Home / Të ndryshme / Albin Kurti dhe Donika Kadaj vizitojn Shqiptarë ne R.F.Gjermanis!

Albin Kurti dhe Donika Kadaj vizitojn Shqiptarë ne R.F.Gjermanis!

Fotografia e Gjentile Bajra
Fotografia e Gjentile Bajra
Fotografia e Gjentile Bajra
Fotografia e Gjentile Bajra
Fotografia e Gjentile Bajra

Vikendi me Albin Kurtin dhe Donika Kadaj së bashku me kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje të qendrës të gjermanisë Salih Abazi dhe me Sekretarin e përgjithshëm të qendrës së gjermanisë Naser Berisha!

Të dashur familjar, të dashur miq e të nderuar bashkatdhetar,
pata fatin të njoftohem me debutetën Donika Kadaj Bujupin dhe fakti që zonja Donika Kadaj është një grua me një buzqeshje të ngrohtë dhe një guximtare që duhet patjetër të marrim mësim nga ajo, nuk mohohet! Ajo është një shembull për të gjitha gratë shqiptare. Ishte vërtet një nder i madh të njoftohem me znj. Kadajn, ngase ajo ka bëre hapa të ndryshme për të vazhduar qëndrimin e saj për të drejtat e vendit tonë!

Pata fatin të takohem përsëri me debutetin Albin Kurtin dhe fakti që z. Albin Kurti është një njeri i popullit nuk mohohët. Ai është një njeri i thjeshtë, i guximshem, i mencur dhe një njeri që ka shumë humor dhe din të na ndricoje zemrat tona. Ai nuk fliste në tubimet si një politikan por ai na fliste si një mik e një vëlla! Albin Kurti është drejtuar mërgatës me këshilla të rëndësishem!
Na mësoi për situaten politike në atdheun tonë, na mësoi për gjendjen e qytetarëve të Kosovës, na mësoi për gjendjen botërore por edhe na mësoi se sa e rëndësishem është ti njohim të drejtat dhe detyrat tona në Diasporë!

Dua shumë shumë të ju falënderoj znj. Donika Kadaj dhe z. Albin Kurti që e keni pasur kohën të qëndroni shumë gjat në mesin e popullit shqiptar në gjermani dhe na keni afruar pran dritës së juaj të paqës, të drejtësisë dhe të vullnetit!
Njerëzit e drejte nuk frigohen të cëndrojne në mesin e popullit dhe të debatojnë për tema të ndryshme!

Në këtë vikend jam emocionuar shumë por momenti kur më shpërthyan lotët, ishte ai kur një mërgimtar në tubimin e të dielës në Heilbronn i bëri pyetje z. Kurtit për rastin e Kumanovës, ku humben jetën luftëtar shqipetar në maqedoni dhe nuk kërkoj askush drejtësi për ata.
Ja që kishte shumë emocione ai me zërin e dridhur i bëri një lutje z. Albin Kurtit më në fund: Z. Kurti a ka mundësi që mos të korruptoheni edhe ju? Kam arritur te muri i fundit ku mundem të mbështetëm, dhe ju jeni shpresa e fundit dhe nëse korruptoheni ne do të përfundojme, do të dorëzohemi…

Ai momenti kur mërgimtari nga kumanova e përdori fjalën ‚‘‘Shpresë,, nuk kam mundur ti mbaja lotët. Se është e vërteta! Lëvizja Vetëvendosje është vërtet shpresa jonë e fundit që ta krijojme një shtet të pavarur siq e meritojme, siq na takon!

Personat që kan derdhur gjak, që kan sakrifikuar jetën e tyre, jetën e familjarëve dhe personat që ende e sakrifikojnë gjendjen e tyre sociale, financiare dhe përgjithësi jetën për një Republikë të përsosur meritojnë drejtësi! Ata persona dhe ne dëshirojme një Republikë ku drejtësia dhe zhvillimi i përqëndrueshëm ndricojnë, e meritojnë ta shohin Atdheun përpara! Dhe kjo bëhet me Lëvizja VETËVENDOSJE!

Falënderoj edhe kryetarën të pikës Lëvizje Vetëvendosje Karlsruhe Sabile Aliu Sahiti për punën e saj, per vullnetin e kurajen e saj që e ka ndarë me ne! Të përgëzoj për angazhimin tënd ndaj atdheut!

Falënderoj sponzorin tonë Dani Orani dhe që ka organizuar bashkë me ne tubimin madhështor në qytetin Metropol Heidelberg të rajonit Rhein Neckar në Baden-Württemberg, Gjermani. Kontributi shumë i madh e humanitar i Dani Oranit nuk do të harrohet! Faleminderit per ndihmë dhe respekt për suksesin e juaj.

Falënderoj organizatorin dhe spozorin Hazir Sopi në Leingarten të qytetit Metropol Heilbronn në Baden-Württemberg, Gjermani. Kontributi i aktivistit të pikës Levizje Vetevendosje Karlsruhe do të jet gjithmonë një shembull për ne.

Falënderoj edhe aktivistat të pikës Lëvizje Vetëvendosje Karlsruhe z.Selatin Maleta, që ka kontribuar në programet e të dy tubimeve në Heidelbeg dhe Heilbronn! Respekt për ju!

Falënderojme për mbështetjen e të gjithve aktivistave!

Kuptohët kur i kemi të drejtat morale dhe faktet ekzistojnë…. me Lëvizja VETËVENDOSJE!

About admin

x

Check Also

Agim Kasapolli ekskluzivisht për MekuliPress: “Nuk e pranoi Hashim Thaçin si president të vendit tim – Kam përcjellë 8 olimpiada me mbi 1600 komentime nga ngjarjet më të mëdha sportive botërore – Në 2005 më larguan nga RTK, me arsyetimin se nuk jam gazetar i aftë për ta kryer punën!”

April 4, 2020 Në një intervistë ekskluzive për “MekuliPress”, gazetari i sportit, ...