Home / Lajme / FEDERATA EVROPIANE E GAZETARËVE I REAGON DREJTORIT TË RTK-SË

FEDERATA EVROPIANE E GAZETARËVE I REAGON DREJTORIT TË RTK-SË

MekuliPress

 Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon drejtorit të RTK-së

Federata Evropiane e Gazetarëve (EJF) ka reaguar ndaj kërcënimit dhe fyerjes që drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë të tyre.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të EFJ:

Kosovë: Drejtori Gjeneral i RTK-së sulmon verbalisht Sindikatën.

Sindikata e RTK-së ka qenë duke diskutuar në mënyrë aktive për të drejtat e punëtorëve, gjatë takimeve me grupet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës dhe Kryetarin e Kuvendit për shkak të ligjit për RTK-në që është në proces të amendamentimit.

Ky proces është kritikuar nga zyra e BE-së në Kosovë se nuk ka qenë mjaft transparent.

Megjithatë, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Mentor Shala nuk ishte i kënaqur me aktivitetin e sindikatës.

Në postimin e tij të fundit në Facebook (08.02.2017) ai e quajti Sindikatën “baktere politike brenda RTK-së”.

 

Image

Për më tepër Mentor Shala fyeu punëtorët dhe anëtarët e sindikatës, duke thënë se “pa RTK-në ata nuk i hanë as qentë”.

Kërcënimi u bë i qartë, kur disa anëtarë të Sindikatës ishin kërcënuar verbalisht nga të ashtuquajturit bashkëpunëtorë të ngushtë të Drejtorit të Përgjithshëm.

Ky nuk është komenti i parë kundërshtues i bërë nga Mentor Shala: më parë ai nxiti kritika nga 60 gazetarë dhe redaktorë në RTK, kur i quajti aktivistë politikë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, degë e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ishte thellësisht i shqetësuar nga komenti dhe e quajti postimin e Shalës “fyerje dhe kërcënim ndaj punëtorëve të këtij mediumi publik”.

http://europeanjournalists.org/blog/2017/02/17/kosovo-general-director-of-rtk-verbally-attacked-trade-union/

(EFJ) është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë, përfaqëson mbi 320 mijë gazetarë, në 71 organizata të gazetarëve, nëpër 43 shtete.

Vlenë të theksohet se redaksia MekuliPress, po të njejtën ditë kishte reaguar për fyerjet dhe kërcënimet që drejtori gjeneral i RTK-së, Mentor Shala ua bëri punëtorëve dhe përfaqësuesve sindikalë të tyre. Poashtu nënvizojmë se “gjenerali” i RTK-së, Mentor Shala, nuk e kishte mirëpritur këtë kritikë dhe nuk reflektoj fare, në vend të sajë, ky zëdhënës i qeverisë, filloj të përdorte në publik një gjuhë primitive, të ulët dhe të ndotur kunder nesh dhe kundër kritikës publike ndaj tij.….

Më poshtë keni reagimin e redaksisë sonë ndaj kërcnimeve dhe fyerjeve të z. Shala bërë sindikalistëve

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...