Home / Opinion / Barani: Veriu i Mitrovicës, çerdhe e 475 çetnikëve serbë, që kryen gjenocid në Kosovë!

Barani: Veriu i Mitrovicës, çerdhe e 475 çetnikëve serbë, që kryen gjenocid në Kosovë!

 E premte, 24 Shkurt 2017

 

 

“Vetëm në Mitrovicë, janë të strehuar në pjesën e okupuar të qytetit mbi 475 çetnik serbë, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën shqiptare. Këtë regjistër e kanë bërë vet disa hetues të Xhandarmërisë franceze që nga gushti 1999 e deri në vitin 2004”.

Koshi i Politikës / Nehat Shaqiri

Kryetari i Qendrës Rajonale të KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani thotë se, synimi i kahershëm i Serbisë, ishte të bëjë spastrime etnike, shfarosje të shqiptarëve, madje këtë e arritën edhe me kryerjen e gjenocidit mbi popullatën shqiptare.

Mirëpo, sipas Baranit, serbët nuk ia arritën që të bëjnë spastrime etnike, përkatësisht shfarosjen e shqiptarëve, e kjo ndodhi, falë vetëdijesimit të popullit shqiptar.

“Këtë e them, duke pasur parasysh se dy shekuj me radhë tentuan të shfarosin popullin më të lashtë në Ballkan, popullin Ilir-shqiptar. Pra nuk quhet rusisht një qytet në Slloveni “Ilirska Bistrica”, që nënkupton kjo se, deri në kufirin Slloveno – Austriak kaun qenë të shtrira trojet Ilire, atëherë kur nuk kanë ekzistuar këto hordhitë që këtu erdhën nga Karpatet”, thotë Barani për Gazetën InfoPress.

Barani, potencon që, këto tash që janë duke ndodhur me shqiptarët në Kosovë, përkatësisht me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është rasti i Ramush Haradinajt, i cili, jo që ka sakrifikuar vetën, por e gjithë familjen e tij për kauzën kombëtare, tani gjenerali Haradinaj akuzohet nga hordhitë kriminale çetnike serbe, siç i quan Barani, se kinse ai ka bërë krime mbi popullatën civile gjatë dhe pasluftës më 1998/99 në Kosovë.

“Një gjë duhet ta kenë të gjithë parasysh se në Kosovë janë pushkatuar mbi 11.000 civil shqiptarë pa dallim moshe e gjinie, duke filluar prej foshnjës dy muajsh e deri tek plaku 93 vjeçar, pra fëmijë, pleq e plaka të paralizuara, siç ka ndodhur në lagjen Bair të Mitrovicës, me 27 mars 1999, kur dy plaka dhe një plak të paralizuar i pushkatojnë ashtu siç ishin të shtrirë në shtretër, i arrestuan dhe i humbën pa gjurmë mbi 5.000 shqiptarë civil pa dalim moshe e gjinie, ku ende nuk dihet për fatin e mbi 1600”, thotë Barani.

Ai pohon se, gjenerali Ramush Haradinaj mbahet në arrest shtëpiak në Francë sipas një fletarresti të Beogradi.

“Vetëm në Mitrovicë, janë të strehuar në pjesën e okupuar të qytetit mbi 475 çetnik serbë, të cilët kanë kryer krime mbi popullatën shqiptare. Këtë regjistër e kanë bërë vet disa hetues të Xhandarmërisë franceze që nga gushti 1999 e deri në vitin 2004. Autori i këtyre rreshtave është dëshmitar okular për ish policin Tofill Voinoviq nga Mali i Zi, i cili më 27. 3. 1999, ditë e shtune, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë ka pushkatuar në mes të rrugës, Rrahim Vocen (53) banor i lagjes Bair, Hajdin (Islam) Xonin (72) banor i lagjes Iliria ish Tavnik, poashtu jam dëshmitar okular për Ratko Antonijeviq ish banor i lagjes Ilirida, Dejan Saviq nga fshati Gojbulë e Vushtrrisë, Nenad Paviqeviq ish banor i lagjes Qendra 2 Mitrovicë, Boban Milosavleviq banor i lagjes Bair”, thotë ai.

“Këta kriminel me datë 27.3.1999 ditë e shtunë kanë vrarë Eset Behramin banor i lagjes Ilirida, Haradin Hasanin (24) nga fshati Prekaz i strehuar në lagjen Ilirida, Haki Kurshumliun banor i lagjes Bair, kanë plagosur rëndë me armë zjarri Shemsi Pecin, banor i Iliridës, i cili ka mbetur invalid i përjetshëm. Këta policë poashtu në këtë ditë në orët e mbrëmjes dogjën shtëpitë e vëllezërve Skënder e Bajram Jaha, Bajramit ia djegin edhe restorantin që e kishte në oborrin e shtëpisë së vet në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Mitrovicë, pastaj vazhdojnë me djegien e shtëpive dhe dyqaneve prej Stacionit e deri në afërsi të tregut në Mitrovicë. Poashtu, të njëjtit policë, me 3.4.1999 e djegin shtëpinë e Halit (Rushit) Baranit dhe pushkatojnë Selman Mustafën (65), në afërsi të shkollës “Migjeni” në lagjen Ilirida. Në djegien e shtëpisë së Halit Baranit përveç këtyre katër policëve të lartë përmendur kaun marrë pjesë edhe Zharko Kosovaqi dhe Dragan Gjuriqi, këta dy ishin inspektor të SPB-së në Mitrovicë”, shprehet Barani.

Barani tutje pohon se, në Mitrovicë me rrethinë gjatë luftës së UÇK-së ushtria, policia, paraushtarakët dhe civilët serb të armatosur vranë 455 civil shqiptar pa dallim moshe e gjinie, si dhe plagosën me armë zjarri 429 civil të tjerë, i pushkatuan dhe u humbën gjurmët 279 civilëve të tjerë, pra pa dallim moshe dhe gjinie, dogjën 9540 shtëpi dhe objekte tjera ndihmëse të shqiptarëve, dogjën 21 fabrika të përpunimit të drurit në Zhabar, i dogjën 14 shkolla, 10 prej tyre i rrafshojnë me themel, 17 xhami dhe objekte tjera fetare, një xhami është rrafshuar me themel dhe tan nuk dihet as vendi i saj. Gjithashtu bën shumë dëme nëpyje, male, bagëti, shpezë shtëpiake etj.

“Në fund, me 15 e 16. 9. 1999 nga Mitrovica dhe rrethina u dëbuan me dhunë për në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni etj, mbi 80.000 shqiptarë të cilët paraprakisht i patën grumbullua në lagjen Ilirida-ish Tavnit, dhe në Zhabar. Pra, kjo ndodhi në qytetin e Mitrovicës, qytet ky i cili paraluftës ka pasur 85% shqiptarë dhe 15% të tjerë”, thotë Barani.

Ai tregon se pas gjithë kësaj që ka ndodhur në Mitrovicë, katër kriminel serb dhe një kriminel shqiptar janë dënuar në mungesë ku dëshmitari kryesor ishte vet Barani, e pas lufte u dënua edhe një kriminel serb, por për pjesëmarrje dhe urdhëresë në masakrën e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, kur u pushkatuan 10 civil shqiptar, brenda nëpër shtëpi dhe banesa të veta, si dhe u plagosën me armë zjarri 25 të tjerë pa dallim moshe e gjinie.

“Pra, tani kërkohen përgjegjësi nga shpëtimtarët e kombit, nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është gjenerali Ramush Haradinaj duke vuajtur burgun, janë edhe gjenerali Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku që askush nuk e din pse janë duke vuajtur këta dy të fundit në burg. Për Samiun thuhet se e ka vra një njeri, por kur dëshmitar është pyetur kanë e ka vra, ku e ka varrin, dëshmitari nuk ka pasur përgjigje. Gjithherë ne shqiptarët edhe pse jemi viktima në fund po dalim agresori, kurse agresori serb viktime! Çka po ndodh me ne kështu…?!”, përfundon Barani.

About admin

x

Check Also

Biserko: Edi Rama ishte politikani i parë që pranoi ndarjen e Kosovës

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nuk gjendet në tryezën e bisedimeve mes të ...