Home / Lajme /

Donald Lu parlajmëron skenarin kroat dhe rumun në Shqipëri, burg për zyrtarët e lartë të korruptuar; dridhen Berisha dhe Meta

Ambasadori amerikan flet shqip dhe qartë në të gjitha artikulimet e tij në takime, në biseda por dhe në dhënie mesazhesh. Me sa duket e ka kuptuar se politika shqiptare ka shumë probleme me përkthimin e mesazheve që jepen nga partnerët ndërkombëtarë. Politika shqiptare i përkthen mesazhet sipas interesit të vet, dhe ky “marzh” i lartë gabimi nuk ka të bëjë thjesht me rastin më të fundit, atë të përkthimit të ligjit të Vettingut në Komisionin e Venecias. Shqiptarët për 25 vite me radhë i kanë përkthyer si kanë dashur deklaratat dhe mesazhet e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj Shqipëria është në 25 vite tranzicion, një herë është rrënuar nga themelet në mars të vitit 1997, njëherë është tentuar të bëhet grusht shteti nga Berisha më 1998, dhe në tetë vite u rrënua ekonomikisht, u vranë njerëz në Gërdec dhe para kryeministrisë, po nga Berisha. Prandaj ambasadori amerikan Donald Lu ka vendosur të flasë shqip, shqeto dhe drejtpërdrejt me shqiptarët, politikën shqiptare dhe faktorët relevantë në Shqipëri.

Dhe ditën e mërkurë në një takim kundër korrupsionit, ku merrte pjesë dhe kreu i shtetit Bujar Nishani, Lu foli qartë dhe saktë për zbatimin e Vettingut. Duke i çuar dhe një mesazh Berishës dhe Metës sidomos që të mos bëjnë më lojra me këtë elementin e përkthimit apo me Kushtetuesen. Pasi i janë referuar ka një muaj e ca vetëm Komisionit të Venecias, që dha opinion pozitiv për ligjin e Vettingut, se është sipas Kushtetutës.

Por mesazhi shumë shqip dhe shqeto i ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu ka qënë dhe për një element tjetër: atë të zbatimit të Vettingut, dhënies fund të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë që për 25 vite kanë abuzuar dhe kanë bërë krime pa patur asnjë frike nga drejtësia.

Donald Lu është shprehur shqip se do të aplikohet dhe në Shqipëri skenari që është aplikuar në Kroaci dhe Rumani. Për koperturë futi dhe SHBA. Skenare që nënkuptojnë burg për ish-kryeministra, ministra, zyrtarë të lartë. Duke shkaktuar dridhma tek ish-kryeministri Berisha dhe kreu i LSI dhe i Kuvendit Ilir Meta. Të cilët janë deri në grykë me krime, abuzime dhe mëkate.

“Gjatë këtyre 3 ditëve simpozium ju keni dëgjuar se si është luftuar korrupsioni në Rumani, Kroaci dhe SHBA. Në secilën prej këtyre rasteve ai nuk u luftua nga të huaj, por prokurorë, policë, gazetarë dhe qytetarë me kurajo të tre vendeve. Kjo nuk u arrit nga të huajt dhe sigurisht që nuk u arrit nga politikanët”, ka qënë deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu.

Një deklaratë qartësisht e kuptueshme për të gjithë ata zyrtarë të lartë, ish-kryeministra, ish-ministra, ministra aktualë, ish drejtorë dhe drejtorë aktualë që kanë abuzuar me detyrën, se do të përfundojnë në burg. Berisha ka mbyllur gojën, asnjë reagim deri më tani. Ndërkohë që Ilir Meta ka marrë rrugët e Evropës për të lobuar që të shpëtojë nga burgu. Ndërsa në Tiranë ka zbarkuar shefi i CIA-s amerikane, që ka takuar Presidentin dhe Kryeministrin, por dhe Ministren e Mbrojtjes dhe kreun e policisë shqiptare. Shtuar këtu dhe drejtues të komunitetit të inteligjencës. Pra “laku” po ngushtohet në qafën e Berishës, Metës dhe të gjithë të korruptuarve të tjerë. Donald Lu foli shqip fare: Skenar kroat dhe rumun dhe në Shqipëri. Skenar që paralajmëron arrestime dhe burgime të gjata për zyrtarët e lartë shqiptarë.

About admin

x

Check Also

Veteranët gënjeshtarë: Intervistë me pjestarin e Shtabit të Përgjithsëm të UÇK-së, Dilaver Goxhaj

  Kolenel Dilaver Goxhaj, në intervistën dhënë të pavarurës MekuliPress.info, flet, argumenton ...