Home / Të ndryshme / Këndi i librit: Irakli Koçollari “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”.

Këndi i librit: Irakli Koçollari “Spiunazhi ndër shekuj…Sigurimi”.

 Fotografia e Avdi Ibrahimi

 

7. Strukturat sekrete të agjenturave të Ali Pashe Tepelenës

Në atdheun e shqiptarëve traditat e sherbimeve sekrete janë fare pak të studjuar. Por më këtë nuk do të thotë se brenda heshtjes së mbart vlera dhe pasuri kombëtare. Në kohën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut sistemi i sinjaleve dhe rrjeti informative të strukturave sekrete ishin tepër aktiv që ngriti ai nëpër tërë zotërimet e Arbërit. Ai ngriti rrjetin e agjentëve cilësor që kishte infiltruar në Mbretërit fqinje Europiane dhe gjer në Portën e lartë, prej ku merrte informacione të rëndësishme. Shërbimi sekret i Skendërbeut kishte rëndisin si shërbimi i tij ishte ndër më të mirët e kohës dhe më cilësorët në Europë. Le të shpresojmë se një ditë këto vlera të rëndësishme e të pasura kombëtare do të jenë në interesin shkencor, historik që të studjohen dhe t’u prezentohen publikut.

Në faqen 44,45,46, në librin e tij Irakliu shkruan: -Xhorxh Uashington, një nga figurat dhe personalitetet më të shquara të Amerikës, burrë shteti, politikan, reformator, drejtues kryesor i luftës revolucionare amerikane. Në vitet 1775-1778 drejtoi operacionet ushtarake kundër anglezëve, kuptoi rëndësinë e madhe dhe të domosdoshme të spiunazit për të realizuar me sukses misionin e madhë të revolucionit Amerikan…Ndoshta është i pari që ngriti një rrjet efektiv spiunësh…Këto bërthama të ngritura dhe hapa të ndërmarra, Uashingtoni i orientoi drejt formimit të strukturës së Shërbimit të Sigurimit Informativ. Në krye të tij ai caktoi Beniamin Talleman. Ai konsideronte këto struktuara të domosdoshme për fatin e Amerikës…Instrumenti që aplikoi me shumë sukses Uashingtoni në strukturat e këtij institucioni, ishte disinformacioni dhe mashtrimi…Analistët e asaj kohe dhe të më vonë e kanë cilësuar Xhorxh Uashingtonin si “oficeri më i rëndësishëm i sigurimit të Revolucionit Amerikan dhe ndoshta agjenturisti më i talentuar”.

Në faqen 47-52, Irakliu shkruan: -Ali Pashe Tepelena, lindi në qytezën e Tepelenës më 1741, në një familje të madhe bejlerësh të traditës. Mbas një fëmijërie e rinie plot peripeci u fut në rrugën e egër dhe të rrezikshme të brigantëve plaqçkitës që vepronin në territoret e Shqipërisë së jugut dhe Greqisë veriore. Ndoshta ishte më i suksesshmi, aq sa vetë administrata osmane u imponua ta ftoj atë në bashkëpunim. Më tepër i vetëshpallur se sa i emruar nga Porta, më 1787, mori fronin e Pashait të Janinës…Me një mençuri dhe dinakëri të veçant, në hapat e para, kur ai ende nuk kishte të sigurt dhe të konsoliduar pushtetin e tij, ftoi për bashkëpunim duke i ofruar funksione në administratën e tij, shumë nga brigandët dhe komitët me emër. Dhe pa humbur kohë filloi të punojë për të ngritur policinë dhe shërbimin sekret informative…Më pas ai caktoi si Ministër të Brendshëm, Thanas Vajën…Ky Pasha dinak me një punë shumë efektive agjenturore, arriti të rekrutojë shumë pjestar të bandave hajdute që qarkullonin nëpër territoret e pashallëkut dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, i eleminoi pothaj se totalisht…Por veç rrjetit informative brenda territoreve, Aliu ndiqte me vëmendje dhe mblidhte informacione edhe për gjendjen dhe tendencat politike e sociale në pashallëqet fqinje. Për shumë raste të kësaj natyre, ai niste “kallauzët” –spiunët e tij në këto zona për të mbledhur informacione për situatën aty…Ajo çka është e veçantë për rrjetin e spiunëve të Aliut që përdorimi me shumë efikasitet i elementit femër. Në radhët e këtij seksi ai përzgjodhi në mënyrë masive prostitutat dhe për rastet me interes të veçantë, vajza nga dyert e aristokracisë së qytetit.

About admin

x

Check Also

Befason Florian Marku: Truprojat e McGregor janë shqiptarë

May 21, 2020 “Luftëtari” shqiptar që garon në kategorinë MMA (Artet Marciale ...