Home / Të ndryshme / Ibrahim Rugova ishte marionetë e kuisling i Serbisë pushtuese!

Ibrahim Rugova ishte marionetë e kuisling i Serbisë pushtuese!

 

 

Shkruan Ibrahim Kelmendi

Pal (Shtufi), qenkemi goxha larg me frekuenca, që të mund të bëjmë kompromis. Ti e madhëron dhe e glorifikon Ibrahim Rugovën (IR) si krye-shqiptar të shekujve, ngjashëm me madhërimin që i bëri Rrustem Mustafa në intervistën që po e debatojmë, ndërsa unë po e demaskoj e kritikoj për marionetë e kuisling të Serbisë pushtuese.

Sinqerisht, po më befason, meqë të pandehja për intelektual iluminsit, që nuk ndikohet nga opinionet e turmave.

Nejse, tani më lejo të bëjë ca pyetje, në duke sygjestive, me shpresë se do të marr përgjigje dhe mund ti përafrojmë (ç)vlerësimet:

 

[1] Gjatë studimeve IR u bë kryeredaktor i organit të LRS “Bota e re”. E di Ti, si dhe kush caktohej atëherë për kryeredaktor dhe çfarë përcaktimeve ideopolitike komuniste duhej të posedonte kryeredaktori?

 

[2] Pa plotësuar kriteret statutare u punësua në Institut Albanologjik, me urdhër të Komitetit Krahinor. Aty ai formoi aktivin e OTH të LKJ dhe u bë sekretar i saj. Di Ti, përse e ka dërguar Komiteti Krahinor IR aty dhe për çfarë arsye e ka themeluar LLK dhe përse është bërë sekretar?

 

[3] Pas shpërthimit të demonstratave në Pranverë 1981 Komiteti Krahinor e ngarkoi të drejtonte edhe njëfarë komisioni për të luftuar nacionalizmin shqiptar. Përse e përzgjodhi Komiteti Krahinor IR?

 

[4] Ai duhet të ketë pat edhe disa funksione të tjerë, si ai i anëtarit ose kryetarit të një këshilli që miratonte lejet për botim individuale, private. Përse heshtin të tjerët, që ia dinë funksionet që ka ushtruar IR atëherë, dhe cili është mendimi Yt, përse e angazhonin ate gjithandej?

 

[5] Pas Pranverës 1981 filloi gjuetia e shtrigave kundër shqiptarëve. Flitej e shkruhej se rreth 400 mije shqiptarë u “përpunuan” nga strukturat policeske gjatë atyre 3-4 viteve pasuese. Qenë burgosur e dënuar edhe qeveritarë e intelektualë eminent, si Ukshin Hoti, vetëm pse përkrahu paqësisht kërkesën Kosova-Republikë. IR ISHTE pjesëtarë e strukturave diferencuese dhe presekutuese. Di gjë, përse IR nuk pati asnjëherë përplasje me struktura policeske e komuniste gjatë gjithë jetës se tij? Sepse nuk ushtroi veprimtari patriotike dhe prandaj e favorizonin, ose strukturat sunduese të KSA të Kosovës dhe të Serbisë ishin demokratike?!

 

[6] Ndodhi rrebelimi i disa personaliteteve të Lidhjes se Shkrimtarëve të Kosovës. Komiteti Krahinor duhet të jetë urdhëruar ta disiplinonte. Rrahman Morina është angazhuar që ta impononte IR për kryetar të dhunshëm, pa qenë fare shkrimtar. Shumica e shkrimtarëve ishin për Anton Pashkun, por ai nuk ishte anëtar i LK. Përse e përzgjodhi Rrahman Morina pikërisht historianin e letërsisë IR shqipe për kryetar të Lidhjes?

 

[7] Deri në vitin 1999 pat mbajtur me ndonjë Kuvend Lidhja e Shkrimtarëve dhe a pati më rrebelime të saj si deri atëherë?

 

[8] Edhe Mahmu Bakalli më pat rrëfyer, se ishte befasuar kur e kishte pa kërkesën e IR për të paraqit kumtesë shkencore për Titon, në simpoziumin shkencor të Akademisë, dedikuar Titos. E ke lexuar ndonjëherë atë kumtesë dhe, nëse po, cili është komenti Yt për te?

 

[9] Në qershor 1989 “gazetarja” Renate Flotau, që në Gjermani njihej jo vetëm si serbofile, por edhe si spiune e UDB-së, bëri intervistë me IR. Përse pikërisht ajo e gjeti IR për ta afirmuar si shkrimtar, pa qenë shkrimtar dhe pa qenë personalitet reprezentues intelektual?

 

[10] Në dhjetor 1989 Jusuf Buxhovi themeloi LDK-në, duke ua prezantuar kolegëve të tij në program të shkruar në serbisht (“Vite të humbuara”, Mehmet Kraja). Mendon se një kuadër i UDB-së, siç ishte Jusuf Buxhovi, e kishte atë iniciativë autentike (individuale), ose zbatonte urdhër? Dhe ai JB e përzgjodhi IR për kryetar dozhivotni (të përjetshëm) të LDK-së. Përse pikërisht IR?

 

[11] Në “zgjedhje të lira”, “demokratike”, “pluraliste”, siç shpifnin marionetat e kuislingët shqipfolës të Beogradit, për të minimizuar edhe marrjen e autonomisë nga Serbia neofashiste, si kandidatë për “kryetar” ishte vetëm IR. Përse?

 

[12] Deri në vitin 1998 ai bëri turizëm politikë me pasaportë të Serbisë. Nëse ishte në interes të pavarësisë së Kosovës dhe në dëm të Serbisë, përse regjimi neofashist serb e toleronte, i jepte pasaportë, ia hapte kufirin dhe e privilegjonte e ruante si të ishte ministër në qeverinë e Milosheviqit?

 

[13] Meqë ai ishte “president” i republikës (virtuale) të Kosovës, di Ti, nëse në cilësi të presidentit të ketë firmosur ndonjëherë dokument, dekret e ligj, edhe për të kompensuar mos funksionimin e Kuvendit të Kosovës?

 

[14] Ke informacion konkret, kush i pagoi të hollat për të ble vilën në Velani të Prishtinës për “rezidencë presidenciale”, dhe me të kujt të holla ajo “rezidencë” u rrit në pallat gjigandoman (pa asnjë leje ndërtimi) dhe si ndodhi që ajo “rezidencë” të tjetërsohej në pronë private e IR?

 

[15] Di Ti, kush vendosi që ti paguhen qira 10 mijë USD në muaj Familjes Rugova, pse IR banonte dhe kishte “zyrën” në pallatin e tij?

 

[16] I di Ti shpifjet e IR për UÇK-në dhe përse i bënte ato shpifje?

 

[17] Çfarë vlerësimi ke Ti për “zgjedhjet e lira” në mars 1998, pas Epopesë e plojës se Jasharëve?

 

[18] Gjatë lufte ai ishte “president”, sipas tifozërisë Tënde. Di për ndonjë udhëheqje e komandim konkret për luftë çlirimtare, pos shpërndarjes se psikozës se frikës, që rëndom bënë çdo ushtri armike?

 

[19] Në fund të majit, kur Millosheviqi u bind se NATO e kishte seriozisht, IR u urdhërua për të formuar qeveri provizore të Kosovës, me kryeministër Fehmi Aganin. Fatmirësisht Fehmi Agani refuzoi! Fatkeqësisht u dënua me ekzekutim për atë refuzim. Si e komenton angazhimin e IR për formimin e asaj qeverie, për të detyruar Aleancën NATO të ndërpriste bombardimet, sepse tashmë po merreshin vesh Millosheviqi me “liderin e shqiptarëve”?

 

[20] Pas refuzimit dhe vrasjes se Fehmi Aganit Adnan Merovci e luti Rexhep Qosjen të behej kryeministër i asaj qeverie provizore, por edhe ai refuzoi, duke u dështua kështu ai komplot. Përse pas dështimin të atij komploti IR i bëri apel NATOs që ti ndërpriste bombardimet dhe a ishte apel patriotik?

 

[21] Ai apel nuk e përçau dot Aleancën NATO, meqë Klark u dëshmua HERO kastriot dhe kërkesën e ambasadorit francez në mbledhje e krizës të Këshillit të NATOs për të ndërpre bombardimet, me arsyetim se po e kërkonte “lideri i shqiptarëve” IR, e refuzoi! Klark arsyetojë se IR nuk e ka bërë atë apel duke qenë në liri. Prandaj Millosheviqi i telefonon kryeministrit italian që të dërgonte aeroplan për ta transportonte IR në Romë, dhe prej atje ta përsëriste apelin, që ta poshtëronte edhe Heroin Klark. Përse krimineli Millosheviq ia kishte besën IR, se edhe në Romë do ta përsëriste të njëjtin apel?

 

[22] Bashkësia Ndërkombëtare (Aleanca NATO) pas Lufte ishte e predispozuar që ti jepte mundësi shqiptarëve për vetëqeverisje e pavarësi shtetërore. Përse IR sabotoi kompletimin e “qeverisë se përkohshme”, që Bashkësia ndërkombëtare të bindej se ishim në gjendje të vetëqeverisemi?

Dëshiron më pyetje për detaje të tjera, ose të mjaftojnë për momentin?

Po mirëpres përgjigjet, sepse po dëshiroj të kem sqarime bindëse, që të pajtohem me rugovistët fanatikë, tashmë “mall i skaduar”, meqë LDK e IR në zgjedhjet e fundit mori vetëm gati 190 mijë vota, të 1.8 milionë votuesve të regjistruar në listë zgjedhore të Republikës se Kosovës.

About admin

x

Check Also

Kurti: Prioriteti ynë është lufta kundër krimit dhe zhvillimi i ekonomisë

Në një intervistë me DW, Albin Kurti, kandidati kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje! ...