Home / Histori / LEKSION MODEST PER CA PERKTHEYS QE E KAN SHITUR DINJITETIN “FREE”

LEKSION MODEST PER CA PERKTHEYS QE E KAN SHITUR DINJITETIN “FREE”

 

Pak komentues dhe aspak ky Heroi Gjirazi nuk përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.

Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.

Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë.

Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.


Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit.

Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.


Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.

PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme.


Në të njëjtën kohë, Partia Punes e Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke. Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit.
Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë.

Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote ne perendim intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
***
Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
***
Keq ardhje per shume shqipfoles si ky perkthyesi,por dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
***
Pikerisht ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.

Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Media franceze: Albin Kurti, njeriu që dëshiron ta shpëtojë Kosovën (ribotim)

28/08/2017 Portali francez, Politique Internationnale ka zhvilluar një intervistë me Albin Kurtin, ...