Home / Lajme / Konjufca: Kadri Veseli e Isa Mustafa u tërhoqën nga frika, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Konjufca: Kadri Veseli e Isa Mustafa u tërhoqën nga frika, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Konjufca: Kadri Veseli e Isa Mustafa u tërhoqën nga frika, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Glauk Konjufca në tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri tha se në Kosovë janë bërë dy grupe. Koalicionin PDK-AAK-Nisma e quajti koalicion i klanit “Pronto”, kurse koalicionin LDK-AKR-Alternativa e quajti koalicioni “nga të fryn era”, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij, ai foli mbi disa nga prioritetet e Vetëvendosje , e me theks të veçantë për arsimin, për çfarë tha se ka qenë votë e kontroll politik, por premtoi se do t’i kthehet shkencës.

“Deri më 11 qershor, profesor të ka bërë qeveria, pas 11 qershorit të bën dija“, tha para vushtrriasve, kandidati për deputet, Glauk Konjufca.

“Me shëndetësinë që do të sjellë Vetëvendosje ka me të marrë malli të sëmuresh”, tha tutje Konjufca, teksa foli për planin e VV’së për shëndetësinë.

Konjufca foli edhe për dy pretendentët për kryeministra, Haradinajn e Hotin, për të cilët tha se duhet të iu falënderohen Albin Kurtit.

“ Veseli dhe Mustafa nga frika e humbjes së sigurt nuk kandiduan vetë por vendosën këta të dy kundër tyre. Me 11 qershor rruga do të degëzohet. Para jush do të shfaqen dy tabela: në njërën shkruhet humnera, në tjetrën shpëtimi. Populli do ta votojë shpëtimin. VETËVENDOSJE!, urime fitorja!“, përfundoi fjalën e tij, Glauk Konjufca.

About admin

x

Check Also

Kryeziu: 100 ditëshi i Qeverisë Kurti më i suksesshmi në histori të Kosovës, dialogu Kosovë – Serbi duhet të vazhdoj me vija të kuqe

NGA ALBULENË MUJI MË 30 MAJ 2020  Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Taulant ...