Home / Lajme / Albin Kurti u drejtohet anglisht miqve ndërkombëtarë dy ditë para zgjedhjeve, ja mesazhi i tij.

Albin Kurti u drejtohet anglisht miqve ndërkombëtarë dy ditë para zgjedhjeve, ja mesazhi i tij.

PERISKOPI.COM

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, iu është drejtuar me një mesazh miqve ndërkombëtarë.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës, ka kohë që janë duke e pritur ndryshimin.

“Ne kemi fituar në zgjedhjet lokale në kryeqytet dhe njerëzit tashmë e kanë parë se si vullneti dhe vendosshmëria triumfojnë mbi krimin dhe të sjell zhvillim”, ka thënë Kurti.

Kurti ka folur edhe për përqindjen e lartë të varfërisë dhe papunësisë, duke thënë se VV është për një shtet të zhvilluar që siguron mbrojtjen sociale.

“Ne nuk do të kërkojmë fonde të reja nga taksapaguesit ndërkombëtarë. Të njëjtat fonde që Kosova merr sot, do të përdoren për rritjen ekonomike dhe reduktimin e pabarazisë”, u shpreh ai.

“Një shtet i pazhvilluar, i drejtuar nga krimi nuk ka shanca të integrohet në Bashkimin Evropian. Programi ynë ekonomik do të jetë i kombinuar me drejtësinë sociale dhe sundimin e ligjit, për të bërë   realitet anëtarësimin në BE”.

Kurti ka folur edhe për Ushtrinë. “Ne duam paqe të qendrueshme dhe afatgjate në rajon. Pa Ushtri, Kosova  do të mbetet cak i ekspansionizmit. Ne do të punojmë ngusht me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, veccanërisht me SHBA dhe BE për ta formuar Ushtrinë dhe për t’iu bashkuar NATO-s”, deklaroi Kurti.

“Të dielen, më 11 qershor, populli do ta sjellë këtë ndryshim të pritur gjatë”.

Kurti në fund ka ftuar miqtë ndërkombëtarë që ta lexojnë programin politik të Vetëvendosjes.

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Albin Kurti, Hasan Prishtina i kohëve moderne

Bosnjëzimin e Kosovës, privatizimin neoliberal, plaçkitjen, nigerizimin  e vendit dhe gjendjen e ...