Home / Lajme / Gazeta zvicerane nxjerr sekretet e Ilir Metës, pëson humbje të rëndë financiare me kompaninë e arit, diamanteve dhe zinkut

Gazeta zvicerane nxjerr sekretet e Ilir Metës, pëson humbje të rëndë financiare me kompaninë e arit, diamanteve dhe zinkut

Gazeta zvicerane nxjerr sekretet e Ilir Metës, pëson humbje të rëndë financiare me kompaninë e arit, diamanteve dhe zinkut

Ilir Metës, presidentit të zgjedhur të Republikës që merr detyrën më 24 korrik por që mund të shkarkohet menjëherë, nuk po i ecën asgjë mbarë. Pasi dështoi me mbajtjen e Lulzim Bashës në çadër, hyrjen në zgjedhje pa PD dhe marrjen e 30 deputetëve, pasi dështoi dhe me koalicionin me Ramën ku mund të përfitonte ndonjë votë si parti e dytë, tashmë po përballet dhe me ndërprerjen e blerjes së votës përmes vendeve të punës. Sepse krerët e dy partive të mëdha po reklamojnë faktin se në të gjitha rastet LSI do të jetë në një opozitë të gjatë, një ftesë e qartë për të gjithë ata që kanë votuar për një vend pune apo për lekë për LSI, nuk kanë pse ta bëjnë më një gjë të tillë.

Sot Meta doli dhe në një gjendje me të vërtetë tragjike kërcënoi rëndë Ramën se nuk do ta dekretonte kryeministër të vendit. Pavarësisht se pranoi se do të ishte Rama fitues, duke hedhur poshtë deklaratat se do të jetë LSI parti e parë dhe Tit Vasili Kryeministër, Meta sot ka lëvizur fare nga “faza” duke bërë deklarata antikushtetuese. Por burime të sigurta brenda LSI tregojnë një shkak tjetër të acarimit dhe shkatërrimit nevor të Metës. Bëhet fjalë për humbjen e miliona dollarëve në kompaninë e tij të fshehur të arit, diamanteve dhe zinkut në Afrikë. Dhe për më tepër, kompania që ka atje, e cila blen dhe shet miniera diamantesh dhe ari në Afrikë, duke qënë se administratori që ka emëruar Meta në krye të saj është në burg (Kastriot Ismailajn), po vijon të shënojë humbje katastrofike sa si pjesë të borxhit po “thithin” shumë dhe nga depozitat e floririt të Kërrabës që Meta ka në Britani. Prandaj Ilir Meta ishte sot në një gjendje të mjeruar, e paparë ndonjëherë në tërë karrierën e tij politike. Të thotë se është trim, është Ilir Meta, s’do të dekretojë kryeministër e qeveri, të kërcënojë hapur si një shitës mishi, është e padëgjuar dhe që mund të sjellë shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Po si është e vërteta e parave të minierave të diamanteve, arit dhe zinkut në Afrikë, në pronësi të Ilir Metës? Kastriot Ismailaj, njeriu i përfolur si sekser i Ilir Metës me kompaninë CEZ, është njeriu i punëve të pista të Ilir Metës dhe është nën hetim ndërkombëtar për pastrim parash, pasi ka blerë një minierë zinku në Kongo nën ombrellën e një kompanie zvicerane, ndërkohë që firma është e regjistruar në Tiranë, në shtëpinë e tij. Kryetari i LSI, Ilir Meta, ka bashkëpunëtor të ngushtë të tij një person që është në hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të parave, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo dhe bashkë me të dhe të disa miniarave ari dhe diamantesh në Afrikë.

Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është nën hetim ndërkombëtar për pastrim parash. Ndërkohë që janë dhënë detaje dhe në media për udhëtimin sekret dhe privat të Ilir Metës në Pragë në ditët që Shkodra mbytej nën ujë. Dritan Prifti plotësoi ngjarjen, duke dëshmuar se qëllimi i vizitës ka qenë lidhja e një kontrate për mbledhjen e borxhit të pambledhur të KESH nga një person shumë i afërt me të. Dritan Prifti tha se ky person quhet Kastriot Ismaili. Sipas Priftit, nga ky shërbim nënkontratuesi, pra njeriu i Ilir Metës, pritej të fitonte 50 për qind të shumës.

Gazeta zvicerane nxjerr sekretet e Metës

Por një shkrim i gazetës së njohur zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” shkruan për Kastriot Ismailajn si pjesë e një grupi pastrimi parash, duke nxjerrë në dritë dhe trasnferimin e parave në Afrikë me qëllim pastrimin e tyre. Gazeta shkruan për një skandal që lidhet më një minierë në Kongo, Afrikë, në qendër të të cilit është Kastriot Ismailaj. Sipas gazetës, minierat në Kongo, merren nga firma fantazëm, që më pas ua shesin firmave gjigante. Kështu ka ndodhur edhe me Kastriot Ismailajn. Bëhet fjalë për një minierë zinku në Kipushi të Kongos. Miniera prodhonte deri në 140 mijë ton zink në vit. Banka Botërore e cilëson një nga burimet më të mëdha të zinkut e germaniumit në botë. Por Kongo nuk mund ta mbante këtë minierë ndaj kërkon investitorë të huaj. Në mesin e ofertuesve është edhe një firmë fantazmë zvicerane, që e paraqet veten si një firmë të fuqishme. Firma ka thjesht një seli në Zvicër, në shtëpinë e Edëin Rüegg, konsull nderi i Shqipërisë në Zvicër. Firma që do merrte minierën ka pasur një kapital themeltar prej 100 mijë frangash zvicerane dhe 98% janë në pronësi të Kastriot Ismailajt. Në dokumentin e përgatitur për të blerë minierën, thuhet se firma e Ismailajt ka në punë 6 mijë persona. Dokumenti është përgatitur nga një avokate amerikane me emrin Rebecca Gaskin-Gain. Ajo shkruan se konsorciumi që do blejë minierën ka një xhiro vjetore prej 3 miliardë dollarë. Në konsorcium është përfshirë edhe një firmë serbe, që quhet East-Point-Group, që duket se ka pak eksperiencë në fushën e minierave. Konsorciumi premton madje se do japë 570 mijë dollarë për qëllime bamirësie nëse fiton këtë kontratë.

Në realitet konsorciumi blen vetëm një ambulancë si dhuratë për spitalin e zonës, kurse miniera është në gjendje të mjerueshme. Gazeta thotë se mbetet e paqartë se si u përzien njerëzit nga Ballkani në këtë aferë, por nënvizon faktin se pas tyre është një politikan i rëndësishëm në Shqipëri, që jo rrallëherë cilësohet si “sheiku” i Ballkanit dhe lëviz të gjitha pisllëqet në këtë vend. Gazeta thotë se më pas miniera i shitet një kompanie të madhe në fushën e mineraleve me emrin Xstrata. Këtu mbyllet dhe kapitulli i Ismailajt, kurse gazeta investigon më tej për mënyrën se si e bleu Xstrata minierën nga disa persona të dyshimtë. Kompania Xstrata nuk ka dhënë shpjegime, por ka deklaruar se do ketë investime të mëdha për minierën. Kastriot Ismailaj, për të gjithë ata që e njohin, është një biznesmen misterioz. Ismailaj lidh në mënyrë misterioze Ilir Metën me një grup serb në fushën e minierave, edhe pse pa shumë biografi në këtë drejtim dhe me përdorimin e kompanisë së tij si blerës dhe pastaj shitës i një prej minierave më të mëdha të zinkut në botë. Fakti që emri i tij u rishfaq sërish në listën e skandaleve për Metën, tregon se ai vazhdon të mbetet një njeri konfident i tij dhe se drejtësia shqiptare duhet të hetojë seriozisht përfoljen e tij në një nga transaksionet më të dyshimta në botën perëndimore për pastrim paresh.

“Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 mln euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50 përqind”, është shprehur më herët ish ministri Prifti.

Meta dhe pastrimi i parave

Njëherësh sipas këtyre skemave, Ismailaj brenda një periudhe të shkurtër ka kryer rreth 15 mln euro transaksione nga llogaritë bankare duke pranuar e transferuar drejt disa shteteve. Mes tyre, Afrikë e Jugut, Kongo, Kenia, Republik Domenikane, Malajzi, Gjibraltar, Singapor, Belgjikë, Francë, Bullgari, Zvicer në shumë raste, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet të njohura si ofsharë apo parajsa fiskale. Por përmes një komunikate për mediat Drejtoria e Komunikimit prane Qeverise shqiptare, sqaron se “Ne daten 27 Gusht 2015, rrjeti investigativ BIRN ka kerkuar nje koment te Kryeministrit te Republikes lidhur me disa pretendime, te pashoqeruara me fakte, qe gazetarja ngrinte per Kryetarin e Kuvendit”. Per te verifikuar pretendimin e BIRN, zyra e Kryeministrit i eshte drejtuar zyres se Avokates se Shtetit, e cila eshte vene ne kontakt me studion ligjore “Clifford Chance”.

Sipas Kryeministrisë, perfaqesuesi i studios ligjore, z. Tim Schreiber ka kthyer kete pergjigje: “Ndryshe nga ajo qe disa gazetare duket se pretendojne, OSHEE ne deklarimet e ceshtjes ne arbitrazh kunder DIA Ltd nuk ka permendur emrin e zotit Ilir Meta si perfitues i transfertave bankare apo ndonje praktike tjeter korruptive qe lidhet me marreveshjen per mbledhjen e borxheve mes OSHEE dhe DIA Ltd.rom”.

Në atë kohë, përkundër deklaratave të Berishës që sot thotë se Meta nuk ka fare gisht në dështimin e kësaj qeverisjeje, kreu i PD, Lulzim Basha atëherë kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Meta si përfitues i shumave të vjedhura nga kompania e Kastriot Ismailaj, e kontraktuar për mbledhjen e borxheve të CEZ.

“Avokatët e qeverisë shqiptare kanë zbuluar se firma e mikut të kryetarit të Kuvendit ka përfituar miliona euro, dhe një pjesë të parave e ndante me Ilir Metën. Faktet janë publikuar. Dosja është e plotë. Çështja është shumë serioze. Siç shprehet avokatja e qeverisë shqiptare Clifford Chance, hetimi mund të zbulojë skemën më të madhe të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri. “Korrupsioni, marrja e rryshfetit, përvetësimi i miliona eurove është kthyer në normë sjellje e Ilir Metës dhe Edi Ramës, është bërë zakoni i tyre. Por kjo është e papranueshme për ne, është e papranueshme për qytetarët shqiptarë” thoshte atëherë Basha.

Gjithsesi humbja e miliona dollarëve në Afrikë dhe njëherësh dhe e eksluzivitetit evropian të diamanteve, arit dhe zinkut, nuk është pak dhe Meta ka të drejtë të “shfazohet”.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

NË KOSOVË, PATËM LUFTË APO KONFLIKT?(!)

    Pyetje: Zoti Dlaver, si mund ta komentoni një deklaratë të ...