Home / Lajme / THIRRJE,PËR MIQTË E SHOKËT E FACEBOOK-ut

THIRRJE,PËR MIQTË E SHOKËT E FACEBOOK-ut

Nga Gjon Bruçi

 

Të dashur miq!
Fushata elektorale e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017 ka mbërritur pikun e saj. Liderët e Partive “të mëdha” PD, PS e LSI, si në të gjitha fushatat, edhe kësaj radhe janë kacagjelosur për të rrëmbyer frenat e pushtetit, nga ku prej 27 vjetësh “vjelin” djersën e popullit dhe pasuritë e vendit. Nuk dihet se cila nga këto parti do të jetë në krye të piramidës së qeverisjes, apo kush do të jenë aleancat e interesave mafioze të tyre, por një gjë është e sigurtë: Tranzicioni e egër i ekonomisë së tregut kapitalist do të vijojë, duke vijuar të nxjerrë në pazar lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vërtetë të shqiptarëve.
Pavarësisht nga premtimet tashmë bajate të Bashës për “Republikën e re të qytetarëve”; “Timonin vetanak” të qeverisjes së efektshme që do të na jepte “Shqipërinë që duam”, të Ramës; apo “Shanset për të gjithë” të Ilir-Vasilit, Shqipëria do të vijojë të zhgryhet në baltën e korrupsionit, drogës e krimit, asete këto të përhershme të sistemit kontravers kapitalist që po aplikohet.
A ka një mundësi që këta gangsterë politikë, këta “Al kapone” të shekullit të ri të mund të ndalohen në inkursionin e tyre antipopullor e antikombëtar?
Partia Komuniste mendon se ekziston një mundësi. Ndaj ajo ka hyrë në garën elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit, për të dërguar deputetët e saj në parlamentin borgjez. Dhe këtë e bën, jo për të marrë pushtetin, sepse komunistët e dinë fort mirë se pushteti nuk merret me vota e me parlamente, por për të frenuar “galopin” antipopullor e antikombëtar të “Kuajve të karrocës borgjeze”, kapistallët e të cilëve janë lidhur në kunja jashtë vendit tonë.
Prej 27 vjetësh Kuvendi i Shqipërisë, alias Parlamenti, nuk ka patur asnjë ditë një opozitë të vërtetë. Të majtë e të djathtë, socialistë e demokratikas, pozitarë e opozitarë, kanë qenë të njëjtat figura të ardhura nga radhët e dështakëve të sistemit socialist, të cilët, duke këmbyer me rrotacion vendet dhe pelerinat, kanë mundur të qëndrojnë në drejtim, duke e çuar jo vetëm karrocën qeverisëse, por edhe gjithë vendin drejt shembjes përfundimtare në humnerë.
Prania e deputetëve komunistë në Parlament, duke realizuar një opozitë të vërtetë e luftarake, do ta frenonte revanin e kësaj “karroce”, e cila na rrezikon të gjithëve.
Asnjë deputet i asnjë force politike nuk mund të realizojë opozitë të vërtetë të sistemit aktual, siç e realizojnë komunistët. Kjo për tri arsye kryesore:
. Komunistët me Partinë e tyre të Lavdishme, që themeloi e udhëhoqi me sukses Shqiptari i Madh Enver Hoxha, historikisht kanë vertetuar se janë idealistët më të vendosur dhe më të përkushtuar për interesat e popullit e të vendit. Këtë idealizëm dhe përkushtim ndaj çështjes dhe ndaj popullit e kanë manifestuar edhe në këta 27 vjet tranzicion të egër, ku u është dashur të përballen pa u lëkundur me egërsinë e propagandës dhe violencës së shtetit borgjez.
. Ndryshe nga partitë borgjeze e socialdemokrate, komunistët organizohen në një parti të çelniktë të tipit leninist, ku asnjëri nuk mund të shmanget nga parimet, normat dhe programi politik që rregullojnë jetën e brendshme dhe aktivitetin politik të Partisë Komuniste.
. Parimet, normat dhe programi i Partisë Komuniste nuk e pranojnë ndarjen e pushtetit me partitë borgjeze. Falë kësaj, deputetët komunistë nuk mund të joshen me poste e privilegje qeveritare, çka i bën ata imun ndaj kësaj “armë”, që borgjezia përdor me efikasitet për korruptimin e deputetëve e vënien në shërbim të qëllimeve të saj.
Të dahsur miq!
E vetmja mundësi e sigurtë për momentin që të zbulohen, frenohen e demaskohen “al kaponët”, që me siguri do të “arijnë” përsëri në parlament, është prania e deputetëve komunistë në këtë institucion ku nis gjithë puna për ngrehinën e shtetit.
Përdoreni këtë mundësi duke votuar PARTINË KOMUNISTE, e cila në fletën e votimit ka numrin 16.
Këtij aksioni politik duhet t’i bashkangjiten gjithë shqiptarët e vertetë, të cilët dinjitetin dhe identitetin e shqiptarit e kanë jo vetëm në pasaportë, por në gjithë jetën dhe veprimtarinë e tyre.

Të dashur miq të Facebook-ut:
Në pamundësi për të komunikuar drejtpërsëdrejti me njëri-tjetrin, le të shfrytëzojmë dhe këtë mundësi që na jep elektronika, për t’ju drejtuar çdo shoku e miku, kudo që ndodhen me thirrjen:
NË ZGJEDHJET E DATËS 25 QERSHOR, VOTONI KANDIDATËT KOMUNISTË !
VOTONI NR. 16 – PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË !

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...