Home / Opinion / Komenti i web faqes Diplomacisë.DK

Komenti i web faqes Diplomacisë.DK

 

SHQIPTARË ATDHETARË!
SHQIPTARE ATDHETARE!
VOTOJENI ALBININ, PËR KRYEMINISTËR!
VOTOJENI VV, TË UDHËHEQ KOSOVËN!

Albin Kurti, është udhëheqës popullor i VV, i cili teorinë dhe praktikën e tij përparimtare e ka bërë të pandara, i ka bërë një, i ka vënë në lëvizje si gjaku me zemrën.
-Ndërsa, pa VV e drejtuar nga Albini, Kosovës Shqiptare do t´i mungonte opozita e vërtetë e cila mbi të gjitha nuk përpiqet për pushtet fiktiv,-por, është përpjekur dhe po përpiqet për shtet aktiv-impulsiv, për një shtet me sovranitet shqiptar dhe qytetar nga të gjitha fushëbetetjat e jetës ekonomike, politike, ushtarake, shkencore, kulturore e të tjera.
-Shqipërisë, do t´i mungonte një zë i fuqishëm atdhetar për përparim, barazi dhe ribashkim kombëtar.
Vendosmëria e tij për lirinë, barazinë dhe ribashkimin kombëtar i dha dhe pandërprerë,-po i jep forca; gjak dhe vizione diellore ardhmërie, atdheut dhe partisë.
Qëndresa e tij heroike në burgjet e armikut, pikërisht në strofkullën e Serbisë fashiste, në Beograd dhe në rezistencën paqësore-aktive, për më tepër se një dekadë,-përballë pushtetit të hajnizuar,(korruptuar) dhe të kriminalizuar të udhëheqësve dhe vartësve të tyre,-të partive në pushtet dhe opozitë, në rrugët dhe në institucionet e Kosovës, në mbrojtje të së drejtave tona kombëtare dhe të kufijëve të atdheut, siç janë, shënjimi i kufirit me Malin e Zi- Demarkacioni dhe Asociacioni, Bashkësia e komunave serbe, “Zajdednica” e të tjera…,-e ka bërë Albinin një politikan me objektiva të qarta ideologjike, majtiste-socialdemokrate, me moton të ecim përpara,sipas modelit të shteteve të përparuara skandinavike.
E ka bërë gjithashtu, kurdoherë e më të dashur për masat e gjëra popullore, brenda dhe jashtë atdheut,-në veçanti për vegjëlinë e shumëvuajtur, në shoqërinë e sotme kapitaliste, kur
dinakërisht dhe egërsisht, po sundojnë bejlerët dhe agallartët modernë të maskuar pas kollorove dhe singlave të partive “demokratike”, me përkrahjen e qarqeve reaksionare ndërkombëtare.
Jam i bindur që populli shqiptar në Kosovë dhe kudo që jeton brenda dhe jashtë atdheut,-këto argumenta vërtetësie, të parashtruara këtu, do t´i ketë parasyshë, do t´i jep vrullin popullor që, në zgjedhjet që i kemi tani, pa hezituar do të votojë për Albin Kurtin, që të përfaqësohet denjësisht me IDENTITET personaliteti, Kryeministër i Kosovës,-në Kosovën e Shqipërisë, në këtë kohë të pakohë…
-Epoka për ndryshime pozitive që po vjen pas nesh, djuhet dhe shpresojmë që, me votën e lirë, shqiptarët e Kosovës do t¨ia japin besimin e tyre që, kjo epokë të quhet, Epoka e Albin Shqipërisë.
17 o5, 2017

Fadil SHYTI

About admin

x

Check Also

Rrëfimi rrëqethës i kosovares: Fqinjtë serbë na përdhunuan edhe para

Dhjetor 25, 2019 Një grua e dhunuar seksualisht nga forcat serbe, gjatë ...