Home / Intervista / Vllasi me plot mëkate, nostalgjikët dikur skllevër të kënaqur

Vllasi me plot mëkate, nostalgjikët dikur skllevër të kënaqur

Hydajet Hyseni

656X37360317hydajet_hyseni

Një nga organizatorët e demonstratave popullore të vitit 1981, Hydajet Hyseni, e ka quajtur liderin e atëhershëm komunist Azem Vllasi si person me plot mëkate, që ka dënuar e persekutuar rininë e Kosovës vetëm pse kanë dashur prishjen e Jugosllavisë dhe Kosovën Republikë. Në një intervistë dhënë për TV Rrokum, Hydajet Hyseni ka thënë se Vllasi e përsërit me vite të tëra këtë avaz. “z.Vllasi ka vite që e përsërit këtë avaz.

Nuk e di çka i duhet kjo. Kosova sot po përballet me një përpjekje për ta copëzuar Kosovën me të quajturat komuna. Është në pyetje zbrazja e Kosovës, loja me pasuritë e Kosovës, me imazhin e Kosovës etj,.kurse ai tani cilëson si ideologjike një ngjarje që ishte 34 vjet më parë, duke synuar të përbalte rininë që ka qenë e martirizuar, e martirizuar për fat të keq edhe me ndikimin e tij, një rini që ka ditur edhe ta fal atë, ta tejkaloj në emër të një uniteti kombëtar. Dhe tani të përpiqet përsëri të hedh baltë mbi gjakun e dëshmorëve të asaj gjenerate, është e palogjikshme”, ka thënë ai në intervistën dhënë përmes telefonit.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a kanë qenë demonstratat ideologjike apo kombëtare, Hyseni ka thënë: “Këtë pyetje e shtron vetëm ai që s’merr vesh, s’ka haber nga e vërteta, ose i mshel sytë me qëllim. Z. Vllasi është avokat. Unë do dëshiroja të bisedoja ballë për ballë me të. Por si avokat, do duhej të shikonte ato qindra procese që janë organizuar edhe me lejen e tij.

A ka pasur një të vetme që ka dënuar, njerëz të pafajshëm natyrisht, për arsye ideologjike. Kualifikimi që i ka bërë z.Vllasi demontratave dhe gjithë pranverës shqiptare të vitit 81, a ka qenë për revolucion apo për kundërrevolucion. A janë dënuar për irredentizëm dhe nacionalizëm, apo për ndonjë ideologji. Për më tepër, ku ishte z.Vllasi atëherë, ai ishte në krye të Partisë Komuniste dhe kishte të gjitha priovilegjet e atij pushteti. Z. Vlalsi është plot mëkate të asaj kohe. Do duhej të qëndronte në batakun ku ka qenë futur, të mos përpëlitej, të mos pupuriste, sepse do të zhytet edhe më shumë”.

Hydajet Hyseni ka thënë se demonstratat kanë shpërthyer nga pakënaqësia e popullit, nga pakënaqësia e rinisë, nga problemet e pazgjidhura, nga kriza ekonomike sociale që po thellohej. Dhe këtë të vërtetë s’mund ta mohojë kurfarë alkimije politike, qoftë ajo edhe e Kumrovcit.

I pyetur nga gazetyari se pse u deshtën demonstratat kur Kosova kishte zhvillim ekonomik në atë kohë, Hyseni ka thënë: “Jo për fat të keq s’është ashtu. Se ka pasur një përmirësim pas vitit 68 këtë e kemi konstatuar vazhdimisht dhe u jemi gëzuar ndryshimeve positive, I kemi përshëndetur të gjitha ato të arritura. Por në fund të viteve të 70-ta kishte një ngecje të dukshme, dhe këtë ngecje e ka konstatuar vet Mahmut Bakalli, që ka qenë lideri i Partisë Komuniste të Kosovës atëherë. Dhe tani del dikush e thotë se Kosova ishte në lulëzim.

Për më tepër, atëherë po hapej edhe një tendencë e rimarrjes së atyre pak të arriturave të Kosovës, që duhet ta kemi parasysh se ishin arritur në saje të sakrificave të shumta të brezit të 68-tës e më përpara, dhe jo në bazë të marifeteve të udhëheqjes së atëhershme. Unë kam respekt për ndonjë prej tyre që ka bërë aq sa ka bërë, por të përpiqesh të demonizosh lëvizjen atdhetare dhe këtë ta kthesh pastaj në një luftë të ftoftë ideologjike, është e pamundur dhe pa asnjë bazë”.

Sipas tij, Kosova në të gjitha planet ishte e diskriminuar. Mos të harrojmë se Libri i kaltër ka ndodhur disa vite përpara. Dhe tani kanë dal edhe fakte të tjera që dëshmojnëe se Jugosllavia nuk mund të mbahej, kurse Serbia Rankoviçiane ishte përgatitur për revansh. Këtë nuk e shihte vetëm tipi i udhëheqësve të përgjumur nga privilegjet e joshjet dhe nga ajo far euforia e patriotizmit socialist jugosllav dhe që pastaj mendonte se mund ta përmirësonte pozitën e vet duke e goditur rininë e vendit të tij.

“A ka pasur parulla ideologjike në vitet 89, ku ka marrë pjesë edhe z.Vllasi etj. Por asnjëherë si kemi quajtur si ideologjike. Ka qenë parulla Jugosllavia Jugosllavia, nuk e kemi quajtur si jugosllaviste. Parulla nuk është kërkesë. Programin e një lëvizje e përcaktojnë kërkesat. Kërkesat kanë qenë Republikë, kërkesat Jemi shqiptar, nuk jemi Jugosllav, kërkesa ka qenë që të mos shfrytëzohet Kosova, të mos plaqkitet Kosova, të burgoset Kosova etj, dhe kanë qenë kërkesa demokratike kombëtare Par Excellence”, është shprehur ai.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a i shfrytëzoj Serbia këto demonstrata për të bërë atë që ndodhi më vonë me Kosovë, prej vitit 81 deri 89, me ndryshimet kushtetuese, me masat e dhunshme etj. Hydajet Hyseni ka thënë: “Terori të të tilla konsiparicioni i kanë sajuar shpesh ata që kanë qenë pjesë e Serbisë, pjesë e politikave të saj”.

Ai tha se janë angazhuar për të tejkaluar ndasitë në mes shqiptarëve në favor të një uniteti që i duhej Kosovës. “Dhe kemi bërë mirë. Edhe tani mendoj se është krejt e palogjikshme kjo përpjekja për të dëmtuar edhe unitetin e sotëm me do ballona ideologjike, që merreni me mend, lideri komunist i Kosovës mundohet t’ia mvesh rinisë idealiste, kombëtare, të pastër, pas asnjë të metë, shumë prej tyre dëshmorë, nxënës, stundentë, punëtorë etj. Është e turpshme”.
“Përpjekjet çlirimtare kanë buruar nga aspiratat shekullore të popullit tonë, nga gjendja e rëndë e pabarabartë. Këtë e thonë tani të gjitha enciklopeditë e botës, e thonë të gjitha burimet. Vëtem ndonjë rob i së kaluarës mbetet ende me ide të tilla dhe disa nostalgjikë të asaj që quhet sklevërit e kënaqur. Thonë pengesa më e madhe për lirinë janë skllevërit e kënaqur”, ka thënë ai në intervistë përmes telefonit për Rrokum, ku ishte inkuadruar përmes telefonit edhe ish lideri komunist Azem Vllasi

Komente

Share This:

About admin

x

Check Also

Skënder Gjinushi: Ju tregoj se cili është “kërma” Sali Berisha, dhe përfshirjen e tij në krime mafioze

27 Mars 2017 Intervistoi Andrea Danglli, TemA Skënder Gjinushi hedh dritë mbi ...