Home / Opinion / Zëri i femrës i dha jehonë luftës çlirimtare

Zëri i femrës i dha jehonë luftës çlirimtare

Shkruan: Ramize Sinanaj Shala
Zëri i femrës i dha jehonë luftës çlirimtare
Të nderuara familje të dëshmorëve!
Të nderuar invalid të luftës çlirimtare!
Të nderuar bashkëluftëtar/e dhe të gjithë ju të pranishëm!
Tash e 18-të vite më parë, më 31 Maj 99, ranë për të mos vdekur kurrë këta dëshmorë për të cilët sot kemi ardhur t’i nderojmë, dhe të përurojmë këtë Kompleks-Memorial,
janë këta dëshmorë, që nuk kursyen as jetën e tyre për lirinë e Kosovës, ndërsa Kosovës i është dashur të kalojnë 18-të vite, për ta ndërtuar këtë Kompleks-Memorial. Vërtet e turpshme kjo!
Pas 18-të vitesh, mora guximin të dalë në tribunë, jo për t’u ekspozuar, por për t’i thënë disa nga padretësitë, që ju bënë Ushtrisë, Çlirimitare të Kosovës e në veçanti femrës ushtare.
Edhe pse zëri i femrës i dha jehon luftës çlirimtare, por më pas u shua!
Kanë kaluar 18-të vite, dhe femra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e gëzon asnjë të drejtë, pëkundrazai përbuzen nga disa matrapazë,-e, këtë përbuzje ja mundësuan qeveritarët-bashkëluftëtarët tanë të cilët nuk e morën në mbrojtje për të treguar sakrificën dhe trimërinë e femrës ushtare e cila u përfshi vullnetarisht në Luftën Çlirimtare!
Njoh disa nga bashkëluftëtaret,që nga paragjykimet nuk kanë krijuar as familje!
Qeveritarët tanë, nuk janë kujdesur për këtë kategori femrash, nuk i kanë ofruar as punë, sepse fillimisht i kanë punësuar famijlarët e tyre!
-Për t’u punësuar në Istitucionet çoftë qeveritare apo komunale, duhet t’i përmbushësh disa kushte, pos kualifikimit shkollor, duhet të kesh lidhje familjare me njerëzit në pushtet.
Në këtë rast po ju rikujtoj se, gjatë mobilizimit për çlirimin e atdheut nuk ka pasur asnjë kusht për ta veshur uniformën e UÇK-së,  një femër, e cila qëndroi besnike deri në fund të Luftës Çlirimtare.
Qeveritarë, e di se jeni mësuar të dëgjoni fjalë të bukura dhe fjalimi im mund të mos ju pëlqejë, por unë nuk do t’i mohoj të arriturat e juaja për shtetndërtim, ju ndërtuat rrugën e kombit, mbase ndërtuat edhe shumë komplekse banesore…,-por, në anën tjetër privatizuat fabrikat duke e lënë popullin pa punë, dhe pa të ardhme…
Ju ndërtuat edhe objekte shkollore, por rrënuat diturinë, duke punësuar njerëz jo profesionistë në lëmi të ndryshme.
Ju ndërtuat aq shumë pasuri për vete, për familjarët e juaj, sa nuk e keni ndërmend të ngopeni!…
Prandaj mjaft ju lutem, se nuk luftuam për një Kosovë të tillë, luftuam për një Kosovë me të drejta të barabarta shoqërore, për një shoqëri me barazi sociale, për një shtet ku mund të funksionojë ligji i njejtë për të gjithë, sepse Kosova është edhe e jona.
Por, keni të drejtë ju pushtetarë, se vërtet Kosova është më shumë e juaja, sesa jona, sepse një pjesë bukur të mirë e shitët e një pjesë tjetër e uzurpuat pas luftës, ndërsa ne kemi vetëm nga një shtëpi të vogël, që na e kanë lënë trashigim gjyshërit tanë.
Po, drejtësia ku mbeti?
U vranë ushtarë e komandantë pas luftës, dhe ende nuk janë gjetur fajtorët për t’u dënuar nga drejtësia!
Ndërsa, ju  qeveritarër- shkoni dhe i vizitoni, vetëm atëher kur ju nevojitet vota! Vërtet mjerim!…
Bashkëluftëtarë, falë votës sonë fituat tituj të ndryshëm dhe pozita në pushtet, arritët të jeni deputetë, kryeparlamentarë, kryeministra,-e, besa edhe kryetar shteti!!!
Ju votuam, duke menduar se do e mbani betimin që dhamë para flamurit kombëtar, menduam se do ta mbronit Kosovën, dhe nuk do e falin asnjë pëllëmbë tokë!
Pa më thuani ku mbeti Mitrovica?!
Po me Demarkacionin e ”Zajednicën, çka po ndodh ???!!!
A ju kujtohet sakrifica e luftës, fitoret që korrnim gjatë luftimeve sa të gëzuar ishim?
A ju kujtohet sa shumë e donim dhe e respektonim njëri-tjetrin?…
A ju kujtohet, kur nënat tona në orët e vona të natës na e shtronin sofrën për të na ushqyer?…
A ju kujtohen sa herë kishim të ftohtë natën nëpër male, e mbronim njëri-tjetrin, duke rrezikuar jetën…por ia dolëm, luftën e fituam.
Ndërsa, sot Kosova po copëtohet në paqe, nga keq qeverisja e juaj.
Qeveritarë, bashkëlufëtari im për 18-të vite me radhë, nuk erdhe për të vendosur një lule pranë dëshmorëv, që ranë për liri, gjatë betejave të një pas njëshme gjat luftimeve të përgjakshm,-këtu, në Frontin e Pashtrikut, ku luftohej për jetë e vdekje në Operacionin “Shigjeta”, Operacion ky,  luftarak që ishte  ideuar nga vetë ju Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, që sot qeverisni me vendin!
Por, ju nuk keni faj, sepse na varfëruat aq shumë, sa mendoni se mund të na bleni fare lehtë atëher kur ju duhet vota !
Bashkëluftëtarë! Respektojeni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse shteti i Kosovë do të ketë Ushtrinë e saj, por kurrë nuk do të ketë çlirimtarë, siç ishim ne dikur!
Dhe krejt në fund kam një porosi:
Bashkëluftëtaret e mia ju bëjnë thirrje, ashtu siq patëm guximin të marrim armët në duar për mbrojtjen e Atëdheut në luftë, të marrim guximin t´i shërbejmë atëdheut edhe në paqe. Jam e bindur se do ia t’ia dalim!
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
P.S. Ky shkrim është lexuar dje me 31 Maj 2017 në Gorozhup, me rastin e 18 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇK-së kundër pushtuesit jugosllavo-serb, në Operacionin “Shigjeta, në Pashtrik, njëherit është përuruar edhe Kompleksi-Memorial në Gorozhup të Hasit.

About admin

x

Check Also

Fabrikimi i frikshëm i personaliteteve të rremë

January 19, 2019  INTERVISTË – Ditët e fundit në publik janë denoncuar ...