Home / Lajme / Bledi Mane: Nga varri i vogëlushit Durda, një letër për Armina Mevlanin!

Bledi Mane: Nga varri i vogëlushit Durda, një letër për Armina Mevlanin!

1
Bledi Mane: Nga varri i vogëlushit Durda, një letër për Armina Mevlanin!

Nga Bledi Mane-Public Enemy

Teta Armina, ti ke ditelindjen sot?

 

Gezuar dhe u befsh 100 vjeçe! Gezuar dhe me fal se une nuk vi dot te festa jote. Une nuk kam as facebok e as instagram por te njoh. Jam i vogel por ty te njoh se ti fle bashke me xhaxhi Shkelzenin cdo nate. Xhaxhi Shkelzeni eshte ai qe na vrau ne te gjitheve ne Gerdec nga makuteria dhe babezia. Gezuar teta Armina, une jam Eri Durda qe po jepja shpirt ate dite marsi kur shpertheu fshati im dhe nuk kisha merakun qe po ikja nga kjo jete por u merzita se kisha marre pa leje bicikleten e shtepise dhe ajo u prish nga gjemimi dhe zjarri i predhave. Kisha merak se po vdisja une dhe bashke me mua po vdiste edhe i vetmi mjet transporti qe kishim ne shtepine tone te varfer.

Reklama

Oh sa doja te vija ne festen e ditelindjes tende e dashur teta Armina por kam turp. Kam turp se kam 9 vjet i tretur nen dhé e te me shikosh si jam katandisur. Ne festen tende vine vetem njerez qe kane leke, makina te shtrenjta, vishen bukur, bejne dhurata super te shtrenjta, pine alkool te shtrenjte, flakerisni fishekzjarre plot ngjyra. Une dua te vi por kam turp. Dua te vi te shikoj kur kerceni dhe argetoheni por druhem. Per koken e mamit druhem se jam katandisur si mos me keq. Dukem i plakur dhe vi erë. Me kane mbetur vetem kokallat. Mishin ma kane ngrene krimbat ashtu sic ha ti me Zenin kaviar te shtrenjte ne Meksike. Kafka e kokes me ka mbetur me floket ngjyre kafe si çantat e shtrenjta LV qe te blen Zeni ne Paris. Ne zgavrat e syve hyjne e dalin vemjet e nentokes aq shpesh sa ti me Zenin qe hyni e dilni jashte per pushime te shtrenjta. Une nuk vi eren e paster te nje femije 6 vjecar por vdekja me ka sperkatur me parfumin e mortjes sic sperkatesh ti Armina me parfumet qe ble me leket e Zenit.

Dua te vi te ditelindja jote te te sjell nje tufe me lule qe mami im Zamira Durda ma vendos mbi varr cdo dite por kam frike se mami me bertet e me thote qe vrasesist nuk respektohet me lulet e halleve tona. Oh sa dua te jem aty te festa juaj te me shikosh dhe ti me Shkelzenin sa jam rritur e kam ndryshuar. Dua te vi aty se une nuk urrej njeri. Me beso teta Armina, nuk urrej as Zenin qe na vrau per lekë dhe as ty qe me leket e vdekjes tone argetohesh dhe mburresh neper Shqiperine e veremosur. Dua te vi aty te shikoj e te prek nga afer dhuratat e shtrenjta: oret, kepucet, unazat, diamantet, pushimet, udhetimet, parfumet, fustanet. Dua te vi aty tu uroj me gjithe shpirt e jo tu mallkoj. Dua te cohem nga varri tu respektoj sepse ne te vdekurit nuk jemi hakmarres por te lutem teta Armina me premto dicka. Te lutem, thuaji xhaxhi Shkelzenit te me bleje dhe mua nje biciklete sepse ndjehem fajtor para mamit dhe vellait. Ate dite pranvere marsi te 2008 e mora bicikleten pa leje nga shtepia dhe kur shpertheu Gerdeci vdiqa une, vdiq dhe bicikleta qe me shetiste si femij i lumtur rrugeve te fshatit tim te nëmur. Me blini nje biciklete qe t’ia bej dhurate mamit, babit, vellait dhe ata te udhetojne kudo e te mos e kene mendjen te mua. Ma realizoni kete deshire sepse une do jem i vdekuri me i lumtur ne botë.
Gezuar ditelindjen teta Armina. Tani po iki se erdhen perseri krimbat te me hanë kokallat. Gezuar!

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...