Home / Lajme / Skandali i Panamasë: Pas emrave që fshihen Shkëlzen Berisha dhe Genc Pollo

Skandali i Panamasë: Pas emrave që fshihen Shkëlzen Berisha dhe Genc Pollo

A është një nga kompanitë offshor të regjistruara në Panama edhe ajo që në mes të vitit 2013 fitoi në Shqipëri, koncesionin e markimit të karburanteve?

Së paku këto dyshime lindin pas publikimit të dokumentave të para të Panama Papers, ku përfshihen emra të njohur të politikës dhe financës globale.

GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha.

Pikërisht në këtë kohë rezulton që ajo të jetë regjistruar edhe në Panama pranë kabinetit Mosac Fonseca nga i cili kanë rrjedhur plot 11 milionë emaile konfidenciale.

Sipas gazetarëve investigues, ky kabinet përdorej ose nga ata që regjistroheshin për të shmangur taksat në parajsat fiskale, ose nga politikanët e lartë apo fëmijët e tyre që donin të fshihnin përfitimet e paligjshme.

Një nga mediat që ka marrë pjesë në hulumtimin e këtij skandali është edhe gazeta izraelite Haaretz.

Në kuadër të investigimit të saj, ajo ka zbuluar se aty është i përfshirë edhe avokati Assaf Hulkin. “Ky i fundit ka një kompani tjetër jashtë vendit”, raporton Haaretz.

Ajo është GFI Technologies regjistruar në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri.

Në fakt, Halkin dhe një shqiptar tjetër i quajtur Ismail Mulleti janë pronarë të kompanisë.

Në Shqipëri ata njihen si kompania GFI që ka marrë përsipër markimin e karburanteve.

Eshtë pikërisht ku koncesion që ka ngjallur shumë debate në vend.

Që nga mënyra si u dha nga qeveria Berisha, që nga pikëpyetjet se kush fshihej pas tij e deri tek marrëdhëniet e dyshimta që ai krijoi me qeverinë e re, që në fillim tha se do ta anulonte- raporton portali Lapsi.

Ndërsa gazetari i njohur Mero Baze shkruan në adresën e tij në Facebook: “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën. Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. Sështë keq Burgu Bënçës”

About admin

x

Check Also

Rrëfimi i kolonelit: Kosova, nga plani sekret i Enver Hoxhës te sulmi i NATO-s

14-Mars-2019  Intervista/ Kolonel Sulejman Abazi, ish-komandanti i divizionit të Tiranës, rrëfen luftën ...