Home / Opinion / Zgjedhje të parakohshme, të cilat i fiton Vetëvendosje

Zgjedhje të parakohshme, të cilat i fiton Vetëvendosje

 

 

...

Lëvizja Vetëvendosje pret triumf në zgjedhjet e ardhshme, e kjo do të jetë e natyrshme falë angazhimit shumëvjeçar të saj. Kështu thotë, Dukagjin Gorani në një intervistë për Gazeta Metro, në paraqitjen e tij në media pas një kohe të mos paraqitjes në publik, siç bën të ditur ai, shkaku i disa problemeve shëndetësore.  


Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë edhe trenin dhe murin, Gorani thotë se roli i Qeverisë ka qenë inekzistent, dhe institucionet nuk kanë funksionuar fare.

Treni dhe muri, Gorani thotë se përfundoi ashtu siç edhe filloi, në mënyrë të palavdishme dhe provinciale.

“Të gjitha palët u përpjekën ta paraqesin atë si një lloj triumfi të tyre. Mirëpo, atë që e nxjerrën në fund, ishte një turpërim kolektiv dhe publik, në të dy anët”.

“Ideja e atij treni ka qenë një ide që mundet t’i bjerë në mend vetëm provincës serbe. Ndërkohë që rrahahgjokësat e ndalimit të atij treni janë në vazhdën e halcinimeve që i bën rregullisht skena jonë politike”, tha ai.

Gorani në këtë intervistë ka folur edhe për mos pranimin e Vetëvendosjes nga ana e ambasadave të Qunitit në Kosovë, në veçanti nga ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kori diplomatik, dhe opinioni publik, do të marrin pak kohë sipas Goranit, derisa ta kuptojnë Lëvizjen Vetëvendosje, e natyrisht edhe derisa ta pranojnë.

“Si të kuptuarit, e po ashtu edhe pranimi i saj do të jetë i pashmangshëm. Që të mund të kuptohet Vetëvendosje, është mirë që të liroheni nga steerotipizimi. E bashkësia ndërkombëtare e ka të vështirë të dalë nga kjo, sa herë që del nga zona e komforit të saj që funksionon”, u shpreh Gorani.

Sa i përket marrëveshjes së demarkacionit, Gorani thotë se ajo është e pamundur të ratifikohet, dhe opozita e ka luajtur rolin e vet për demaskimin e përmbajtjes së kësaj marrëveshje.

Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje, sipas Goranit do të përdoret për ta shpërndarë Kuvendin, dhe ta detyrojë shoqërinë kosovare që të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Akuzat e fundit të qeverisë drejtuar opozitës për dështimin e ratifikimit të Demarkacionit, Gorani i krahason me fabulën e ujkut i cili “e akuzon qengjin që po ia turbullon ujin”.

Në këto zgjedhje, që Gorani thotë se do të jenë të parakohshme, ai pret që Lëvizja Vetëvendosje, të dalë forca e parë politike. Kjo sipas tij natyrshëm shkaku i angazhimit të saj shumëvjeçar.

“Bashkë me Vetëvendosjen në këto zgjedhje do të jetë edhe një grup i madh i shoqërisë progresive kosovare, e cila do të rreshtohet krahas me Lëvizjen, për të ndërprerë një udhëheqje kriminale të vendit tonë”.

I pyetur për negociatat me Serbinë, dhe përfshirjen në to edhe të presidentit Thaçi, Gorani ka thënë se këto nuk janë negociata, pasi sipas tij aty diskutohet për njëmijë tema, e që sipas tij ato do të duhej të kishin vetëm një qëllim, “njohjen faktike në rajonin ballkanik, ku Kosova është shtet i pavarur”.

Gorani, ish këshilltar i Thaçit kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se përfshirja e tanishme e presidentit në negociatat me Serbinë, shërben vetëm si problematizim e ndërlikim i mëtutjeshëm i çështjes.

E duke ditur se në zgjedhjet e ardhshme Kosovës i shtohet edhe partia më e re “Alternativa”, e krijuar nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, Gorani thotë se u uron atyre themelimin e këtij subjekti politik, por ende nuk mund të flas për rolin e tyre në politikën kosovare, pasi sipas tij, duhet shikuar se si do të zhvillohet dhe prezantohet para shoqërisë kosovare.

Ndërsa, një tjetër çështje për të cilën Gorani flet në këtë intervistë është edhe vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në qendrën e paraurgimit në Prizren, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...