Home / Lajme / SHTYPI GJERMAN: ALBIN KURTI SI JEREMY CORBYN, LDK DUHET TË BËJË KOALICION ME VV

SHTYPI GJERMAN: ALBIN KURTI SI JEREMY CORBYN, LDK DUHET TË BËJË KOALICION ME VV

Koalicioni Pan i fitoi zgjedhjet por i mungon shumica absolute. Ramush Haradinaj nuk lejohet të jetë kryeministër i vendit, ndërsa Vetëvendosja ka dyfishuar votat në 27.07%, duke u renditura e dyta, ndërsa koalicioni LDK-AKR dhe Alternativa është në vendin e tretë me 26.02%, shkruan fillimisht media e majtë gjermane scharf-links.de

Vetëvendosja ka bërë një fushatë me një program të majtë socialdemokrat. Do ketë rritje të pagës minimale, pensioneve dhe një sigurim shëndetësor tjetër. VV po ashtu kërkon sistem tatimor progresiv, që do të rëndonte të pasurit dhe do të lehtësonte të varfërit. Gjithashtu kjo lëvizje do t’i kushtonte rëndësi investitorëve të huaj dhe të zhvillohej prodhimi vendor. Gjithashtu është për barazinë e të gjithë qytetarëve. Madje partia e Albin Kurtit ka fituar shumë vota edhe te minoriteti romë në Fushë Kosovë, pasi Vetëvendosja është e vetmja që punon për ta.

E thënë në mënyrë gjenerale: Albin Kurti fitoi zgjedhjet si Jeremy Corbyn në Britaninë e Madhe. Suksesi i VV tregon sesi mund të fitohen zgjedhjet vetëm përmes programit të majtë në Europë. Partitë neo-liberale kapitaliste janë drejt shkatërrimit, ndërsa socialdemokracia ala Schröder ose Blair nuk ka nevojë për askënd.

LDK duhet të bëjë koalicion me VV

Për të mos u rrënuar një nga partitë më të fuqishme të vendit LDK, ajo duhet të zgjedhë Albin Kurtin kryeministër të vendit. VV ka fituar thuajse në gjitha vendet urbane nga Prishtina mbi Prizren dhe Ferizaj. Atje nuk funkcion më sistemi i kontrollit të votave nga PDK dhe AAK. Suksesi i VV nuk është vetëm sukses i njerëzve në Kosovë, por edhe sukses i së majtës europiane.

Në fund media gjermane e sheh Albin Kurtin si kryeministër, ashtu si “shumica e banorëve të Kosovës”. Pasi edhe shumë deputetë të LDK e mbështesin këtë vendim. Shtuar këtu faktin që përfaqësuesit e minoriteteve si goranët, boshnjakët, turqit dhe romët do i gëzoheshin zgjedhjes së Kurtit kryeministër. Ata kanë dhjetë deputetë po aq sa Lista Srpska. Kjo e fundit do mbështesë Haradinaj dhe Veselin.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...