif Bajrami, Ramadan Pllana, Shaqir Shaqiri, Shqiptar Oseku dhe krejt natyrshëm ka respekt të veçantë – siç e thekson edhe ti o shkretan – edhe ”shoku Fadil Shyti”!!!

Prandaj, do të ishte naivitet i paskajshëm që mua dhe shokëve të mi të na e njihnin legjitimitetin ata që për vite të tëra, herë hapur e herë maskuar, me të gjitha format, pa i zgjedhur mjetet na kanë penguar me apo pa vetëdije, në rrugën e lirisë dhe të ribashkimit kombëtar.

Duke vijuar më tej në jermin e tij propagandistik kundër meje, midis tjerash z. I. Xhemajli shkruan: ”Në intervistën e datës 22.07. 2010 Xhemil Zeqiri pretendon se e ka organizuar vizitën e kryeministrit Thaçi në Danimarkë. Kjo edhe pse nuk është e vërtetë, nuk është shkaku i reagimit tim, por shpifjet, trillimi dhe shtrembërimi i fakteve, me qëllim të ofendimit të personalitetit tim”!!!

Pastaj ke shkruar me pompozitet: ”Jo vetëm gënjeshtër por maskarallëk i llojit të vet është shpjegimi i tij, duke shtrembëruar faktet në lidhje me idenë e realizimit të vizitës së Thaçit në Danimarkë, kinse ai i paska telefonuar Dr Shaqir Shaqirit etj etj”…

Sa i përket organizimit të vizitës së H. Thaçit në Danimarkë, mbetem sërish i patundur në qëndrimet e mia se isha nismëtar që kjo vizitë të bëhej me sukses. E pranoj faktin se kur kam shkruar për telefonatën time me Ibrahim Kelmendin, me Hashim Thaçin dhe Bilall Sherifin për këtë vizitë kam folur me telefon të Ibrahim Kelmendit. Kam mundur të bëja një ”lapsus” do të thosha, sepse Ibrahim Kelmendi me shokë (ka mundësi të ishte në Tiranë, Zvicër apo në Austri, kur po bisedoja në celularin e tij), kurse unë kam menduar se po flas me të nga Kopenhaga në Bochum të Gjermanisë.

Në kisha apo jo ndikim tek organet daneze, më së miri e sqaron letra e Shaqir Shaqirit (lexoje letrën me kujdes se çfarë shkruan ish-përgjegjësi i Zyrës së Republikës së Kosovës, me seli në Stokholm). Mirëpo, pikërisht kur thua për hir të së vërtetës, pikërisht atëherë ti i ikë asaj.

Ndërsa kur ke shkruar: Për hir të së vërtetës, sqaroj se: ”Meqë kryeministri Thaçi (pas marrëveshjes së Rambujes) ishte në një turne vizitash të suksesshme në vendet perëndimore dhe duke vërejtur reflektimin pozitiv të këtyre takimeve i telefonova përfaqësuesit të qeverisë së Kosovës në Skandinavi Dr Shaqir Shaqirit. Ne biseduam se nëse kërkesën do ta bënte Dr.Shaqir Shaqiri, gjasat për një përgjigje pozitive nga qeveria daneze do të ishin reale. Dr Shaqiri reagoi menjëherë dhe shumë shpejt mori përgjigje pozitive. Kështu që kryeministri Thaçi erdhi në Danimarkë dhe u takua me kryeministrin danez, Poul Nyrup Rasmussen, ministrin e Punëve të Jashtme, Niels Helveg Petersen dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Thorkild Simonsen”!!!.

Kjo nuk qëndron hiç e vërtetë!

-Sepse nuk është aspak e ndershme të pretendosh t´i bindësh lexuesit kinse Hashim Thaçi paska zhvilluar disa vizita në vendet perëndimore. E vërteta është se Hashim Thaçi ka qenë atëbotë vetëm në Danimarkë, kurse gjatë kthimit e vizitoi Bullgarinë dhe Maqedoninë.

Kujtoj se veç Danimarka figuron gjeografikisht në Skandinavi, gjegjësisht në perëndim, ndërsa Bullgaria dhe e bija e saj, Maqedonia i përkasin Ballkanit, apo jo?! Kur shtron pyetjen krejt pa kuptim se me çka u kthye Hashim Thaçi në Kosovë, përgjigjen po ta jap krejt thjesht: ”As më ka interesuar me çka kthehet Hashimi në Kosovë. Mua më ka interesuar të respektohet institucioni i Kosovës, e jo Hashim Thaçit si person.

Më tutje ore zotëri, je ankuar se unë të paskam akuzuar ”padrejtësisht”, se ti je herë me LDK-në, herë me Ilir Metën e partinë e tij, me Sali Berishën, Bamir Topin, Ibrahim Rugovën etj. Kështu fshihesh pas intervistave të cekura të poshtëshënuara dhe shkruan tejet me paturpësi: ”Çka do të thotë se logjika e tij është e nivelit aq të ultë” sa që takimet e mia për qëllim interviste me Bamir Topin, Ibrahim Rugovën (gjatë vizitave të tyre të fundit në Kopenhagë) dhe me Ilir Metën më 28.05.2010 po ashtu në Kopenhagë i konsideron si përcaktime dhe anime të mia partiake. Qesharake!!!

Jo, asgjë këtu nuk ka qesharake, përveç kameleonizmit tënd të pacipë!

Me elementë të tillë si ti, që ”i ndërrojnë gëzofët sipas motit”, mund të ngarkohen jo makinat, por trenat e zi të Perëndimit.

Krejt në fund të kësaj përgjigjeje po të theksoj dy kërkesa:

– E para, kur të duash bëjmë debat publik për gjithçka që ty dhe si-vëllamët e tu, ju mundon. Aspak nuk ua kam frikën se do të fitoni me forcën e argumenteve; dhe

– E dyta, kurrë mos e merr mundimin e kotë të mësosh apo të këshillosh të tjerët ”se kanë përgjegjësi”, kë dhe si të më marrin intervista mua dhe të tjerë, që po ua prishim rehatinë ”demo(n)kratike”, pra shokët e mi si Fadil Shyti dhe ”Shyta të tjerë” të cilët Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, i kanë në listat e tyre të zeza si elementë destruktivë dhe të padëshirueshëm.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...