Iliriana Koleka
E dini kush e ka ndihmuar Korenë e Veriut të bëhet bërthamore?
Vetë SHBA-ja, që të ketë me kë të lozi, siç po loz sot, natyrisht.
Administrata Klinton dhe ajo Bush, pa dallim, kanë patur një rol themeltar në zhvillimin e fuqisë bërthamore të Kim Jong Ilit, babait të Kim Jong Unit të sotëm, duke u nisur nga gjysma e viteve nëtëdhjetë.

-Sot, strategjia e re e Kimit quhen “BYUNGJIN” domethënë, “ZHVILLIM PARALEL” dhe ka patur sukses.
Ndryshon nga ajo e babait të Kimit , që quhej strategjia “Songun, domethënë “ushtria mbi gjithëshka”, që në vitet me kushte të ashpra klimaterike, i grinte koreanët nga uria.
Në kohën e babait të Kimit, kur SHBA dhe Koreja e Jugut nisnin manovrat e mëdha, ushtria e Veriut, e përbërë zakonisht nga 1.2 milion njerëz, kalonte në gjëndje alarmi, për mbrojtjen e vëndit dhe me mijëra krahë pune i hiqeshin bujqësisë e kalonin në ushtri.
-Korea e Veriut ka pak sipërfaqe të kultivueshme të tokave të saj, vetëm 17%. Dhe, klima nuk është në favor të bujqësisë, kështu që, të heqësh krahë pune në kohën e mbjelljeve, është vdekjeprurëse për prodhimin e bukës në vënd.
Dikur dhe ne shqiptarët bënim bukën në vënd, po ja që Ramo, Sala, Nano, Meta e & i dhanë fund kësaj mrekullie,-se, të jesh i pavarur ekonomikisht, d.m.th. të jesh i pavarur dhe politikisht,-e, kjo është e pamundur për shqiptarët sahanlëpirës, të sipër përmendur.
Ju kujtohen bllokadat Shqipërisë, që në atë kohë na dukeshin ireale?!
Ju kujtohen bllokadat Shqipërisë, që në atë kohë na dukeshin ireale?!
Në fakt s’janë aspak ireale.
Vëndet e tjera të presin tregëtinë, pra ti s’mund të blesh mallra, pikërisht ato që të duhen, ato që s’i prodhon vetë.
Të kthehemi tek Korea e Kimit.
-Sa herë që e dënojnë Korenë me bllokadë, i fluturojnë dhe plehërat azotike që ajo i importon, kështuqë bujqësia merr goditje.
Me që ra fjala dhe ne i prodhonim vetë plehërat azotike, po qëkur ka ardhur kapitalizmi, a ka mbetur në këmbë ndonjë fabrikë plehrash (fertilizantësh) tek ne?
Me që ra fjala dhe ne i prodhonim vetë plehërat azotike, po qëkur ka ardhur kapitalizmi, a ka mbetur në këmbë ndonjë fabrikë plehrash (fertilizantësh) tek ne?
Jo, është gjëja e parë që goditet mbas ushtrisë, kur do ta bësh një vënd sovran fërtele.
Pse-ja është e thjeshtë. Kur ti s’i prodhon, duhet t’i importosh plehërat që i heqin shterpësinë tokës dhe kur s’ke para t’i blesh ose të bëjnë bllokadë, ngordhë për bukë.
E qartë si drita, po deshe bukë, bëj si të them unë.
Bllokadës s’kanë ç’i bëjnë koreanët, se SHBA-ja i manovron sipas qejfit OKB-në e vendet miq satelitë, po të paktën sot Kimi, s’heq më mijëra krahë pune nga bujqësia në kohë fushate, për t’i çuar në ushtri, sa herë që vjen e bën manovra SHBA-ja.
E ka gjetur Kimi zgjidhjen ekonomike, me hedhje e raketash.
I zgjuar qeratai.
Duhet thënë që, dhe kohërat kanë ndryshuar.
Duhet thënë që, dhe kohërat kanë ndryshuar.
-Sot të hudhësh një raketë s’kushton shumë dhe është më e leverdishme, se në kohën e babait të Kimit.
Kështu koreanët e Kimit vazhdojnë të merren me bujqësi, pa ngordhur urie dhe amerikanëve u tregohet “fuqia ushtarake” me anën e hedhjes së raketave.
Kështu koreanët e Kimit vazhdojnë të merren me bujqësi, pa ngordhur urie dhe amerikanëve u tregohet “fuqia ushtarake” me anën e hedhjes së raketave.
-Me pak fjalë, ky “byungjini” ose “zhvillimi paralel”,kushton vetëm 2-3% të PBB-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkurt: PBB).
——————
——————