
Gjatë Luftës kreu një varg detyrash, si udhëheqëse e Njësitit të Vajzave në Likovc, Zona Operative e Drenicës; pastaj në Zonën Operative të Dukagjinit përgatiti një njësit tjetër të vajzave, ndërsa më vonë kreu detyrën e oficerit për informim, kjo është Jeta Veliu (Hyrie Veliu me nofkën e luftës Jeta).
Tani ajo është kandidate për deputete për deputete të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes.
Periskopi ka gjetur fotografi të saj sa ishte ushtare. Ajo në listën e VV-së mbanë numrin 87.
Është e martuar dhe ka një vajzë.
Mbaroi studimet në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Hyria qysh herët mori pjesë nëpër demostrata kundër pushtuesit, ndërsa si studente u angazhua drejtpërdrejt në Lëvizjen studentore të kohës, te Klubi Kulturor i Studentëve dhe Unioni i Pavarur, duke u bërë pjesë e organizimeve dhe veprimeve konkrete, përfshirë protestat studentore të 1 Tetorit 1997.
Ajo u bë pjesë e Ilegales në Lëvizjen Popullore të Kosovës, kontaktet e së cilës e vunë në lidhje me UÇK, pjesë e së cilës u bë më 1997. Në kohën e lëvizjeve të mëdha ishte jo veç veprimtare ilegale, po edhe shkruante për gazetën studentore Bota e Re, si dhe organin e LPK Zëri i Kosovës. / Periskopi