Home / Lajme / Kryeministri i tërë Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë na dha shpresë!

Kryeministri i tërë Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë na dha shpresë!

Fotografia e Gëzim Mekuli
Gëzim Mekuli

 

Mami,
U munduam të ndalojmë ikjen tënde të rëndë e të dhimbshme. Nuk ia dolëm!
Ty të vrau shteti, apo të shprehem më qartë, jo-shteti. Spitali ishte varri yt, nuk ishte semundja!
Ato ditë tē rēnda, kur ti ishe duke “udhëtuar”, takova, fare rastēsisht, një shokun tim të klasës, specialist në SHBA, Anton Berisha, i cili kishte ardhur në Kosovë për vizitë familjare.
Sa shumë u gëzova! “Jo edhe aq shumë” për të, por më shumë u gezova për profesionin e tij. I tregova për semundjen e mamit. “Është duke na ikur mami, është gati në frymën e fundit, Anton. Ke mundēsi ta vizitosh?”
Antoni, pa përtesë, la familjen dhe cejfin familjar. Erdhi! Vizitoj mamin në spital, mamin, punëtoren, që kishte dhënë kontribute shtetit për më shumë se 30 vite.
E pa mamin! E kontrolloj!
Ai, si me pērtesē, u kthye nga unë e më tha: “Gëzim, këtu nuk ka kushte për shërim. Këtu nuk ka mjete”. Unë e shiqoja me pezm e me inat Antonin e dashur, shokin tim të klases, neurokirurgun specialist në SHBA: sikur të ishte ai fajtori pēr fatkeqesinē e mamit! Nuk doja të besoja se ishte faktori njeri, ai qē po vret shpirtin tim. Shteti, jo-shteti, po më merr të madhen, humanisten e maman time. Si është e mundur kjo?

Kurrë, asnjëherë dhe përjetë do mbajë mend fjalët peshēgurē tē Antonit: “Gëzim, po ta kisha mamin tënd paciente në repartin tim në SHBA, do kishte mundësi të mëdha për shërim. Duhet operim brenda 12 orēve!” “Këtu, e në këtē shtet, kjo s’bēhet! Më vjen keq, Gëzim, ky eshte realiteti”, më tha. Dhe shtoj: “Unë kam qenë drejtor në këtë spital, dhe e di se cfarë ndodhë këtu….., e tha fjalinē, ndoshta, me lot n’sy dhe iku…

E rikujtoj “vrasjen” e mamit nga jo-shteti, sepse mbrëme, kryeministri i ardhshëm i tērē Kosovës, Albin Kurti, ishte këmbëngulës për ndërtimin e shteti social. Shtet me dinjitet, me shërbime e me mirëqenje sociale, ku shëndetësia dhe arsimi do të ketë vendin parësor. Kjo të jep shpresë! Pêr mamanē tende e pēr fēmiun tēnd, po!
Timen mama, timen, ma t’miren e ma bujaren n’botē ma vodhi shteti i shekullit XIV….

Kryeministri i tērē Kosovës, Albin Kurti, ēshtē premtuesi serioz i shtetit me vlera: Është ai shteti që do shēronte e do shpëtonte fëmijët, nēnat, babatē, motrat, vēllēzērit e fqiun nga vdekja industriale.
Le të jetë e fundit vrasja e mamit tim nga shteti i shekullit XIV

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...