Home / Lajme / Molliqaj: Ta shpëtojmë Kosovën nga theqafja

Molliqaj: Ta shpëtojmë Kosovën nga theqafja

Molliqaj: Ta shpëtojmë Kosovën nga theqafja

Në ditën e tretë të fushatës, Lëvizja VETËVENDOSJE ka mbajtur tubim edhe në komunën e Istogut. Këtë tubim e hapi Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet, Dardan Molliqaj.

Molliqaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj dy koalicioneve, të cilat edhe nga Istogu i quajti “koalicion i krimit” dhe “koalicioni i dështimit”.

“Ne nuk bëjmë koalicion me ata që përfaqësojnë krimin në Kosovë”, tha Molliqaj.

Ai po ashtu ka kujtuar deklarimet e Isa Mustafës që thoshte se në Prishtinë do t’i fitonte zgjedhjet me duar në xhepa, e në fakt vetëm duart në xhepa i ngelën.

“Dy koalicionet janë strukur e s’po guxojnë të dalin në debate”, duke thumbuar kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, për të cilin tha se e ka gojën plot guxim e iu frikësohet debateve.

Në fund, Molliqaj kishte një ftesë të veçantë për votuesit e LDK-së, që të votojnë VETËVENDOSJE-n dhe kështu ta shpëtojnë Kosovën nga theqafja, por edhe LDK’në nga Kadri Veseli dhe ShIK-u.

Në tubimin e VETËVENDOSJE-s në Istog ka folur edhe kandidati për deputet i cili vjen nga pakica boshnjake, Mehmed Çeman.

Ai kritikoi ashpër pushtetet e pasluftës, për të cilët tha se e kanë zhytur vendin në krim dhe asnjëherë nuk i kanë trajtuar me dinjitet pakicat.

Ai u shpreh i bindur se VETËVENDOSJE do të triumfojë me 11 qershor dhe se nga kjo datë Albin Kurti do të jetë Kryeministër, si dhe tregoi arsyet që kanë bërë të jetë pjesë e VV-së.

“Jam me VETËVENDOSJE-n sot sepse vetëm VETËVENDOSJE është për drejtësinë, respektimin e pakicave dhe të drejtat e njeriut, respektimin e vlerave të luftës, të cilat ata që thirren si krah i luftës i kanë shkelur”, tha Çeman.

About admin

x

Check Also

INTERVISTË ME ENVER DUGOLLIN, ISH-OFICIERIN USHTARAK TË FSK-SË, SOT ANËTAR I LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Intervistë me Enver Dugollin. (mar nga MekuliPress) Ish oficeri ushtarak, sociologu dhe ...