Home / Të ndryshme / Miliona dollarë kundër Vetingut, plani për trazira

Miliona dollarë kundër Vetingut, plani për trazira

October 25, 2016

Në këtë anësi antiligjore janë krerë të lartë të shtetit, kryetarë partish politike, zyrtarë të lartë në kohë të ndryshme, prokurorë dhe gjyqtarë, avokatë, noterë, bota e krimit, trafikut dhe të gjithë bashkë për të financuar një revoltë popullore deri në rrëzimin e qeverisë dhe rezultati është të mbrojnë pasuritë e paligjshme dhe pushtetin që posedojnë deri më sot.

ilir-vataShkruan: Ilir Vata

Pas pezullimit të ligjit të vetingut nga Gjykata Kushtetuese, pritet që ligji të rrugëtojë për në Komisionin e Venecias për interpretim, por me gjasa ai do jetë sërish shënjestra e lobuesve kundër reformës në drejtësi për ta penguar me çdo çmim.

Ankimimi për ligjin e Vetingut u bë nga opozita dhe u mbështet me një kërkesë nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorve që i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese të bëheshin palë, por sot ligji u pezullua.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi janë vetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët edhe prokurorët e korruptuar, madje edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë, dhe të ndodhur nën presionin e ligjshmërisë kanë ngritur paligjshmërinë e lobingut të parave të pista për të rrëzuar dhe në mos për të penguar ligjin e Vetingut.

Bëhet fjalë për fondin më të madhe të parave që kanë grumbulluar lobuesit, madje mendohet se shuma e parave për të penguar reformën në drejtësi është sa dhjetëfishi i buxhetit të shtetit në një vit kalendarik dhe kontrollohen nga krerë të lartë të shtetit antarë të KLD-së dhe të politikës, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, pjesë të grupeve kriminale të lidhur me politikë dhe paligjshmërinë.

Në fakt, Gjykata Kushtetuese ka qenë në konflik interesi me ligjin e Vetingut, se të parët që do prekeshin nga ligji janë anëtarët e kësaj gjykate pasi shumica e tyre kanë qenë hetues, gjyqtarë dhe prokurorë në kohë të diktaturës, dhe paruritë e tyre lënë të dyshojnë sa me ligjin e Vedingut, shumica e tyre do të përballej me dorëheqjen apo me ligjin për korrupsion.

Në sistemin e drejtësisë përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ka edhe nga ata që në kohë të diktaturës kanë shënuar vuajtje për shqiptarët, pasi një numër i madh i tyre që punojnë në drejtësi kanë marrë pjesë në hetimin, turturimin, burgosjen, madje dhe vrasjen e të përndjekurve politikë.

Të ndodhur përballë këtyre kushteve, supozohet se Gjukata Kushtetuese nuk ka vepruar drejt, madje është treguar tinzare duke ia kaluar edhe një herë ligjin Komisionit të Venecias, e cila  është shprehur një herë për draftin përfundimtar të reformës në drejtësi dhe s’ka si të shprehet Venecia veçmas për çdo ligj, apo institucion që do ngrihet në procesin e reformës në drejtësi.

Varianti më i besueshëm është fakti se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë bërë palë me opozitën dhe lobingun e kundërshtarëve të reformës në drejtësi sepse kanë qenë dy herë në konflik interesi, për krimet që kanë shënuar në diktaturë dhe korrupsionin që kanë bërë për 26 vite.

Plani B i kundërshtarëve të Vetingut

Nëse nuk do ia dalin me pengesa të tilla formale duke penguar ligjin, financuesit nga më të pasurit në Shqipëri dhe më gjerë do të mbështesin variantin e konfliktit politik për të organizuar protesta masive në të gjithë vendin deri në destabilizim të vendit duke e çuar Shqipërinë në anarki totale.

Në këtë anësi antiligjore janë krerë të lartë të shtetit, kryetarë partish politike, zyrtarë të lartë në kohë të ndryshme, prokurorë dhe gjyqtarë, avokatë, noterë, bota e krimit, trafikut dhe të gjithë bashkë për të financuar një revoltë popullore deri në rrëzimin e qeverisë dhe rezultati është të mbrojnë pasuritë e paligjshme dhe pushtetin që posedojnë deri më sot.

Në plan të parë shihet si diçka e pa arritshme, por në fakt ky plan është njëfarë grushti shteti që tashmë i ndodhur përballë presionit të reformës në drejtësi ata po përdorin paratë e fituara në mënyrë të paligjsme dhe pushtetin që posedojnë sot për të destabilizuar vendin.

Alarmi është real dhe ndodhur në këtë situatë i vetmi shpëtim që mund të gjejë vendi, janë BE dhe SHBA, madje duhet me çdo kusht që ata të kontrollojnë situatën, duke gjetur rrugët e duhura ligjore për të bërë të mundur vendosjen e drejtësisë në vend.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...