Home / Opinion / RIORGANIZIMI I LËVIZJES POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI ËSHTË I DOMOSDOSHËM

RIORGANIZIMI I LËVIZJES POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI ËSHTË I DOMOSDOSHËM

 

Abdulla Mehmeti

Pas zgjedhjeve vendore të radhës do të jetë i domosdoshëm rirendimi i lëvizjes politike të shqiptarëve në Maqedoni. Të gjithë duhet të pëgatiten për sfidat e reja, intelektulët e ndërgjegjshëm, mësimdhënësit, punonjësit shkencorë, shkrimtarët, krijuesit, biznesmenët dhe afaristët, bujqit e punëtorët, sidomos rinia e pamposhtur, që së bashku t’ia kthejmë dinjitetin popullit shqiptar në këtë shtet.

Nuk do të presim si gjithmonë vetëm nga jashtë, por me forcat tona të përbashkuara do ta ndyshojmë fatin, të sotmen dhe të ardhmen. Vetëm ne mund ta sigurojmë lirinë dhe të drejtat që na takojnë, barazinë e munguar, ta mbrojmë dinjitetin e nëpërkëmbur, t’i çarmatosim njëherë e mirë mashtruesit, demagogët, lajkatarët, pjatalëpirësit, të etshmit për pushtete të huaja, matrapazët e xhambazët, patriotët tebdil, kriminelët, hajnat, servilët, argatët e shërbëtorët e huaj, klikat politike dhe fetare për realizimin e agjendave armiqësore në trojet shqiptare.

Ne patjetër duhet t’i dalim zot tokës sonë, të drejtave tona, popullit që kurrë nuk iu thanë lotët nga sundimi i huaj, krimet, hajnitë e tradhtitë!

Ata që hamenden e pritojnë, ata që janë të përgjumur apo nuk duan, ata që nuk shohin më larg e nuk besojnë, le të rrinë e presin mes llumit të injorancës dhe prapambetjes, deri në ditën e ngadhnjimit, mjafton të mos jenë kundër. Heshtja është miratim dhe nënshtrimi është mallkim!

Fatin e derisotëm nuk duhet ta nënshkruajmë me dorën tonë, për gjakun e derdhur ndër shekuj për të liri dhe të drejta, për paqe, progres dhe barazi mes njerëzve, për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe brezat e ardhshëm!

Tetove 8.10.2017

About admin

x

Check Also

Kurti: Do të kemi shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri!

22- 02/2021 Albin Kurti Kryeministër Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ...