Home / Të ndryshme / KRASNIQI: PROKURORI SOT E PRANOI SE RASTI NDAJ AKTIVISTËVE ËSHTË I MONTUAR

KRASNIQI: PROKURORI SOT E PRANOI SE RASTI NDAJ AKTIVISTËVE ËSHTË I MONTUAR

Krasniqi: Prokurori sot e pranoi se rasti ndaj aktivistëve është i montuar

Gjykata Themelore ka mbajtur sot seancën e radhës gjyqësore ndaj deputetit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi dhe aktivistëve, Adea Batusha, Egzon Haliti e Atdhe Arifi, për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Krasniqi ka thënë se sot prokurori e pranoi se raportet e ekspertimit nuk thonë që ndonjë prej aktivistëve ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj Kuvendit.

“Sot në seancën gjyqësore kundër Adeas, Egzonit, Atdheut dhe meje, prokurori e pranoi vetë se ‘provat e marra në vendin e ngjarjes, analizat e ADN-ve dhe raportet e ekspertimit te pajisjeve elektronike, NUK tregojnë për ndonjë lidhje ne mes të të akuzuarve dhe sulmit në Kuvend’”.

 

“U dashtën rreth 1 vit e gjysmë qe edhe vetë prokurori ta pranojë tërthor se rasti i montuar kundër nesh është montim politik”, ka shkruar Krasniqi.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...