Home / Lajme / MITROVICË / Grupacione e familjarë të deputetit Kadri Veseli në gjendje gadishmëriepër të dëmtuar dhe vjedhur votën e Lëvizjes Vetëvendosje

MITROVICË / Grupacione e familjarë të deputetit Kadri Veseli në gjendje gadishmëriepër të dëmtuar dhe vjedhur votën e Lëvizjes Vetëvendosje

Grupacione të organizuara nga kreu i PDK-së janë në aksion të fshehtë për të bërë pavlefshmërinë e votave të qytetarëve të cilët do të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë.

Rreth zgjedhjeve lokale, që do të organizohen sot në Kosovë, përkatësisht në Mitrovicë, Mekulipress.info mëson se janë formuar grupacione dhe ekipe të posaçme, të lidhura ngushtë me PDK-në, për të bërë pavlefshmërinë dhe vjedhjen masive të votës së qytetarëve, që do të ishin të dedikuara për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë. Burimi, i njohur për redaksinë MekuliPress, argumenton se “janë familjarë të deputetit Kadri Veseli që janë duke e udhëhequr këtë grup”.

Burimi i Mekulipress, gjithashtu argumenton me emra dhe mbiemra se cilët janë organizuesit dhe udhëheqësit e këtij grupi.

Personët të cilët janë në krye të këtij grupi për të dëmtuar votën e Lëvizjes Vetëvendoje, në qytetin e Mitrovicës janë:

1. Besim Veseli (Familjarë i afërm i Kadri Veselit)
2. Butrint Hajrizi
3. Besart Hajrizi
4. Fatos Haliti
5. Titi Xhemajli
6. Ardian R. Prekazi

Përpos këtij grupi aktiv për shkatërrimin e votës së Lëvizjes Vetëvendosje janë edhe:

A. Fatmir Rexhepi
2. Valon Uka

3. Burim Idrizi – Vëllau i Valdete Idrizit, (i cili ishte dënuar më parë për vrasje të një qytetari pas luftës). Sipas informatave të besueshme që ka siguruar MekuliPress, Burim Idrizi ka grupin e tijë të veçantë për të bërë vjedhjen dhe dëmtimin e votës së Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Mitrovicë.

4. Shpend Selani (familjar i Valdete Idrizit)

Gjithashtu MekuliPress mëson se ky grupacion ka lidhje të ngushtë edhe me ca efektiv të policisë lokale në Mitrovicës dhe me udhëheqësit e PDK-së në Mitrovicë dhe në Prishtinë./MekuliPress/

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...