Home / Lajme / Edhe Dardan Molliqaj përfshihet në debatin për komandantët e UÇK-së

Edhe Dardan Molliqaj përfshihet në debatin për komandantët e UÇK-së

18:38 / E hënë, 14 Gusht 2017

Edhe Dardan Molliqaj përfshihet në debatin për komandantët e UÇK-së

Debatit rreth komandantëve të nisur sot nga deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi i është bashkuar edhe deputeti tjetër i VV-së, Dardan Molliqaj.

Ish sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti ka thënë se për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa “komandantë”, qe siç thotë ai kanë përfunduar në koalicionit e krimit.

Poashtu ai ka thënë se për UÇK-në s’ka drejtë të flasim as OVL të UÇK-sëm të cilat, sipas tij, janë kapur nga ky koalicion.

“U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike”, ka shkruar ndër të tjera Molliqaj në ‘Facebook’, transmeton ‘Indeksonline’.

Postimi i Molliqajt:

Për UÇK-në nuk kanë të drejtë të flasin, disa “komandantë” që kanë përfunduar në koalicionin e krimit dhe as OVL të UÇK-së që është e kapur prej po këtij koalicioni.

Çdo fjalë e tyre për luftën çlirimtare është hipokrizi sepse:

• Ata e lanë UÇK-në jashtë Kushtetutës së Kosovës;

• E mbështetën Gjykatën Speciale që bazament e ka përdhosjen e luftës së UÇK-së;

• E hoqën bashkimin kombëtar nga programet e tyre – idealin kryesor të luftës së UÇK-së;

• U bënë milionerë për vete, ndërkohë që i lanë në varfëri ushtarët e vërtetë të UÇK-së (mbi 50 ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike);

• E mbështetën pa rezervë dialogun me Vuçiqin e Daçiqin;

• Për arsye klienteliste i shpallën si veteranë edhe njerëzit që ishin bashkëpunëtorë të Serbisë;

• E sollën Listën Srpska në Kuvend dhe vazhdimisht i dhanë kompromise

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...