Home / Lajme / Gazeta Zvicerane: Vdekja e Astrit Deharit, bomba që mund ta trondit Kosovën

Gazeta Zvicerane: Vdekja e Astrit Deharit, bomba që mund ta trondit Kosovën

 April 16, 2017
Kjo vdekje e tepërt që mund të shpërthejë Kosovën “(Ce mort de trop qui pourrait faire exploser le Kosovo”) është titulli i shkrimit të gazetës zvicerane “Le Temps” e cila shkruan për “vetëvrasjen ” një anëtari të opozitës shqiptare, lëvizjes Vetëvendosje.

“Kosova po rrëshqet gjithnjë e më shumë si një bombë e kurrdisur, pas vdekjes misterioze të ”një aktivisti të ri të opozitës shqiptare në Kosovë, në qelinë e tij duke shkaktuar indinjatë duke elektrizuar reagime të zjarrta kundër qeverisë dhe presidentit Hashim Thaçi” (..colère contre le gouvernement et le Président Hashim Thaçi) ka shkruar fillimisht gazeta helvetike “Le Temps”.

“U mblodhën qindra shqiptarë në sheshin “Nënë Tereza”, rruga kryesore e Prishtinës. Është ky momenti i përkujtimit, sepse para ca ditësh ka vdekur një djalosh me emrin Astrit Dehari (26 vjeç) student i vitit të 6-të në Mjekësi dhe militant i lëvizjes opozitare shqiptare “Vetëvendosje”, u gjetë i vdekur më 5 nëntor në një qeli në burgun e Prizrenit. Që asaj dite, një valë zemërimi është përhapur sikur një llavë vullkani plot zjarr. “Drejtësi për Astritin”, “Drejtësi për Astritin” është ky refreni i brohoritjve të protestuesve, miqve dhe fanetarëve të familjes së tij..” ka shkruar në vazhdim “Le Temps”, transmeton “Presheva jonë”

Autoritetet nga Kosova shpejt e shpejt kanë arritur konstatimin se vdekja e Deharit ishte “vetëvrasje” që flitej sa ai ishte asfiksuar nga gëlltitja e një shisheje plastike.

Tomë Gashi është një nga avokatët më te”diskutueshëm në Kosovë. Ishte ai që e mbrojti ish-komandantin e UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinajn në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë (ICTY). Me vdekjen e të riut, avokati pranoi të përfaqësojë familjen e tij dhe menjëherë vajti për të blerë një shishe mjaltë në një dyqan afër.

Duke imituar gjestin, ai tregon sa ishte e pamundur të fusësh shishen e mjaltit në gojë për t’i dhënë fund ditëve të tij. Por, një prerje shihet dukshëm prapa qafës, ndërkohë që duart e tij dhe këmbët mbajnë gjurmë të lëndimeve sikurse ai është përpjekur t’i rezistojë ekzekutuesit e tij.

Astrit Dehari u arrestua më 30 gusht. I akuzuar si pjesëmarrës i një “grupi terrorist” dhe duke marrë pjesë në demonstratat e verës së kaluar, gjatë të cilave me disa koktej molotov është sulmuar Parlamenti. Në paraburgim, ai është marrë në pyetje vetëm në fund të 68 ditëve.

Prindërit e Astritit banojnë në një fshat në periferi të Prishtinës, e cila po zgjerohet kohët e fundit nga urbanizimi i kryeqytetit. Në vitin 1981 babai i tij, Avni Dehari nje poet ishte strehuar në Zvicër, ku i kanë lindur tre fëmijët e tij.

“Ata ishin miqtë tanë, por ne u ndamë kur kuptuam që ata kanë zgjedhur të zhyten në korrupsion”, tha Dehari duke folur per ekipin e Hahsim Thacit ne qeverine e Kosovës. Të rritur në një familje, ku ne nuk bëjmë kompromise mbi parimet, dy djemtë e tij i janë bashkuar në mënyrë të natyrshme lëvizjes “Vetëvendosje”.

Familja është kthyer për të jetuar në Kosovë në vitin 2001, kur Astrit kishte 12 vjet. “Ne kemi pasur mundësi të kërkojmë nënshtetësinë zvicerane, por Kosova është vendi ynë. Astriti shpeshherë hidhërohej me miqtë e tij, të cilët të gjithë kërkonin të emigrojnë. Ai donte të qëndrojë në Kosovë” ka shtuar Avni Dehari.

Ditën e varrimit familja mori një telegram ngushëllimi nga Hashim Thaçi, të cilin ajo nuk e pranoi: “Regjimi akuzon djalin tim për terrorizëm dhe më pas kreu i shtetit i dërgon një mesazh ngushëllimi … një djaloshi që mendohej që ishte terrorist? Kjo nuk ka logjikë”. (“Le jour de l’enterrement, la famille a reçu un télégramme de condoléances d’Hashim Thaçi, qu’elle a refusé: «Le régime accuse mon fils de terrorisme, et ensuite, le chef de l’Etat envoie un message de condoléances… A un supposé terroriste? Cela n’a aucune logique».“).

Ambasadat perëndimore në Prishtinë bëjnë presionet diskrete, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë me baza të reja, nga frika se çështja e Deharit do të shkaktojë një shpërthim social në Kosovë, ku të rinjtë, të goditur nga papunësia masive, janë të ndarë mes rebelimit dhe mërgimit.

Lëvizja “Vetëvendosje” bëri thirrje gjithashtu për një hetim të pavarur, por tregon një lloj përmbajtjeje. “Qeveria kërkon të na kriminalizojë, ai dëshiron të na provokojë qëllimisht me shpresë se do të shkaktojë në Kosovë zjarr dhe gjak, për t’u paraqitur më pas si të vetmit garantues të rendit”, thotë Visar Hymeri, kryetar i partisë.

Ky rast arrinë në një moment ku skena politike e Kosovës është më e dëmtuar se kurrë. Dy njerëzit e fuqishëm të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe dora e djathtë e tij, Kadri Veseli, kryetar i Parlamentit, janë në shënjestër të akuzave të para të Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së kundër kundërshtarë të tyre politik, që priten në muajt e ardhshëm.

“Ne jemi të mësuar me korrupsionin e udhëheqësve tanë, por nëse ata fillojnë të vrasin fëmijët tanë, duke folur për demokraci, kjo është e tepërt”, thotë me zemërim një mësues që ka ardhur për t’i shprehur ngushëllime familjes. “Ne nuk do t’i lejojmë ta transformojnë Kosovën në një diktaturë të Pinoqetit”.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...