Home / Opinion / I “majti” i vërtetë Ilir Meta.4 miliardë dollarë

I “majti” i vërtetë Ilir Meta.4 miliardë dollarë

Deklarata e Luan Ramës, që sot u zgjodh njëri ndër nënkryetarët e LSI, se PS është parti e të pasurve dhe zhvendosur djathtas, dhe se LSI mbron shtresat e varfëra dhe është e majta e vërtetë, ka shkaktuar jo vetëm habi por dhe humor.

Pasi, pa hyrë shumë në detaje tek kupola që drejton LSI, por vetëm duke u përqëndruar tek Ilir Meta kreu i LSI, ai ka të verifikuar mbi 4 miliardë dollarë pasuri. Shumë kjo që është e “certifikuar” dhe tek partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE

Vetëm pjesa e dukshme, apo maja e “Ajzbergut” është në këtë shumë marramandëse, duke treguar pasurinë përrallore të të “majtit të vërtetë” Ilir Meta, njeriut që sipas Luan Ramës përfaqëson shtresën e majtë apo të varfër. Prandaj nënvizojmë se nuk ka nevojë të zhytesh më larg për të parë se cilët deputetë apo politikanë i prek procesi i dekriminalizimit që është implementuar kohë më parë por që asgjë nuk ka nxjerrë në ditë. Nuk ka asnjë mëdyshje për të gjykuar se pse Ilir Meta është kundër reformës në drejtësi, kundër implementimit të ligjit të “Vettingut” apo dhe kundër Ramës dhe ndërkombëtarëve. Po të bësh inventarin e vetëm një vile që ka në Lalz, e tejkalon pagën e tij dhe bashkëshortes për vite e vite me radhë. Pa hyrë më tej tek pallati pesëkatësh në Tiranë-Bllok, pallati marramendës në Tiranë-Kodra e Diellit, resortet turistike në Shqipëri dhe jashtë vendit, kompanive fason, inerteve, mermerit, kromit apo dhe të ndërtimit në Shqipëri dhe shumë vende të botës, por dhe llogarive rrjedhëse në Maltë, Qipro, Angli dhe zonat offshore.

Vila e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit ka një shpenzim përrallor. 2000 m2 oborr me ullinj dhe palma gjigande që u sollën me helikopter nga madhësia si dhe brenda në vilë ndodhne 11 WC. Mobilimi kushton mbi 400 mijë euro. Kjo është thjesht vila për fundjava sepse ata jetojnë në një pallat 5 katësh ku 4 kate janë banesa e tyre në qendër të Tiranës në zonën e bllokut. Kjo është një foto e bërë gjatë një interviste të dhënë për mediat nga bashkëshortja e kreut të LSI, Kryemadhi, e cila është edhe deputete. Sipas Monikës edhe macja ka tualetin e veçantë për të kryer nevojat personale. Bëhet fjalë për shtëpinë në Gjirin e Lalzit të Metës. Disa kohë më parë pamë festën faraonike të Metës për ditëlindjen e tij në këtë zonë turistike, shpenzimet e së cilës kanë kaluar 500 mijë eurot. Tani, po shihni se si është arreduar nga brenda kjo vilë luksoze ku vetëm kolltuqet “skavolini” kushtojnë 32.000 euro. Ky është super i majti Ilir Meta, që mbron dhe përfaqëson të majtët e vërtetë e të varfër dhe që kërkon vota në emër të tyre, duke sulmuar Edi Ramën që sipas Luan Ramës ka lëvizur shumë djathtas dhe mbron interesat e të djathtëve

About admin

x

Check Also

Sa të gënjyer ishim !

/ Intervist që ia vlen të lexohet e rilexohet/ Intervistë me ish ...