Me 28 gusht 1963, 54 vjet më parë, në Uashington, Martin Luther King do të mbante një fjalim historik, fjalim që do të ndryshonte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara.
“I have a dream” (Unë kam një ëndërr), ishte fraza më e njohur, e një fjalimi të gjatë që denonconte racizmin dhe pabarazinë në shoqërinë amerikane.
Me 09.qershor 2017, në Prishtinë, mbrëmë, kandidati për kryeministër i tërë Kosovës, z. Kurti, mbajti një fjalim historik, fjalim që do të ndryshoj përgjithmonë Republikën e Kosovës.
Me anaforën, me refrenin e njëjtë “me zemër dhe me mendje”, Albin Kurti të kthente tek epoka e ndryshimeve të mëdha shoqërore e politike në SHBA-të e vitit 1960.
“Me mendje e me shpresë më zemër e me besë”, kandidati për kryeministër i tërë Kosovës, ndërtoj dy paralelizma politike; racizmin e shoqërisë amerikane të viteve 1960 me racizmin social, politik, kulturor e ekonomik të shoqërisë së Kosovës të pasluftës. Kjo përsëritje sajonte ritëm në fjalimin e tij dhe ndikoj në përçimin logjik të porosisë së tij.
Fjalimi i Albin Kurtit mbrëmë, do të qëndron si një nga fjalimet më të mëdha të historisë së shqiptarëve të ish-Jugosllavisë – ishte një bashkim i paparë i të shprehurit dhe të përmbajtjes i çështjes dhe i personit.
“Me zemër dhe me mendje”
Përsëritja ritmike, “Me zemër dhe me mendje”, nuk ishte aspak e tepruar e as huaj. Ajo përsërtije ishte prekëse, si për ata që ishin të pranishëm aty, e sikurse për ata që e ndoqën përmes mediave pamore. Me pauza jo të gjata, të zgjeruara me zanore dhe me përsëritjen ritmike të frazës, “Me mendje e me zemër”, Albin Kurti u ka mundësuar qindra mijërave të pranishmëve një dialog pothuajse muzikorë, të përbërë nga të folurit dhe britma e publikut shqiptar.
Refreni ” I have a dream”, si dhe ai “Me zemër dhe me mendje”, janë thirrje të dhimbshme e prekëse, por gjithsesi të domosdoshme e të sinqerta. “Me zemër e me mendje” dhe “I have a dream”, ishin dhe janë shigjetat e drejtuara kundër pushteteve joqytatare, qeverive shtypëse dhe klasave të konzervuara politike për të lejuar e mundësuar ndryshimin e domosdoshëm politik e social.
“Me mendje e me zemër”, “me shpresë e me besë”, janë fjalët që Albin Kurti i gërshëtoj dhe i shkriu në një: Edhe kodin, edhe traditën edhe identiten kulturor shqiptar e ballafaqoj me identiten politik të një levizjeje të pambaruar politike, që na çon prapa, atje në vitet e trazuara të shekullit XIX, në qytetin e lashtë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
“Me mendje e me shpresë më zemër e me besë”, është refreni është anafora më domëthënëse, më drithëruese, ndoshta më e fuqishme, sesa refreni epokal i Martin Luther Kingut, “I have a dream”, i mbajtur tek shkallet e monumentit të Linkolnit.
Duhet theksuar se Albin kurti, gjatë tërë fjalimit, ishte në një duet prindëror me popullin; Ai u shkri me popullin. Ai mendonte me popullin. Ai vuante me popullin. Ai e thërriste popullin.
Fjalimin e madh e kthesëbërës të Martin Luther Kingut e ndoqën rreth 200. 000 mijë pjesëmarrës, ndërsa fjalimin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës e ndoqën mbi 4 milion shqiptarë, dhe jo vetëm ata. Sepse ishte ndikimi domëthënës i fjalëve dhe gjuhës së sinqertë, e aspak populliste, i z. Kurti, “Me mendje e me zemër”, që krijonin angazhime dhe thërrisnin për ndryshime.
Albin Kurti, mbrëmë, pamohueshëm, padyshim e sigurisht, ishte një fjalimmbajtës, një intelektual politik, një humanus politica që terhiqte publikun me fuqinë e tij, karizmën e tij përmbajtësore dhe me mesazhin e tij çlirues.
Në fjalën e tij, mbrëmë, ai, Albini, shoku, babai, bashkëudhëtari, vëllai, qytetari i Kosovës, kandidati për kryeministër i tërë Kosovës, vazhdimisht u duartrokit, pandërprerë e rregullisht u ndërpre nga masat. Dhe me entuziazëm u dëgjua, u kuptua e u përjetua.
Ai dukej, jo vetëm se dukej, por ai dëshmoj, ai vërtetoj se është një njeri që është i etur për të marrë një detyrë të madhe. I etur për të arritur atje ku e kërkon kombi i qytetëruar, shteti, koha e vendi.
Ai mbrëmë na tregoj se është, padyshim, i sigurtë që të marrë këtë çështje e këtë mision të vështirë, të rëndë por të domosdoshëm.