Home / Të ndryshme / Portretizim karakterësh kohore

Portretizim karakterësh kohore

Shkruan: Avdi Ibrahimi

 

Kujtesa nga veprimet intelektuale nuk më tradhtoi kurrë, kjo më bëri të mundshme njëkohësisht më dha mundësin të krahasoj aty për aty sjelljet dhe veprimet që bënin në kohë ilegaliteti në vitët e shkuara kur gjysma e atdheu ndodhej i pushtuar nga sllavët e jugut, kështu jetova këtë kohë të rrezikshme të shoqërisë sonë shqiptare, që shumë rrallë mbajta shënime duke i ruajtur në vetvete, pa shënime të veçanta e mjete që ndihmojnë kujtesën e jetës në ilegalitet me shokët e shoqët që ishin përfshi vullnetarisht në rrugën e lirisë për t`i larguar sllavët e jugut nga trojet shqiptare. Por mbajta disa shënime të veçanta në kohë lufte të UÇK-së, ato fije të veçanta të qindra e mijëra fateve të luftëtarëve të lirisë dhe popullit tone që po përjetonte një dhunë e terror të paparë nga serbo-malazezët-maqedonasit e mercenarët e tyre shqipfolës. E natyrisht që kjo nuk ishte fare e lehtë edhe të veproje me armë në dorë kundër okupatorit e në anën tjetër të shkruash ngjarje të vërteta që ndodhnin asokohe. Ky stërmundim me pushkë e laps për atdhe, ky përpunim krijues që jepte rezultate, që i vënë në lëvizje parreshtur me mija njerëz e që përhapej në miliona të tjerë se liria e ka çmimin e madh, këtë punë e bëja pa ndihmës dhe tërë ato letra që kam shkruar për vite me radhë, janë të shkruara nga dora ime, pa kërkuar as ndihmën më të vogël nga të tjerët, por të gjitha shkrimet i kam quar deri në fund duke u dhënë formën punimeve të mia krijuese. Vetëm nga sfera krijuese nga një jetë e zakonshme kuptova thellësisht elementin djallëzor, në dukje normale zbulova një jetë të papërsëritshme e të pakrahasueshme ashtu si te Rubensi e Onore De Balzaku, krijimtari të stuhishme eksploroja pandalshëm duke mos ndjerë as edhe njëherë ndonjë shqetësim nervor, kështu vura në pah, tejpamësinë e tërë anomalive të shpirtit, si në kohë veprimi në ilegalitet të plotë, po ashtu edhe në kohë të luftës çlirimtare. Kjo dukuri e të metave tona njerëzore u bë si motiv i pikpamjeve të mia aq kritikuese sa ishte e është edhe në vijimsi një rrugë e rrëshqitëshme me plot rreziqe.
Por, në asnjë mënyrë nuk u përula assesi nuk u shqetësova nga shpifjet e shpifarakët e ndyrë, nga e përditshmja e zakonshme, që mendonin të çekuilibronin punën time intelektuale e krijuese letrare, kurrënjë dobsi nuk ka mundur të më detyroj ta lë punën time intelektuale e krijuese letrare, i mbyllja plagët e rënda shpirtërore nga shpifësi që vret, në këtë kontekst rigjeja duke mos lejuar vetës asnjë rënie shpirtërore, por përkundrazi rigjeja gjallërinë e mëparshme. Nuk e ndajë assesi shëndetin nga frymarrja e ajrit të pastër të natyrës që aq shumë e dua, vazhdimisht përpiqem të mos e ndaj qëndrimin e zgjuar nga puna e përditshme, e natyrisht nuk e ndaj, e nuk mund ta ndaj assesi as krijimtarin realiste nga përditshmëri e jetës, kamë gjithnji parasysh vazhdimsinë e jetës pavarësisht tendosjet e punës së lodhshme intelektuale gjatë ditës dhe deri natën vonë. Edhe pse kamë gjumë të mjaftueshëm, por të plotë, në çdo mëngjes më ripërtin një energji mrekullisht normale të mendjës së kthjellët.
Me ata njerëz që pata fatin të bashkëpunoja në ideale të përbashkëta kombëtare më njohin si të shoqërueshëm e më qëndrim të butë njerëzor, por në koncepte politike të atdhedashurisë jam i pamëshirshëm, që në asnjë rast nuk mund të ma hedhe askush në asnjë mënyrë, nuk pranoj mashtrimin, gënjeshtrën, dyshimin pa argumente faktike, e kam hedhur qysh moti nga zemra e errësirës, që më kohë i pres rrugën çdo dredhie duke iu kundërvënë me kohë, e në këtë rast nuk i lejoj vetës të sillem si soditës, por vë para së gjithash kritikën e pamëshirshme e konstruktive. Në këtë kontekst pranoj edhe kritikën e sinqertë që nuk ka prapavi me motive politike shpifëse e dyshuese pa u bazuar në fakte e argumente të mirëfillta.
Për mua është e kotë gjith ajo përpjekje e kundërshtive të ndryshon formën time të krijimtarisë, që të më bëjë të zbusë ashpërsinë apo papajtueshmërinë, që ky vullnet krijues kërkon gjithnji qëndrime të qarta dhe të sinqerta, mua më tundon vetëm e vërteta. Çdo gjë e turbullt e hamendur e thash e themeve rrenacake, si në raportët e marëdhënieve shoqërore personale midis njerëzish aq edhe në ato dritëhije intelektuale të madhërishme mbarënjerëzore, që jetojnë në iluzione, nuk do të preferoja ngutjen, por do të veja në pah dukurit me një mendje mprehtësi të dritës drejtpërsëdrejti. Kur kam raste që nuk e kuptoj aty për aty ndonjë gjë, nuk mbështes atë pikpamje nga cilidoqoftë, atë që nuk e kuptoj nga thellësia e vetëvetës, vështir e kam që ta pranoj dike të ma qartësoj pa e njohur sinqeritetin e tij. Mendja kështu ma thotë të jamë i papajteshëm, edhe pse ka raste kur jam i detyruar ashtu i vetëm të jam kundër armiqëve, qofshin ata me dhjetra here më të shumtë në numër, shpalos me sinqeritet duke argumentuar me gjuhën e fakteve çdo kundërshti që nuk ka një qëllim të mire ndaj së vërtetës. Natyra më ka bërë të tillë të pamëshirshëm edhe ndaj vetës kur nuk kam të drejtë, jam stërvitur disi të mos besoj aq mendjelehtësisht gjërat e pa verifikuara dhe të pa argumentuara, kjo gjë më jepë vazhdimisht të zbuloj me kohë çdo mashtrim të errët të pavetëdijes, kështu përpiqem të nxjerrë në dritë prapa çdo pohimi një rrëfim dhe atë ta shprehë me sinqeritetin më të madh, në çdo të vërtetë thellohem nga syçeltësia të përhapë atë të vërtetë duke zbatuar në radhë të pare një kontroll logjik nga vetja, duke ecur me hap të matur, për të fituar siguri, për ta çfaqur mendimin haptazi, ky karakter është i lidhur me natyrën time, mendimi im rrjedh mbase jo edhe aq nga qëndrimi i vullnetshëm, por vetëtin disi vetvetishëm, nga ajo mënyra ndryshe e të parit të gjërave që po jetojmë, përgjithsimet e parakohshme të publikimit krijues për mua krejt natyrshëm do të ishte një kundërsens i së vërtetës. Ky mendim kritik i imi shpesh here më ka bërë të harroj çfarë kan menduar të tjerët për të njetën çështje mbi sinqeritetin e njeriut, kjo për mua nuk është asfarë kokëfortësie, por kam mendimin tim të patundur se është vetëm një domosdoshmëri e pashmangshme në të parit e gjërave në kontekst të drejtë që të jam vetvetja e një kujtese përsiatëse nga ajo që ka shkuar.

Fotografia e Avdi Ibrahimi

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...