Home / Lajme / Shahu: Postin e Kryeministrit, nuk i’a ka më borxh domosdo Kosova Haradinajt

Shahu: Postin e Kryeministrit, nuk i’a ka më borxh domosdo Kosova Haradinajt

Publicisti Rexhep Shahu, thotë se ata që kanë luftuar nuk është e domossoshme që t’i imponohen qytetarëve për qeverisjen e vendit. Duke komentuar lidhjen e koalicionit të ashtuquajtu “krahu i luftës”, Shahu, për MekuliPress, thotë se shumicë prej tyre e deshën më shumë pushtetin.

“Nëse luftëtarët bënë luftë, e kryen detyrën ndaj atdheut. Le të shkojnë në punë e tyre dhe shteti do të dijë si t’u jetë mirënjohës. Shumica nga ta, deshën më shumë pushtetin se lirinë që n’a e solli NATO dhe Amerika bashkë me UÇK-në. Ata mund të jenë pjesë e qeverisjes por nuk duhet t’a mendojnë se vetëm ata janë meritorë të qeverisin e t’a shkoqin Kosovën. Nuk besoj se kanë dëshmuar të jenë burra shteti sepse është e vështirë të jesh burrë shteti”, shprehet Shahu për MekuliPress. Ai thotë se në 100 ditë kryeministër, Haradinaj tregoi se mund të jetë kryeministër nëse do t’ishte përherë gjall përherë presidenti Rugova.

“Në asnjë rrethanë nuk i mbetët lakmi asgjë prej disa komandantëve të UÇK-së. Ramushi, ndër komandantët është më komandant se ka luftuar. Por nuk i’a ka me borxh Kosova që ai domosdo të jetë kryeministër”, përfundon Shahu.

( Marë nga MekuliPress)

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...