Home / Lajme / Çetniku Daçiq më i guximshëm se sa Thaçi e qeveritarët e Kosovës: Nuk ka komb kosovar

Çetniku Daçiq më i guximshëm se sa Thaçi e qeveritarët e Kosovës: Nuk ka komb kosovar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara se në rastin e Kosovës s’mund të bëhet fjalë për të drejtën e popullit për vetëvendosje, pasi atje nuk ka komb kosovar.

Sipas Daçiq, “në Kosovë jetojnë shqiptarët, të cilët veç e kanë një shtet shqiptar”.

Meqë nuk ka komb kosovar, Daqiç thotë se populli që jeton në Kosovë nuk ka as të drejtë për të kërkuar një shtet të vetin.

“Në rastin e Kosovës s’mund të flasim për të drejtën e vetëvendosjes, pasi në Kosovë nuk ekziston një komb kosovar. Në Kosovë jetojnë shqiptarët të cilët e kanë një shtet”, deklaroi Daçiq.

Politikani serb në fjalimin e tij mohoi që Serbia të ketë kryer gjenocid mbi popullin e Kosovës.

Ai në fjalimin e tij me rastin e prezantimit të raportit të rregullt për Kosovën, ka thënë se drejtësia në Kosovë “nuk është në gjendje ose nuk dëshiron” që të procedojë kryerësit e krimeve mbi serbët.

Duke folur rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shefi i diplomacisë serbe theksoi se marrëveshja është nënshkruar para katër vitesh dhe ende nuk është duke u zbatuar.

“Nuk ka përparim për formimin e Bashkësive të Komunave serbe dhe drejtësisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Beogradi zyrtar do të përmbushë të gjitha kriteret e parapara me marrëveshjen e Brukselit lidhur me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...