Home / Të ndryshme / PAK FJALË RRETH POEMËS EPIKO-LIRIKE, “ATDHEU” TË POETIT KOMBËTAR, HYSNI MILLOSHI

PAK FJALË RRETH POEMËS EPIKO-LIRIKE, “ATDHEU” TË POETIT KOMBËTAR, HYSNI MILLOSHI

Fadil Shyti

Duke e lexuar poemën “Atdheu” lexuesi iu qepet monopateve të historisë shqiptare: të luftës e të punës, të qëndresës e të besës, të nderit dhe besnikërisë; -por, njëkohësisht,- poeti revolucionar, Hysni Milloshi, nuk heziton as i harron pa i sfiduar …e qëlluar rreptë dhe pamëshirë armiqtë dhe tradhtarët, devijatorët dhe renegatët e të gjitha ngjyrave dhe të të gjitha kohërave që nga Pellazgo-Ilria -Arbëria e gjer në Shqipërinë e sotme,-kur mjerisht, shumë nga këto vlera të lashta e të rá -gjithëkombëtare, morën dhe po e marrin tatëpjetën si mos më keq, në theqafje!… Kushtrimi dhe vigjilenca që ka ftuar poeti,-me kohë, në rast se nuk është marrë sa duhet parasysh-atëbotë, me kohë;-tani,-koha ka vërtetuar që ata shqiptarë shumë janë penduar, padyshim; duan apo nuk duan ta pranojnë këtë publikisht, fundi,-kjo, aspak nuk ka rëndësi;-fatkeqësia qëndron në faktin aty se, ngjau tradhtia në parti-shtet, nga klikat tradhtare anti-komuniste, anti-socialiste, -pastaj, reaksioni i brendshëm dhe i jashtëm, u vërsulën mbi pasuritë shpirtërore dhe materiale, si ujqër të uritur, duke e sjellë gjendjen në stihi, e prapakthime historike;-ne, si komb në përgjithësi përjetuam dhe po përjetojmë pandërprerë , gjer në fitore të rrugës së vërtetë njerëzore dhe shqiptare të Bacë Enverit, -tragjedi pas tragjedie, pothuaj të të gjitha natyrave njerëzore e natyrore!… Kush nuk e dëgjon krismën e penave-herët a vonë do t´i dëgjon krismat e topave!… Përpara Shqipëri!…
Më 8 korrik, 2012.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...