Home / Lajme / KURTI: UNË JAM KRYEMINISTRI I ARDHSHËM I KOSOVËS

KURTI: UNË JAM KRYEMINISTRI I ARDHSHËM I KOSOVËS

13.06.2017
Kurti: Unë jam kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Albin Kurti thotë se do të jetë ai kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër ka zhvilluar një intervistë me Televizionin Kombëtar të Zvicrës – SRF, ku deklaroi se Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

I pyetur nga SRF, se kush mendon se do të jetë kryeministri i ardshëm i Kosovë, Kurti ka thënë:

“Mendoj se do të jem unë. Pas këtyre zgjedhjeve, ne jemi partia më e madhe në Kosovë dhe i kemi dyfishuar votat tona. Kjo është një fitore kundër një koalicioni me 16 parti dhe një tjetër koalicioni me shtatë parti, kampet e të cilave e kanë humbur forcën. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë një entuziazëm në Kosovë”.

Ish-kryetari i Lëvizjes deklaroi se me të marrë pushtetin, Vetëvendosje do të fillojë menjëherë me implementimin e 40 prioriteteve që janë shpalosur gjatë fushatës zgjedhore.

“Sa më parë që ta marrim qeverinë, ne do donim të implementojmë 40 prioritetet tona për Kosovën. Kjo përfshinë një fond të pavarur për të financuar rindërtimin e vendit dhe përkrahjen e ekonomisë tonë. Veçanërisht do të zvogëlojmë burimet minerare, të sektorëve të energjisë dhe të bujqësisë”, ka thënë Kurti, njofton Insajderi.

Kurti ka premtuar reformimin e sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale.

“Ne gjithashtu kemi nevojë për një bankë zhvillimore me norma interesi më të ulëta sesa më parë. Krimi i organizuar dhe korrupsioni i shfrenuar duhet të ndalohen. Nevojiten gjyqtarë dhe prokurorë më të mirë – dhe këtu kemi nevojë për mbështetjen e BE-së”, deklaroi ai.
Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...