LAJME
Home / Lajme / Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri teknike apo ‘besimi’ me vrasës

Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri teknike apo ‘besimi’ me vrasës

Braçe-Metës

1
Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri teknike apo ‘besimi’
Braçe-Metës: Nuk votoj qeveri teknike apo ‘besimi’

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe vjen me një reagim të ashpër kundër kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, pas deklaratës së këtij të fundit për krijimin e qeverisë së ‘besimit’. Në një mesazh në faqen e tij në ‘Facebook’, Braçe pohon se nuk e ndan pushtetin me ish-kryeministrin Sali Berisha, as në tavolinë dhe as me zgjedhje.

REAGIMI
Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen!
As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre!

Nje vote kam ne Kuvend;
E kam prej atyre njerezve te shumte,
qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te,
per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste.

Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te.

Une nuk kam besim tek Partia Demokratike!
Zero!
Nuk kam patur kurre!
Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie,
ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit!

Besimi tek vrases me pushtet,
kryeminister e minister per te vrare,
nuk mund te jete besimi im!
Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve,
me vote ne tavoline!
Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma!

Kete nuk mund te ma kerkoje kush!
Ne cilendo forme,
perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit!
Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une.
As ne partine time e as ne koalicion.

Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull: Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!!

Njerez jini vigjilent!
Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare.
NUK KA ZGJEDHJE PA DREJTESI!
GARANTI I ZGJEDHJEVE ESHTE DREJTESIA!
ASNJE POLITIKAN, DREJTESIA!

Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi. Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend.

Ky pushtet nuk u rrezua kurre,
pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive.
Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime,
ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames,
mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos!

Une per kete e kam nje vote!!

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...