Home / Opinion / E vetmja shpresë për ndryshimin është Lëvizja Vetëvendosje!

E vetmja shpresë për ndryshimin është Lëvizja Vetëvendosje!

 

 

Fotografia e Avdi Ibrahimi

 

 

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

Vështir e keni t’i bindni qytetarët se ju që qeverisët e bashkëqeverisët si në pushtetin qëndror poashtu edhe në atë lokal të komunave deri dje, s’mund të jeni “forca e ndryshimit”, gjoja se e nesërmja në qeverisje të sërishme me ju do të ndryshojë gjërat, nëse nga qeverisja e së shkuarës nuk keni përcjellur besimin e duhur, kur jemi dëshmitarë të kohës së kaluar për 17 vite me radhë keni keq qeverisur, keni instalu në institucionet shtetërore dhe ato komunale korrupcionin nepotizmin dhe keni abuzuar me pushtetin…Për 17 vite me radhë i keni lënë qytetarët e Republikë së Kosovës në ankthin e shpresës.

Ndaj mendimin tim se pushtetarët duhet t’i lënë grindjet e ndasit mes vete, e të mirren me zgjidhjen e problemeve ekonomike e sociale të popullit, dhe me zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit tonë, është koha e paqës të punojmë ditë e natë për intersat tona kombëtare, të punojmë për ardhmërin e Atmëmëdheut, ta duam e ta ndërtojmë ashtu si e deshën heronjët dhe heroinat tona shqiptare, ashtu si e deshën dëshmorët e kombit! Nga kjo të kuptojmë se njeriu nuk duhet kërkuar të mirën vetëm për vete, se kështu secili njeri për tjetrin do të ishte një rrezik i përhershëm për njerëzit që kanë dëshir të ushtrojnë sundim mbi tjetrin. Vetë jeta na tregon këto marëdhënie midis njerëzve, vërtetë ka një luftë midis tyre e cila quhet si konkurencë, mosbesim dhe një lloj pasioni për të qenë mbi të tjerët. Ky qëllim i realizimit vetijak i frikës nga sundimi i tjetrit e i frikës nga vdekja, këta njerëz me këto tipare egoiste e karrieriste më shumë humbasin se sa fitojnë, ndaj më e mira është që shteti i ngritur kombëtarisht me njerëz që janë dëshmuar me vepra se e duan popullin e atmëmëdheun, njerëz që janë dëshmuar të vendosur për ta quar në vend amanetin e herojnjëve dhe heroinave shqiptare të marrin përgjegjësit dhe të kujdesën për interesat e përgjithshme të shoqërisë. Këtë çdo ditë e më shumë e ka kuptuar sovrani popull i cili kërkon ndryshim cilësor në qasjen politike!

Ndaj sot shumica e qytetarëve janë të bindur se e vetmja shpresë për ndryshimin është Lëvizja Vetëvendosje!

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...