
E premte, 03 Shkurt 2017
Në një intervistë për gazetën Shekulli, ndër tjerash, shkrimtari e poeti i shquar shqiptar, Dritëro Agolli, i cili vdiq sot në moshën 85-vjeçare, ishte pyetur edhe për politikanin e brezit të ri që ai e vlerëson. Ai e kishte zgjedhur deputetin e VV-së, Albin Kurti. Për të Agolli kishte thënë se është një djalë i guximshëm dhe se i pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra si flet. Në pyetjen “Cilin nga politikanët të ri e vlerësoni?”, Agolli ishte përgjigjur: “Albin Kurtin. Është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet.” |