Home / Lajme / PRAGMATIZMI I DUI-t !

PRAGMATIZMI I DUI-t !

Medai Shaholli

Të dielën në mesnatë ishte afati i fundit  për formimin e qeverisë së re dhe kjo e drejtë kushtetuese dogj, pasi kryesia e DUI-t hezitoi të merrte një vendim për po ose jo drejtuar mandatarit Nikolla Gruevski .Këtë lajm të shumë pritur integristët e lansuan përmes zëdhënësit të tyre Bujar Osmani, i cili para gazetarëve të pranishëm me këtë rast deklaroi se  kryesia e DUI-t ,ende nuk kanë vendosur në lidhje me pesë opsionet e mundshme, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Nuk kemi vendos ende në lidhje me pesë opsionet që BDI-ja i ka shtruar në tavolinën e kryesisë, dhe se do të vazhdojë debati në lidhje me pikat edhe në ditët në vazhdim”, deklaroi Osmani para selisë së DUI-t.
Me këtë dekleratë kuptojmë se integristët e Ali Ahmetit kanë hezituat të bëjnë koalicion me VMRO-në, për shkak të mosparapëlqimit për koalicion me mandatarin Gruevski nga disa qarqeve ndërkombëtarëve me ndikim në ballkan . Flitet se kreu i integristëve  të ketë marrë këshilla  nga ato qarqe  për mos të bërë koalicion me Nikolla Gruevskin.
Me ç’rast , “vajza e ndrojtur”DUI ,nuk i tha Grujos as jo as po por mbeti e pavendosur. Pavendosmëria është mosguxim dhe frikë për të ardhmen.Këtë radhë DUI po loz me dy porta ,që do të thotë  se, cilido nga mandatarët i ofron diçka më shumë se tjetri ajo pranon të hy në koalicion.

Shumë militantë dhe simpatizantë të Ali Ahmetit ,pavendosmërinë për të mos vendosur as po as jo në koalicion me VMRO-në ,e quajtën si një fitore të madhe të liderit të tyre.  Pavendosmëria për po ose jo ,u atribua si “arma goditëse”e Ali Ahmetit që pamundësoi mandatarin Gruevski të krijojë qeverinë e re.

T’i gëzohesh faktit se me pavendosmërinë e tyre DUI ka nxjerrë jashtë loje mandatarin Gruevski nga njëra anë, dhe duke aluduar se mandatari i ardhshëm Zaev , do të ishte zgjidhja e duhur nga ana tjetër ,do të thotë papjekuri politike.As njëri dhe as tjetri,  nuk janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë të bëjnë ndryshimet e nevojshme në kushtetutë e cila nuk e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare  por, vetëm  si gjuhë e  bashkësive etnike që përbëjnë së paku 20% të gjuhës së lokalitetit.

Pra ,si Car Nikolla ashtu dhe ujku Zaev, nuk i bashkojnë dot votat për ta ndryshuar kushtetutën për të cilën duhen së paku 80 vota.Për këtë shkak, sot shqiptarët vazhdojnë ta paguajnë një faturën e rëndë të pabarazisë nacionale në vend si  pasojë e një marrëveshje të nxituar siç është MO e cila kufizon të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.Marrëveshje që “komandanti legjendar” i betejave të munguara Ali Ahmeti , atëherë e miratoi dhe quajti si fitore e madhe historike e shqiptarëve.
Pasojat e asaj marrëveshje sot janë të pranishme edhe në bisedimet për formimin e qeverisë së re të cilën pala maqedonase e përdor si “atu  të fortë” në këto bisedime se ,zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk mund të bëhet pasi një kërkesë të tillë nuk na lejon kushtetuta!
Kushtetuta nuk është e paprekshme dhe përhershme, ndryshimi i saj është domosdoshmëri e kohës,për të mjafton vetëm vullneti politik.Por ky vullnet politik nga pala maqedonase si pozita ashtu dhe nga opozita, është mbushur me vrer dhe antishqiptarizëm dhe nga frika e barazisë dhe humbjes së privilegjit e të qënit komb i vetëm në vend.
Përvoja e hidhur në shtypjen dhe persekutimin e shqiptarëve nga të dy krahët e politikës si LSDM-ja dhe VMRO-ja ,në këto 26 vite të demonkraturës maqedonase ka dhënë prova për mosbesim dhe dyshime në sinqeritetin e tyre. Mjaft kemi besuar verbërisht fjalëve dhe premtimeve pambulesë,është koha që t’i besojmë  vetëm shqiptarëve  dhe atyre që e dëshmojnë me vepra.

About admin

x

Check Also

Një përgjigje (në vargje) nga Nexhmije Hoxha për sulmet ndaj LANÇ

Maj 13, 2019  Nga Xhevdet Shehu Në valët e debatit për Luftën ...