Home / Lajme / DeputetiFrashër Krasniqi u drejtohet me emra “komandantëve”, përmend Thaçin e Grabovcin

DeputetiFrashër Krasniqi u drejtohet me emra “komandantëve”, përmend Thaçin e Grabovcin

Frashër Krasniqi u drejtohet me emra “komandantëve”, përmend Thaçin e GrabovcinFoto: Koha

Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka thënë se fjalimi i tij në seancën e së hënës në Kuvend ka pasur adresë të saktë dhe “klani Pronto dhe koalicioni i tyre” e dinë mirë për kë e kishte fjalën, por sipas tij, ata qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.

Krasniqi, në një postim në Facebook, shkruan se luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase disa “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:

Klani Pronto dhe koalicioni i tyre e dinë mirë për kë e kisha fjalën dje. E dinë mirë që iu drejtova milionerëve të PAN-it, por qëllimisht i ndezën shoqatat e veteranëve dhe militantët, në mënyrë që të fshehin veten dhe krimet ekonomike të tyre prapa UÇK-së.

Ata po ashtu e dinë mirë se:

– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së jetojnë në kushte të rënda dhe s’flet kush për ta, sepse DISA “komandantë” (që janë pjesë e PAN-it) i kanë bërë milionat në kurriz të qytetarëve.

– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët po u ikin jashtë Kosovës, ngase fëmijët e DISA “komandantëve” – si Hashim Thaçi, me paratë tona i kryejnë pushimet në Dubai.

– Luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së fëmijët u mbesin pa punë, ngase për punësim në Kosovë pyeten djemtë e DISA “komandantëve” – si Adem Grabovci.

– Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së marrin pensione përbuzëse, ngase DISA “komandantë” për të fituar vota kanë dy-trefishuar numrin e veteranëve të regjistruar.

Boll jeni fshehur prapa UÇK-së, ndërkohë që e keni braktisur çdo vlerë e ideal të luftës sonë çlirimtare. Askush nuk po ua mohon vitet e luftës por UÇK-ja ka qenë e popullit.

Megjithëse do të dëshironit që ashtu siç keni privatizuar gjithçka, ta privatizoni edhe UÇK-në, UÇK-ja nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë pronë e juaja private.

Krenar me luftën e drejtë të UÇK-së që kurrë askush nuk do të mund ta përdhosë!”.

( Artikulli i huazuar nga Koha)

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...