Home / Lajme / S’ka pengesa për Albin Kurtin, SHBA ia jep “lejen” për ta udhëhequr Kosovën

S’ka pengesa për Albin Kurtin, SHBA ia jep “lejen” për ta udhëhequr Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie dhe kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti

Deklaratat e Ambasadës Amerikane në Kosovë se çdo kush që arrin 61 vota mund të qeveris me qeverinë e Kosovës, tregojnë që nuk ka ndonjë pengesë apo mendim që Lëvizja Vetëvndosje ta drejtojë qeverinë e vendit.

Kështu vlerësojnë njohësit e cështjeve politike, të cilët thonë se tashmë Lëvizjes Vetëvendosje i duhet të pres dështimin eventual të koalicionit PAN për t`iu hapur rruga e krijimit të qeverisë.

Sipas tyre, LVV është më liberale në disa çështje në krahasim me të kaluarën. Ata thonë se Vetëvendosje ka zbutur akullin e komunikimit, andaj nuk do të ketë problem për shtetet tjera në rast se Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër.

Selimi: Të gjitha ishin paragjykime ndaj Kurtit

Image

Rexhep Selimi

FOTO GALERI

Rexhep Selimi deputet nga Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk ka njohuri që ndërkombëtaret kanë pasur një disponim të caktuar kundrejt Albin Kurtit dhe se të gjitha sipas tij kane qenë paragjykime.

“Nuk e di që ka pasur disponim të caktuar ndërkombëtar kundër Albin Kurtit në të kaluarën. Sepse më tepër janë paragjykime të oponentëve sa i përket raporteve të Vetëvendosjes më Bashkësinë ndërkombëtare se sa në të vërtetë kane qenë. Lëvizja Vetëvendosje dhe vet Albin Kurti kanë pasur raporte dhe kanë më shumë faktorë ndërkombëtar sidomos më miqtë nga Bashkësia ndërkombëtare” ka thënë Selimi.

Sipas tij, ajo çfarë ka ndryshuar tani, ka ndryshuar dinamika sepse Kurti është kandidat për kryeministër dhe është më i votuari në Kosovë dhe kjo është normale.

“Krejt çka ka ndryshuar këto është dinamika dhe jo qasja, pasi qasja ka qenë e keqe ndaj Kurtit dikur dhe normalisht se paragjykimet kanë ardh edhe nga oponentët dhe jo rrallë herë opinioni ka qenë i sfiduar më të pa vërteta sa i përket Vetëvendosjes dhe bashkësisë ndërkombëtare. Pra gjithmonë i kanë paragjykuar por raportet kane qenë të mira dhe sido që kanë qen përshtypjet individuale të kujtdo qoftë sot Albin Kurti ka vendosur një raport më Bashkësinë Ndërkombëtare nga pozicioni i kryeministrit të ardhshëm dhe kjo është normale që dinamika është më e madhe”, është shprehur deputeti Selimi.

Reflektimi i LVV-së

Image

Nexhat Haziri

FOTO GALERI

Opinionisti Nexhat Haziri, ka thënë se ka indikacione se ndërkombëtaret kanë një qëndrim më përafrues apo më pozitiv në kohën e fundit ndaj Albin Kurtit dhe LVV-së.

Sipas tij, vetë takimet e z. Kurti dhe LVV-së me ambasadorë të shteteve kryesore që përkrahin Kosovën në rrugën e forcimit të shtetësisë së saj, sidomos me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie, janë një tregues i qartë se LVV ka reflektuar ndaj disa proceseve në Kosovë, sidomos në raport me procesin e dialogut me Beogradin, por edhe shmangien e retorikes nacionaliste që dikur e ka karakterizuar këtë subjekt politik, dhe në këtë bazë marrëdhëniet e saja me faktorin ndërkombëtar në Kosovë, janë dukshëm më të avancuara dhe më të relaksuara.

“Akoma mbesin disa rezerva në marrëdhëniet e LVV-së dhe faktorit ndërkombëtar, pasi këta të fundit në çdo takim me LVV, potencojnë se mënyra më e mirë për t’iu dhënë zgjidhje problemeve është përmes proceseve politike institucionale, dhe për ta është e papranueshme dhuna si mjet politik. Unë besoj se këtë mesazh e ka kuptuar lideri i LV-së, z. Kurti dhe uroj të sillet komforë këtij mesazhi politik nga miqtë tanë ndërkombëtar. Se a janë pjekur kushtet që Kurti të jetë kryeministër i Kosovës, them se kjo pyetje ka vlerën e 1 milion dollarëve, duke marrë parasysh performancën politike të z. Kurti dhe LV-së në të kaluarën, të bëjnë mjaftë dyshues në këtë, por besoj se me një partner serioz në koalicionin qeverisës, z. Kurti dhe LVV-së, do ta ndryshojnë qasjen e tyre në politik bërje dhe në qeverisjen e vendit, duke qenë më reflektues dhe më pragmatik në proceset politike, qofshin ato të mbrëndëshme apo të politikës së jashtme”, ka thënë Haziri.

Bie “krahu i luftës”

Image

Faton Mehmeti

FOTO GALERI

Analisti politik Faton Mehmeti mendon se Ambasadori Amerikan Delawie mund t`i ketë dhënë Albin Kurtit një listë me emra të njerëzve të LVV-së që konsiderohen, “ekstremist dhe të pa dëshiruar” nga SHBA.

Këtë gjë ai e ndërlidh me dorëheqjen e sekretarit organizativ Dardan Molliqaj.

“Gjithashtu VV do të largojë të gjithë ata që i kërkohet nga VV, pasi SHBA po e përgatit VV për t’ i dhënë ” lejen” që të udhëheq me Kosovën. VV dhe LDK duhet urgjentisht të reformohen nëse dëshiron të mbijetojë) sepse janë parti të së ardhmes, ndërsa PAN është vegël afat shkurte e Bashkësisë Ndërkombëtare për t’i kryer disa procese, që i ceka më lartë”, ka thënë Mehmeti.

Duke folur rreth asaj se a kanë ndryshuar qëndrimet e ndërkombëtareve për Albin Kurtin Kryeministër, profesori i kolegjit ISPE dhe njohësi i çështjeve politike Lirim Zorra, ka pohuar se marrëdhëniet kohët e fundit janë më miqësore.

“Sigurisht se ka pasur kontakte edhe qëndrime midis ambasadave dhe VV dhe Albin Kurtit edhe më herët mirëpo kanë qenë në nivele më të ultë”, është shprehur ai.

Rritja e VV-së indikative

Image

Lirim Zorra

FOTO GALERI

Sipas tij, këto 2 vitet e fundit ka afërsi dhe bashkëbisedim më të gjerë midis ambasadorëve dhe Albin Kurtit e kjo ka ndodhur me rritjen e VV po ashtu me faktorizimin e VV si një parti e majte e cila ka një vizon për të ardhmen dhe nuk mund të injorohet.

“Po ashtu anëtarësimi i VV-së në Internacionalen Socialiste është shenjë se VV nuk ka program anarkiste dhe antikushtetues sepse çdo anëtarësim në grupe politike kalon me analiza statutore dhe me analiza të veprimeve,  andaj kjo ka qenë edhe një fitore e madhe e VV që është pranuare në një organizatë kaq prestigjioze politike të partive të majta botërore. Kurse në lidhje me atë se a janë relaksuar marrëdhëniet dhe a janë pjekur kushtet që Kurti të jetë Kryeministër i Kosovës, në krahasim me të kaluarën, Zorra ka thënë se asnjë shtet i botës nuk mund ta injorojë rezultatet e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Andaj edhe shtetet e ndryshme sigurisht kanë parë frymën anti partive tradicionale si dhe përmes sondazheve të cilat i kanë edhe ambasadat, trendi ishte ditur që një kohë andaj kërkesat e Ministrive të Jashtme të shteteve të ndryshme dhe departamenteve të tyre është që të marrin mendimet e VV-së për çështjet e ndryshme të cilat ju interesojnë kancelarive të këtyre vendeve”, ka thënë Zorra.

Nuk ka më pengesa

Sipas tij, edhe deklaratat e Ambasadës Amerikane në Kosovë se çdo kush që arrin 61 vota mund të qeveris tregon që nuk ka ndonjë pengesë apo mendim që VV nuk mund ta ketë edhe pozitën e kryeministrit.

“Patjetër edhe VV është më liberale në disa çështje nga e kaluara e cila ka zbutur akullin e komunikimit dhe pranimit të VV si një parti si çdo parti tjetër, andaj nuk do te ketë problem për shtetet tjera në rast se Albin Kurti është kryeministër. E them këtë, pasi një të kërkesë të tillë e ka kërkuar populli dhe koalicionet e partive të ndryshme të cilat mund të krijojnë 61 e më shume vota, andaj edhe vizitat e fundit të delegacionit të VV në Bruksel dëshmuan se nuk ka pengesa në komunikim midis VV dhe ndërkombëtareve. Fundi i fundit vullneti i qytetarëve të Kosovës është i tillë andaj Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta pranoj çdo kryeministër që emërohet nga Parlamenti i Kosovës” ka thënë Zorra.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...